Do ta nis ashtu siç di unë se me një herë e një kohë më parë nuk është se vlen në botën time.
Aiden po pra Aiden nuk e kishit dëgjuar më parë. Falë këtij emri ne do kalojmë së bashku shumë peripeci të kohëve të sotme. Paksa mashtrues si karakter , ai ia del me të ardhura minimale në muaj. Dhe Julia, vajza e ëndrrave të tij. Çdo gjë nis lehtë dhe nuk i dihet si përfundon. Shpresoj të jeni këtu deri në fund!
*******************************************************************************************
Ora shënon 6 : 00 e mëngjesit. Pas një hangover parti kemi edhe pasoja.
- Po më dhemb koka dhe stomaku më duket sikur do shpërthej. -tha djali nga shtrati. Aleksandro, djaloshi tjeter fillon të qesh dhe merr disa pilula qetësues për të. Pas pak minutash Aiden ja fut vrapit drej banjos ku fillon të nxjerr pijen jashtë.
- Duket keq puna o plak. Sikur ke pirë vetëm ti. Hajt tani çohu dhe ik e shtrihu. Kur po ngrihej , fillon edhe flet sikur nuk i ndodhi asgjë. Ishte më i çliruar. Pas dy orësh të dy djemtë ishin ende në shtëpi.Njëri në gjumë kurse tjetri në telefon.
- Alo o zemra ja jam tek shtëpia unë, nuk do dal sot se kam këtë shokun kështu si gjysëm njeriu.
dëgjohen ca puthje nga ana tjetër e telefonit dhe kështu mbyllet biseda.
- he mo plak se na le këtu.
- ik mos na çaj kokën pak se jam edhe pa qejf.
- Gjithsesi do kalojmë bukur sot. Do bëj ndonjë çaj se të bën mirë , dhe hape telefonin se të ka marrë ajo vajza bukuroshe e festës.
- kush ?! - shikon me sy të zgurdulluar dhe ashtu siç ishte , shkon të marri telefonin. Fillon të qesh pasi ishte hera e parë pas kaq shumë vitesh që fliste me të.
Julia një dashuri e vjetër e tij që në shkollë të mesme. Pasi sheh mesazhet dhe i përgjigjet me shpejtësi rrufe. Shtrihet përsëri ne shtrat me sy nga telefoni gjithë kohën.
Vazhdon ..... ♥♥♥
YOU ARE READING
Aiden dhe Juliane - Në Kthim
RandomSesi më duket kur flas per jetën. Si një koncept pa anë e kënd që më prek në çdo deje të trupit tim. Historia e nje djaloshi,Aiden që bën çdo gjë për një dashuri të së kaluarës së tij.