RELAKSIMI DHE QETËSIA

14 2 0
                                    

Relaksimi im dhe qetësia shpirtërore me energjinë e re, faktikisht, përballojnë sfidat, brengat dhe sëmundjet.
Kur jam më i lumtur, më mirë punoj dhe më mirë sillem me të tjerët.
Nuk është çudi që edhe të tjerët e vërejnë se jam më i disponuar.
Nxitja më e rëndësishme për suksesin e jashtëm, në punë dhe në jetë, është SUKSESI i brendshëm.
Kuptoj se kujdesi për punë, do të thotë edhe kujdes për UNIN tim.
Kur shoh qartazi se ç'është më së miri për mua, rëndom atë edhe e bëj.
Pse kjo FUNKSIONON.
Prejse kam filluar të kujdesem për veten time, jam më i qetë dhe më i lumtur:
- kam më shumë energji
- arrij me tepër të punoj
- ndihem mrekullueshëm.
Tri fushat që duhet t'u përkushtohem janë:
- kujdesi për veten
- kujdesi për ty
- kujdesi për ne.
Kujdesi për veten do të thotë kujdes edhe për të tjerët.
Kujdesi për veten, do të thotë të vendos harmoninë ndërmjet mendimit për veten dhe karakterit të natyrës sime.
A thua më shumë kujdeseni për punën tuaj, apo për VETEN tuaj?
Natyrisht se për veten nuk kujdesemi edhe aq.
Preokupohemi me gjëra të tjera, të jashtme, ndërkaq nuk jemi të vetëdijshëm se suksesi është brenda nesh. Kjo më nxit të mendoj rreth marrëdhënieve të mia me njerëzit.
Kritikoja sjelljen time, kurrë veten time
Sa herë e kritikoja veten për diçka, veçoja një kohë që thjesht të ndalesha, të përsiasja dhe të pyesja: a ekziston ndonjë mënyrë më e mirë, në këtë rast, të përkujdesem për veten?
Ndalesha, përqendrohesha dhe këtë pyetje ia shtroja vetes sa e sa herë.
Dhe, besoni, raportet e mia me të tjerët erdhën e u përmirësuan në mënyrë të pabesueshme, si në punë, ashtu edhe në familje.
Kur vërtet nuk më pëlqente sjellja ime, e kritikoja sjelljen time, por kurrë nuk e kritikoja veten time.
Çdo fillim është i vështirë
Në fillim e kisha të vështirë të mësohesha të ndaja një pjesë të kohës për veten, t'i kushtohesha vetvetes. Mirëpo, duke e marrë këtë si një obligim të domosdoshëm, e duke e përsëritur disa herë në ditë, erdha e u mësova.
Dhe, më në fund, ia arrita qëllimit, e kuptova se kthimi nga vetja qenka një nga virtytet më të larta të shpirtit të njeriut.
Kështu, ia dola mbanë që nga brengat të mos brengosesha, të ruaja qetësinë shpirtërore dhe emocionale.
Prandaj, po i hedh në letër këto mendime, duke marrë përpjekjen e sinqertë e të çiltër të trokas në derën tuaj dhe t'jua bëj të ditur një të vërtetë: shumë njerëz, po të liroheshin nga frika e nga brengat dhe po të kishin besimin e vërtetë në veten e tyre, do të mund të shëroheshin vetë.

