Nje yll i erret qe ra nga ferri

21 1 0
                                    

Ishte nje nate e zakonshme dimri ne qytezen e vogel prane liqenit. Moti ishte i ftohte ate nate, biles me i ftohte se zakonisht. Nuk shihje asnje kembe njeriu ne rruge per shkak te acarit. Per shkak te acarit dhe ndoshta per shkak se kishte kaluar orari policor per masat anti covid. Po. Ishte viti 2020. Cfare mund te ishte me kot sesa nje nate e ftohte, pa yje, dhe ne kohe pandemie. Anesti ishte nje djale i ri rreth 25 vjec. Ai ishte i gjate me trup, i lezetshem ne pamje, dhe shume i bukur ne mendje. Ah po, ishte dhe kompozitor. Kohen e lire e kalonte duke shkruar e kompozuar kenge me shpresen se dikush do t'i kendonte. Dicka te cilen deri me tani s'kishte marre mundimin ta povonte asnjehere vete. Si cdo nate, Anesti kishte dale jashte ne ate ballkonin e tij te vogel, me nje bantenije qe me shume te bezdiste se te mbante ngrohte, me nje kafe qe tashme kishte ngrire, dhe me nje frymezim te copetuar per te shkruar ate nate. Muza e tij ishte hapsira, bija e tij ishte qieli, e bukura hena dhe heroi dielli. Yjet ishin ata qe ndiznin shkendija ne zemren e tij, dhe mendja e tij i jepte jete atyre nepermjet te shkruarit. Sa keq per te qe ate nate nuk kishte as yje, as hene, asnje satelit qe vinte verdalle si cdo nate. Dhe si per dreq, as frymezim. Duke mbajtur syte nga qielli i erret, e duke u munduar ta mbushi vete ate boshllek te zi, Anesti papritur sheh dicka. Dicka jo te zakonshme per dike qe vinte nga nje qyteze e vogel, ku cdokush njihej me njeri tjetrin dhe askush nuk kishte nje jete te ndryshme nga dikush tjeter. Ai vuri re ne erresiren e madhe te nates nje drite plot shkelqim, si nje smerald gjigand i cili kishte rene nga kurora e perendive dhe po digjej para syve te tij. "Jo"-mendoi me vete. "Me shume mundesi me bene mua syte. Eshte ora 3 e nates ka shume mundesi qe kjo te kete ndodhur." Ai ferkoi syte por ajo cfare pa ishte e vertete. Tani ky gur i zjarrte kishte rene ne pyll, nga ana tjeter e liqenit. Tani qielli me ne fund zgjoi femijet e tij. Yjet e mbushen qiellin plot me shkelqim. A ishte valle ajo gje misterioze qe ia kishte marre shkelqimin? Dhe si valle dicka aq e madhe nuk beri fare zhurme kur ra?  Si nje aventurier i shfrenuar qe ishte mori makinen dhe u nis per ne pyll. Pemet ishin te larta e dukeshin sikur kishin kapur yjet, rruga ishte e ndritshme sikur te ishte e ndricuar nga fener natyral, liqeni ishte i kuq sikur uji i tij kishte marre flak, ndersa Anesti ishte ne ankth sikur te ishte duke ecur ne akull te holle. Ai ndjek driten qe leshoi obejkti dhe me ne fund...po...arriti.Vendi eshte ende i ndricuar dhe pemet dukeshin sikur kishin marre flake. Cfare mund te ishte, ndonje meteor, asteroid, cfare e kishte shkaktuar gjithe ate drite. Ai vazhdon ecen me shume drejt drites, dhe shikimi vazhdon t'i qartesohet, kur me ne fund sheh...cfare ishte..
.ai s'po i besonte syve...ishte...ëëh...ishte nje vajze.

(Vazhdon... :)  )

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Feb 25, 2021 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Njeriu Qe Ra Ne Dashuri Me YjetWhere stories live. Discover now