Për t'i harruar brengat dhe për të gjetur qetësinë shpirtërore, mësohuni ta harroni vetveten, duke u kujdesur për të tjerët. Kur je i mirë ndaj të tjerëve, ndaj vetvetes je edhe më i mirë.
Prindërit i duan fëmijët verbërisht
Ndoshta mendoni se fëmijët tuaj, ngaqë i doni shumë, mund t'i shpëtoni prej:
- dhembjes
- zhgënjimit.
Ju i doni, flijoni shumë për ta, vuani shumë për ta. Ata janë krijesa më të dashura për ju. Dashuria juaj ndaj tyre është e pamatshme. Por ju, mjerisht, i doni ata verbërisht.
Ju nuk e dini se për të pasur fëmijë të mirë dhe për t'i orientuar ata drejt në jetë, formulat janë fare të thjeshta.
E para dhe më e rëndësishmja është sjellja juaj ndaj tyre. Prindi është edukatori i parë i fëmijëve.
Por, së pari, të shohim se çfarë u dhuroni atyre dhe si silleni me ta.
Ju u dhuroni, mjerisht, vetëm mrrolat, qëndrimin tuaj tepër serioz, urdhërues.
Gjithmonë i shikoni dhe flisni për ta si për problemin.
Kërkoni të jenë të dëgjueshëm, të sillen me përgjegjësi.
Ju u shtroni atyre kërkesa që lëndojnë natyrën e tyre delikate, cenojnë lirinë e tyre.
Ju mendoni se ata ende nuk kanë personalitet, andaj sikur kanë nevojë të disiplinohen.
E kundërta e këtyre sjelljeve, tepër negative ndaj fëmijëve, ekzistojnë formula të tjera sjelljesh shumë të mira dhe efektive.
Sjellja me butësi krijon tek fëmija disponim.
Në vend të qortimit, lavdërimi për çdo veprim që bën krijon tek ai ndjenjën e vetëbesimit. Pranimi për të diskutuar për çdo gjë me të nga pozita të barabarta, pa këshilla e qortime, krijon tek ai gjithashtu besimin në vetvete.
E lironi nga shtrëngesat, e përgatitni që nesër të bëhet një personalitet i lirë e pa paragjykime.
Në vend se "pse e bëre këtë", t'i thuhet "mirë e ke bërë".
Pa marrë parasysh çfarë kërkoja nga fëmijët, gjithnjë jam përpjekur që fëmijët e mi të jenë dhe të mbeten ata që janë.
Të tillë çfarë i ka krijuar Zoti.
Atmosfera në familje
Loja për ta është mbi të gjitha të tjerat, ajo duhet t'u lejohet pa kurrfarë kufizimi.
Ajo i bën të disponuar, i kënaq, por edhe zhvillon imagjinatën e tyre.
Atmosfera e ngrohtë në familje, i bën të lumtur ata.
Atmosfera e zymtë në familje, si pasojë e marrëdhënieve jo të mira të prindërve, e shkatërron fëmijën.
Në një atmosferë të këtillë ai rritet me trauma, pasojat e së cilës ai do t'i mbartë gjatë gjithë jetës. Pra, për hir të vetvetes dhe posaçërisht për hir të fëmijëve, ne duhet të kultivojmë në familje atmosferë të ngrohtë, dashurie dhe respekti.
Kjo do të thotë se gëzimi im varet nga:
- bashkëshortja
- fëmijët
- bashkëpunëtorët
- shokët.
Kur jam në pozitë për një stimulim të arsyeshëm me një lëvdim-kompliment, unë me lëvdim-komplimentin (me plotësimin e dëshirave të arsyeshme) arrij që: - të dy bashkëshortët t'ia zbukurojnë jetën.- fëmijët të jenë të lumtur, të mësojnë më shumë dhe të sillen më mirë
- shokët, rrethi ndaj meje sillen më mirë
- bashkëpunëtorët punojnë më shumë, sjellin të mira materiale për vete dhe për mua.
Pozita dhe sjelljet e mia me lëvdimin-komplimentin ishin të arsyeshme, të dukshme dhe të kapshme.
Kurse unë fitoja, akumuloja një energji të shpirtit dhe të trupit.
Dhe të mira materiale, për familjen e bashkëpunëtorët.
Vetanaliza
Sot jam aq indiferent sa nuk ma tërheq vëmendjen kur dikush më shan pas shpinës, më fyen, ma thotë ndonjë fjalë të rëndë! Unë as që e kthej kokën të shoh kush është ai.
Nëse rezultatet e të gjitha punëve të mia do të jenë të mira, atëherë s'ka rëndësi çfarë kanë folur kundër meje.
Por, nëse rezultati del negativ, as dhjetë engjëj (melaqe) që do të përbeheshin se kam pasur të drejtë, nuk do të mund të më ndihmonin.
Më duket se mendtë vijnë me kohën: sa më i moçëm që është, njeriu e njeh veten gjithnjë e më mirë dhe e sheh gjithnjë e më qartë se çfarë është.
Fajtori i vetëm për rënien-ngritjen time jam vetëm unë.
Kam qenë për veten time shkaktari më i madh i fatit të mirë ose të keq, i ngritjeve dhe i rënieve të mia.
Kështu, sot praktikoj dhe ndaj një kohë për analiza në fund të javës:
ku kam gabuar
- si mund ta përmirësoj këtë
- ç'duhet të bëj që në të ardhmen të mos e përsëris gabimin
- çfarë mësimi kam marrë nga kjo.