Sëmundjet e tyre janë po ashtu reale, si dhimbja e dhëmbit, e shpeshherë edhe njëqind herë më serioze.
Frika shkakton shqetësim, shqetësimi ju ngacmon, ju nervozon dhe ndikon në nerva e në lukth, pastaj shfaqet i thati.
Tash jam duke zbatuar një metodë, me një besim të palëkundur, në luftë kundër frikës, brengave dhe ndjenjave ndjellakëqija.
Në të vërtetë, ekziston mundësia që në një moment, në një kohë, njeriu të humbasë besimin se është në dorën e tij t'i zgjidhë problemet, t'i mposhtë brengat, ta mundë frikën dhe të ballafaqohet me të vërtetën.
Shërimi i njëkohshëm i shpirtit dhe i trupit
Në vend se të marrin mundimin për ta ndryshuar vetveten, ata në këtë rast mbyllen në vete dhe, si pasojë e pajtimit me të keqen, ata shkojnë drejt shkatërrimit.
Mjerisht, mjekësia deri sot nuk është treguar e aftë t'i shërojë çrregullimet psikike dhe fizike që i kanë shkaktuar, jo mikrobet, por emocionet, siç janë:
- frika
- urrejtja
- frustrimi.
Megjithatë, shpirti dhe trupi janë një tërësi e vetme dhe ata nuk mund të shërohen veç e veç.
Sa e sa hulumtime dhe investime janë ndërmarrë për të shëruar trupin e njeriut, duke menduar se kështu do ta shërojnë edhe shpirtin e tij.
Tash sapo ka nisur e po bën hapat e parë një degë e re e mjekësisë – PSIKOSOMATIKA. Ajo merret me shërimin e njëkohshëm të shpirtit dhe të trupit.
Njeriun me personalitet të çrregulluar e veçojnë sidomos këto shprehje:
- nuk mundem
- nuk do të mundem
- patjetër!
- nuk është dashur.
Ballafaqimi me realitetin
Nëse nuk pranojmë të ballafaqohemi me realitetin e hidhur që na rrethon e që e hasim në çdo hap të jetës, në të vërtetë ne do të futemi në një botë të paqenë, ne do të çmendemi.
Ne do të ballafaqohemi me një sërë konfliktesh gjatë gjithë jetës.
Do të jemi të shqetësuar, të tendosur dhe nervat tanë do të shkatërrohen.
Ndërkaq, kthimi nga vetja është fazë e re e jetës së njeriut, kur ai nis e i përkushtohet vetvetes, shpirtit, besimit dhe ngritjes së tij.
Njeriu është i lirë t'i kultivojë pasionet e veta, por ai duhet:
- të përmbahet nga urrejtja
- të ketë guximin t'i kundërvihet vetvetes - t'i flakë mendimet ogurzeza
- të kultivojë dashurinë
- ta thotë të vërtetën.
Ne jemi përgjegjës për gabimet e bëra dhe askush tjetër, ato e kanë çmimin e lartë për jetën tonë. Mirëpo, mësimi nga gabimet është një përvojë e mirë dhe ndreq shumëçka në jetë.
Njeriu, duke i zbuluar ligjet e natyrës, ka arritur ta zotërojë atë, ta shfrytëzojë për interesat dhe mirëqenien e vet materiale e shpirtërore.
Ka zbuluar si ta përballojë: - nxehtësinë
- acarin
- errësirën.
Kështu, ai e ka lëvizur përpara kufirin e lirisë së tij.
Ndërkaq, liria e individit paraqet edhe mundësinë për të gabuar, ndryshe nuk do të quhej liri. Praktikisht, edhe e keqja e ka anën e saj të mirë.
Sëmundja nxit ruajtjen e shëndetit, dhembja është burim i qëndresës dhe i gatishmërisë për sakrificë.
A do të mund t'ia dinim vlerën shëndetit, sikur të mos ishte sëmundja?
Të mirën e njohim falë së keqes.
Shqetësimi dhe vuajtja
Problemet që nxisin dhembjen, pa marrë parasysh nga vijnë, cili është burimi i tyre, janë: - ankimi
- fajësia
- tronditja
- vuajtja
- keqardhja.
Njeriu me besimin e fortë përpiqet të ballafaqohet me dhimbjet, jo t'u shmanget ose t'u dorëzohet.
Shqetësimi e brengat i japin fytyrës sonë një pamje të shëmtuar, e mbushin me rrudha.
Nga shqetësimi mund të thinjemi, mund të mbetemi edhe pa flokë. Edhe sëmundjet e zemrës kanë të bëjnë me shqetësimin dhe me jetën tejet të vrazhdë e intensive.
Zoti mund të na i falë mëkatet tona, por sistemi nervor nuk na i falë kurrë (Zotit nuk i pëlqen t'i bëjmë dëm vetes sonë!).
Ata që e ruajnë qetësinë shpirtërore në këtë kohë, ata kanë dhuntinë të jenë imunë ndaj sëmundjeve nervore.
Drejt idealit të vërtetë
Njeriu ka aftësi dhe mundësi të pamohueshme të shkojë përpara, të shkojë drejt idealit të vërtetë, t'i sendërtojë ëndrrat e tij dhe të bëjë një jetë të qetë, të rehatshme e të arrijë sukses në familje dhe në jetë.
Mirëpo, për të arritur këtë, ne gjithmonë duhet të jemi në kërkim të vetvetes. Kthimi nga vetvetja duhet të kuptohet kthim nga e larta.
Të jesh me vetveten, do të thotë të jesh me të tjerët. Duhet të marrësh guximin e t'i drejtohesh vetvetes: - nuk do të shqetësohem
- nuk do të brengosem
- nuk do të qaj
- patjetër do të fitoj
- jam gati të përballoj çdo sfidë në jetë.
E vërtetë është se disponimi i gëzueshëm ndihmon organizmin të luftojë me sëmundjen.
Mos u brengos për të ardhmen, mendo se e ke vetëm një jetë, ajo duhet të jetohet tash dhe dije se çdo çast i jetës është i rëndësishëm për ty.
Pyeteni veten, çfarë mund të jetë ajo më e keqja, nëse unë nuk mund ta zgjidh problemin tim? Mos harro dëmin që ia ja sjell vetes e familjes me shqetësime dhe brengosje.
Të gjithë njerëzit kanë të drejtë ta kenë mendimin e vet
Në mënyrë objektive mblidh të dhënat për brengosjen dhe, duke analizuar shkaqet e shqetësimit, brengosja vetvetiu zhduket.

