Part 6

3 1 0
                                    

Kurse shoku m'u drejtua:
- Po mirë, unë me ndihmën që ta ofrova, bëra mirë, apo keq?
I kërkova falje, por edhe e falënderova për ndihmën.
I premtova se do të përpiqesha t'ia ktheja paratë që nuk i kisha.
U ngarkova shumë.
Shkova te një shok që mendoja se kishte mundësi dhe të holla të më ndihmonte.
Ma priti shkurt dhe qartë - nuk kam.
Kapital kam, por para të gatshme nuk kam!
U ktheva i mërzitur dhe pa ndonjë shpresë që do të gjeja ndihmë.
Të nesërmen shkova për drekë në një restorant.
M'u afrua pronari i restorantit me të cilin njihesha, por nuk ishim të afërt. M'u lut të më shoqëronte.
- Ulu, i thashë, restoranti yt është.
M'u drejtua: si je?
- Mirë jam, ia ktheva (mendova në vete çka po më pyet).
- Jo, jo, tha, nuk je mirë.
-Kuediqëunënukjammirë?
- Nuk je mirë – e përsëriti.
- Po. Nuk jam mirë (veç hajt), më duhen 15.000 DM.
Pa një pa dy, m'u lut të qëndroja aty.
- Kthehem pas dhjetë minutash - më tha.
Kur erdhi në tavolinë, m'i ofroi paratë - markat gjermane.
I habitur që isha, pa shpresë për borxhin e shokut, në një çast u shfaq një mrekulli.
I mora paratë.
Nisa t'i numëroja.
Madje dy herë radhazi (befasia edhe më e madhe).
Për çudi, më dilnin 20.000 DM.
Unë i them t'i kërkova 15.000 DM, kurse ti m'i ke dhënë 20.000 DM?
Ai më përgjigjet.
- Jo, ty të duhen 20.000 DM. Prapë ma përsërit: 20.000 DM.
I habitur për këtë gjest solidarizimi të këtij njeriu, i them:
- Më fal, nuk jemi aq të afërt që t'ia dimë njëri-tjetrit hallet dhe dertet.
Po, të lutem, më trego nga erdhi kjo ndihmë?
- Unë jam shoku i shokut që i ke kërkuar të hollat, që ti s'i ke besuar se ai nuk ka të holla të gatshme për të të ndihmuar.
Kështu, ai shoku yt dhe imi, ishte tek unë dhe më luti të ta kryeja punën.
Shiko, më tha, kërkoje Abdirrahimin e "GALAXY-së" dhe kryeja një punë (jepja 20.000 DM, se mua nuk më ka besuar që s'kam), më pastaj unë t'i kthej.
Kënaqësi më të madhe kurrë nuk kam përjetuar, si të ma falte jo Prishtinën, por Kosovën. Menjëherë i mora të hollat dhe ia ktheva borxhin shokut duke e falënderuar për ndihmën. Edhe shoku kërkoi falje që paratë i kishte kërkuar para kohe, por mbizotëroi arsyeja.
Ballafaqimi me të padukshmen
Sapo isha martuar (me shoqen e klasës, Remzien). Si i ri, i kisha të gjitha, nuk më mungonte kurrgjë. Isha i lazdruar, veturë kisha, shokë sa të duash.
Kështu, me shokë rrinim deri vonë, duke dëgjuar muzikë, ndërsa në shtëpi kthehesha vonë.
Një natë prej netëve, shoqja më thotë:
- A e di çka, po e dëgjoj njëfarë zëri: ciu, ciu, ciu sikur dikush po na bën magji (sehire). Herë më shumë, herë më pak, njëfarë "zhive" po sillet rreth dhomës.

Dhoma ishte në katin e tretë. Shtëpia ishte e re dhe pa kulm, e rrafshët.
Unë, pa një pa dy, ia preva shkurt: Nuk u besoj magjive (sehireve) dhe s'ka sehire.
Kështu, nuses ia hoqa dyshimin dhe ngarkesën e sehireve, ndërsa ia ngarkova vetes.
U preokupova aq shumë me të, saqë herë pas here më bëhej sikur edhe unë e dëgjoja të njëjtin zë: ciu, ciu!
Herë më pak, herë më shumë, madje vetëm natën.
Kurse nusja, bashkëshortja ime, flinte pa probleme, se problemin ia kisha marrë unë.
Unë u ngarkova aq shumë, saqë më bëhej se këtë zë po e dëgjoja gjithnjë e më shumë, sidomos në katin e tretë, madje për çdo natë.
Kështu, më hyri njëfarë frike, isha i hutuar, nuk i besoja më as vetes.
Ky ankth vazhdoi për katër muaj.
Mposhtja e frikës
Në shtëpi kthehesha vonë, ndërkaq nusen gjithnjë e gjeja të flinte rehat.
Vura vesh dhe erdha në përfundim se zëri vinte nga tarraca e shtëpisë.
Atë natë vendosa dhe dola në tarracë, mirëpo nuk dëgjohej zë.
Më në fund, mendova se kisha punë me dreqin, prandaj u përgatita sikur të më duhej të luftoja me dikë.
Vazhdova të vrojtoja në tarracë, po gjë prej gjëje nuk pashë.
Në një çast shikimi më vajti tek oxhaku. Vërejta se gjeli i oxhakut ishte ndryshkur dhe lëvizej paksa me vështirësi. Më në fund u binda se ai zë ndjellakeq, që më kishte shkaktuar kaq shumë shqetësim, vinte nga atje sa herë që frynte era.
Përnjëherë e ndjeva veten të lehtësuar, sikur të kisha dalë në një botë tjetër.
E kuptova se përpjekjet dhe mundi im u shpërblyen, sepse i mposhta:
- problemet
- frikën
- ankthin.
Ç'na mplak më shumë
Asgjë në botë nuk të mplak më shumë se tendosja dhe lodhja.
Para se të bini në gjumë, bëjeni planin për ditën e nesërme.
Unë jam pjesë e gjithësisë-natyrës, që s'e kam ditur, se pesëdhjetë vjet i bëra e kokën sikur të mos e kisha me vete, sepse vetëm kur më dhemb më kujtohet që e kam.
Se në kokë janë sytë, veshët, hunda, një pasuri që vetëm Zoti ka ditur t'i krijojë, e na i ka dhuruar ne për të parë, për të dëgjuar dhe për t'i shijuar të mirat e kësaj bote.
I shikoj ngjyrat e Zotit, fushat e gjelbra, malin e gjelbër, qiellin e kaltër
I shijoj aromat e Zotit (veçoj erën e barit, kur kositet ai, aromën e luleve të bukura).
I dëgjoj zërat e Zotit (cicërimën e bilbilave, gurgullimën e ujit të kroit, kur bie nëpër shkëmbinj). Qetësoni nervat duke ushtruar frymëmarrjen ritmike.
Merrni frymë ngadalë, nga barku.
Nxirreni ajrin me ritëm të njëjtë.
Frymëmarrja ritmike është mënyra më e mirë për qetësimin e nervave.
Relaksojeni trupin në pozitë të shtrirë.
Filloni nga shputat e këmbëve.
Së pari, relaksoni gishtat e këmbës.
Pastaj muskujt e barkut.
Të kraharorit, të duarve, të supeve, të qafës.
Pas ushtrimeve të tilla, trupi juaj do të relaksohet, do të bëhet i butë.

NDRIÇIMI I MENDJESWhere stories live. Discover now