Duhet ta pranoj që vetanaliza më ka ndihmuar më shumë sesa po t'i kisha kryer dhjetë fakultete.
Jini ata që jeni
U përpoqa ta kuptoja kush jam.
I analizova të gjitha të mirat dhe të këqijat e mia.
Jini ata që jeni, të tillë çfarë ju ka krijuar Zoti.
Shkaktarë të pësimeve kanë qenë veset (shprehitë) e mia më serioze:
- humbja kot e kohës
- sharjet-fyerjet e kota, për shkak të cikërrimave
- grindja me njerëz.
Për këtë arsye fillova ta përdorja vetëkritikën-vetanalizën, dhe ende jam duke luftuar kundër veseve-shprehive të mia.
Njeri i mençur është ai që di se nuk bën ta kalojë kufirin.
Nëse e kam merituar, duhet ta pranoj dhe të përpiqem që nga kjo të marr mësim të mirë për të ardhmen.
Për këtë duhet të jesh vërtet njeri i madh dhe i guximshëm.
Për këtë arsye ju këshilloj të shikoheni në pasqyrë dhe ta pyetni veten qysh sot sa jeni të aftë për një luftë të gjatë dhe të dobishme me vetveten.
Shumë njerëz që kanë punuar shumë, si të çmendur, megjithatë nuk janë lodhur kurrë.
Si u ka shkuar për dore kjo?
Thjesht: kanë pushuar shpesh.
Pushimi nuk është mungesë absolute e aktivitetit.
Pushimi është këndellje e organizmit.
Saqë edhe pesë minuta gjumë mund ta largojnë lodhjen.Këtë e dinë më së miri ata që pushojnë pas drekës, së paku disa minuta dhe pastaj janë të aftë për punë deri në mbrëmje.
Duke pushuar shpesh, do të jeni më efektivë në punë dhe më të çlodhur në jetë.
Për këtë arsye ju porosis të pushoni shpesh.
Psikologjia e fuqisë thotë se "lodhja nga e cila vuan njeriu mesatar është pasojë e gjendjes psikike, ndërsa rraskapitja nga puna e pastër fizike e mendore është dukuri shumë e rrallë".
Kompania Amerikane e Sigurimeve "METROPOLITEN live" ka botuar një studim për "lodhjen". Puna e rëndë, rrallëherë është shkaktare e lodhjes, e cila nuk do të mund të shërohej përmes pushimit dhe gjumit.
Brengat, shqetësimet dhe tronditjet emocionale janë shkaktarët kryesorë të lodhjes. Muskuli i tendosur nuk pushon kurrë
Prandaj, relaksohuni! Ruajeni energjinë për punë më të rëndësishme.
Sepse tendosja, kokëfortësia, rreptësia janë vetëm vese dhe asgjë tjetër.
Relaksimi është virtyt dhe veset e mundin virtytin, sepse janë më të forta ato.
Si do të relaksoheni? Do të filloni me relaksimin e shpirtit apo të nervave? As me njërën, as me të tjetrën.
Duke filluar me relaksimin e muskujve.
Çlodhuni, çlodhuni, çlodhuni, mos ngurroni. Çlodhuni!
Përsëriteni këtë disa herë, ngadalë, një minutë të plotë.
Ndoshta ju duket e pabesueshme, por është e vërtetë, gjatë asaj minute do të çlodheni. Kështu ju mund t'i relaksoni muskujt:
e nofullave
- të fytyrës
- të qafës
- të shpatullave
- dhe të krejt trupit
- ballin, vetullat.
Syri, megjithatë, është më i rëndësishmi.
Nëse ju shkon për dore t'i qetësoni plotësisht muskujt e syve,
ju do t'i zgjidhni njëherë e përgjithmonë të gjitha problemet jetësore.
Pse është kështu? Sepse sytë e shfrytëzojnë një të katërtën e energjisë së përgjithshme nervore, që e ka tërë organizmi i njeriut.
Kjo është njëkohësisht edhe arsyeja që shumë njerëz me shikim plotësisht normal, ankohen shpeshherë se u "janë lodhur" sytë dhe shpesh i fërkojnë ata.
Në qoftë se mendoni se nuk keni asnjë të afërm me të cilin do të bisedonit haptas dhe sinqerisht (kërkoni t'ju ndihmojnë - të mos keqpërdoret kërkesa juaj), mendoni për njerëzit që i njihni: do të çuditeni kur të kuptoni se do t'ju ndihmojë një njeri për të cilin as që ju ka shkuar mendja se është kaq shpirtmirë.
Një rast i mrekullueshëm
Pas luftës në Kosovë, si krejt popullata, patëm dëme.
Na vranë, na masakruan, na kidnapuan, na vodhën, na dogjën. Falë Zotit, vetëm dëme materiale unë pata në poliklinikë, kështu që kisha nevojë për ndihmë.
Një shok më kish ofruar ndihmë prej 20.000 DM për gjashtë muaj. Mirëpo, pas tre muajsh, vjen dhe m'i kërkon paratë, se i paskësh dalë një punë e papritur.
Unë, duke ditur se kisha kohë ende, i thashë çfarë kishte ndodhur, se mundësitë nuk më premtonin, se paratë nuk i kisha.
YOU ARE READING
NDRIÇIMI I MENDJES
AcakPër mendjet e shëndosha, vetëm besimi për shtimin e pasurisë dhe për arritjen e prosperitetit shpirtëror është i mangët. Vetëm atëherë kur pasuria shpirtërore dhe ajo materiale të jenë në harmoni me njëra-tjetrën, mund të flitet për një besim dhe pë...