Të gjithë njerëzit kanë të drejtë për mënyrën e tyre të vështrimit të jetës dhe të besimit.
Besimtari i vërtetë e ka më lehtë t'i përballojë vështirësitë, sepse është i bindur se Zoti nuk e ngarkon njeriun aq sa nuk mund të mbartë – të durojë.
Por, kërkon prej teje:
- dije
- butësi
- durim
- mirënjohje.
Thuaji zemrës se frika nga vuajtja është më e keqe sesa vetë vuajtja.
Sepse, në raste të tilla, zemra vuan më së keqi.
Dhe dije, zemrës nuk ia ka aspak qejfi të vuajë.
Nëse vetëm ankohesh, do të humbasësh edhe shëndetin, edhe punën, edhe familjen, edhe miqtë. Nëse duam të jemi besnikë ndaj dikujt, së pari duhet të jemi besnikë ndaj vetvetes.
Jeta është një lojë e paparashikueshme
Nëse mund të eci vetë, unë do të shkoj kudo që dëshiroj.
Por, para se të vdes, do të luftoj për jetën dhe për veten time.
Jeta është një lojë e vrazhdë dhe e paparashikueshme.
Jetë do të thotë t'i nënshtrohesh rrezikut, të rrëzohesh dhe të ngrihesh. Njeriu duhet të besojë se ka për t'i mposhtur të gjitha vështirësitë, falë: - inteligjencës së vet
- bukurisë së vet
- fuqisë dhe vullnetit të vet
- rinisë së vet.
Respekto dhe mos u brengos
Duke punuar me njerëz, kam kuptuar se brengosja për imtësitë, që na duken të parëndësishme, është një nga problemet e mëdha me të cilat ata ballafaqohen në jetë.
Si të krijoni miq dhe të fitoni simpatinë e njerëzve?
Për të krijuar miqësi dhe për të ndikuar në të mirën e vetes dhe të shoqërisë, duhet të jemi:
-të pastër
- punëtorë
- të respektuar
- të sjellshëm
- të edukuar
- të mos ofendojmë
- të vishemi mirë, po veshja jonë të mos e irritojë askënd.
Nëse i respektojmë këto rregulla, do t'i bëjmë një shërbim të mirë vetes, familjes dhe shoqërisë. Njerëzit na çmojnë e na vlerësojnë që në takimin e parë me ta sipas asaj se:
- çfarë bëjmë
- si dukemi
- çka themi
- si e themi.
Ne gjatë jetës vëmë në veprim vetëm një numër të vogël rezervash trupore dhe mendore, ndërkaq gjithmonë duhet të synojmë vlerat më të larta:
- arsimimin
- mençurinë
- vetëpërsosjen
- ngritjen shpirtërore.

Rruga e vetëpërsosjes
Rruga e vetëpërsosjes dhe e ngritjes shpirtërore është e vështirë, ajo kërkon vullnet, vetëbesim, vendosmëri dhe sakrificë.
Ajo është e gjatë, përfundon vetëm atëherë kur ne ikim nga kjo botë.
Çelës i suksesit të madh nuk është dituria, por aksioni.
Problemi rëndom qëndron në një vijë të hollë të mprehtë, ndërmjet suksesit dhe humbjes.

NDRIÇIMI I MENDJESWhere stories live. Discover now