Çdo psikiatër do t'ju thotë se puna është ndër ilaçet më të mira për nervat e sëmurë.
Fshehtësia e fatkeqësive tona është se ne kemi bukur shumë kohë të lirë për të menduar a jemi apo nuk jemi të lumtur.
Angazhohuni përherë me punë, ky është ilaçi më i mirë në botë.
Ligji i natyrës nuk merret me cikërrima.
Cikërrimave nuk duhet t'u kushtojë kujdes as njeriu që ka halle, nëse dëshiron të ruajë qetësinë shpirtërore.
Jeta është tepër e shkurtër që ta harxhojmë për cikërrima.
Të kaluarën, tash, nuk e vajtoj
Sipas të gjitha gjasave, këtë betejë nuk do ta mbijetoj dhe për këtë arsye, vitet që më kanë mbetur dua t'i jetoj në mënyrën më të mirë.
Para se të mësohesha ta përballoja shqetësimin (në rritjen time), jeta ime ishte një ëndërr e keqe, të cilën vetë e kisha krijuar dhe ndihmuar.
Mbaje veten (mos të të befasojë asgjë në jetë), çfarëdo që të ndodhë. Fshih emocionet, buzëqesh dhe mbahu.
Dëshiroja të kisha interesime të reja për punë dhe shoqëri të re.
Nuk mund të besoja se jeta ime kishte ndryshuar.
Të kaluarën që nuk kthehet më, tash, nuk e vajtoj.
Jam pajtuar me jetën, bëj jetë të gëzuar dhe më të vlefshme se kurrë më parë (si për veten, ashtu edhe për familjen dhe për rrethin).
Kam forcë t'i përballoj të gjitha ato që mund të m'i imponojë jeta, jam gati, nuk më befason asgjë.
Kam pasur ngritje dhe rënie (dhe fat shumë në jetë), por shqetësimi nuk më ka ndihmuar fare. Pas zbulimit të këtyre porosive, kam kuptuar se përpjekjet e mia ishin shpërblyer njëqindfish. Nëse shkojmë më tutje, nuk e pranojmë realitetin e hidhur që na rrethon dhe futemi në botën e trilluar, ne do të çmendemi.
Po të më binte ndërmend para shumë vjetësh që t'ia caktoja "kufirin":
- mosdurimit tim
- karakterit tim
- përpjekjeve të mia,
me siguri do të kisha arritur shumë më shumë në jetën time.
Guximi dhe mençuria
Pse nuk kam mundur ta vlerësoja çdo situatë që rrezikonte qetësinë time shpirtërore, pse më janë dashur kaq shumë vjet?
Kjo është analiza e qetë e gabimeve tona në të kaluarën që të mos i përsërisim kurrë më dhe ato t'i harrojmë përgjithmonë (se kushtojnë shumë shtrenjtë).
Unë jam bindur se kjo vërtet është kështu.
Por, a e kam pasur përherë guximin dhe mençurinë që këtë ta realizoj në praktikë?
Pra, është dashur t'i analizoja mirë e mirë gabimet e mia dhe nga kjo të nxirrja mësim për tërë jetën.
Nuk më pëlqen ta pranoj tërë këtë marrëzi, por pas shumë vjetësh kuptova se: më lehtë është t'i këshillosh njëzet-tridhjetë veta se çka duhet të bëjnë, sesa vetë t'i pranosh këto këshilla.
Thënia popullore, "Mos bëj hop pa e kapërcyer gardhin", mos i krijo vetes vështirësi para kohe, është mjaft e qëlluar.
Që do të thotë, dituria është e fuqishme vetëm atëherë kur përdoret.
Po ta dija ç'mendoni, do ta dija kush jeni.Mendimet tona e përcaktojnë personalitetin tonë.
Qëndrimi ynë ndaj jetës është faktori që e përcakton fatin tonë.
Jeta jonë është ajo të cilën ne e mendojmë se është.
Në të vërtetë, nëse ne mendojmë për lumturinë, ne e ndiejmë veten të lumtur.
Nëse ne mendojmë për frikën, ne frikësohemi.
Nëse ne mendojmë për sëmundjen, është e mundshme se ne do të sëmuremi.
Nëse ne mendojmë për dështime, me siguri ne do të kemi ndonjë humbje.
Të kujdesesh për vetveten, do të thotë të kuptosh cilat janë problemet e tua dhe në qetësi t'i marrësh masat për zgjidhjen e tyre.
Ndoshta të mundojnë problemet serioze, por në këtë rast, rrugës duhet të ecësh kryelartë dhe i lumtur e i buzëqeshur.
Njeriu është skajshmërisht i lirë
Këtu qëndron bukuria e njeriut, fama e tij.
Njeri, ti ke mbetur i lirë, i paprogramuar, ti duhet ta ndërtosh veten.
Duhet të jesh vetë kreator i vetvetes, prandaj çdo gjë varet nga ti.
Sikur ta dije këtë, ti nuk do të ofendoje, kurrë nuk do t'i jepje goditje askujt, nuk do të urdhëroje askënd.
Sepse ti e di që butësia është më e fortë se ashpërsia.
Se dashuria është më e fortë se dhuna.
A nuk po ia lidh duart e këmbët ti atij me dashurinë tënde (se e bën për vete).
Sepse ai nuk po jeton as në të kaluarën, as në të ardhmen e tij.
Kam vetëm të tashmen, e unë këtë e dua.
Të shkurta ishin ditët, të shkurta ishin netët për ty.
Çdo orë të kalonte shpejt, si një ëndërr.
Që do të thotë se nuk i ke lënë vetes kohë të lirë.
Të gjithë mund t'i arrijnë qëllimet e tyre nëse:
- mund të mendojnë
- mund të presin
- mund të durojnë
- mund të meditojnë.
Po ia dole ta jetosh të tashmen, ah, ke për të parë sa i lumtur do të ndihesh.
Jeta do të jetë një festë, një gosti e madhe, sepse i tillë është çasti që ne jetojmë.
E keqja
S'të vjen e keqja nga ajo që fut në gojë.
E keqe është ajo që del nga goja.
Vetëm ai që e gjen rrugën drejt jetës, mund të zbulojë thesare. Thuaji zemrës se frika nga vuajtja është më e keqe sesa vetë vuajtja.
Qetësia shpirtërore
Mund të them sinqerisht se më vjen mirë që pata një përvojë të keqe, se kjo përvojë, ndonëse më ka kushtuar, më ka ndihmuar të kuptoj çfarë fuqie ka mënyra e të menduarit të njeriut për shpirtin dhe për trupin e tij.
Kështu, u aftësova që me sjelljet, me shprehjen, me veshjen, me punën, me mendimet personale të bëja aleatë e jo armiq.
Shpirti është zot i vetvetes dhe vetëm ai ferrin-xhehenemin mund ta bëjë parajsë-xhenet dhe xhenetin-xhehenem.
YOU ARE READING
NDRIÇIMI I MENDJES
Ngẫu nhiênPër mendjet e shëndosha, vetëm besimi për shtimin e pasurisë dhe për arritjen e prosperitetit shpirtëror është i mangët. Vetëm atëherë kur pasuria shpirtërore dhe ajo materiale të jenë në harmoni me njëra-tjetrën, mund të flitet për një besim dhe pë...