Part 7

1 1 0
                                    

Do të ishte mirë të zgjoheshit herët në mëngjes, posaçërisht ju të fesë islame, për të falur namazin e mëngjesit.
Sepse truri atëherë punon më mirë.
Herët në mëngjes e ndiej veten të aftë t'i planifikoj punët e ditës saktësisht, sipas rëndësisë që kanë.
Nga përvoja e di që punët nuk mund të kryhen gjithnjë sipas planit të caktuar dhe rëndësisë që kanë.
Por, e di edhe atë që planifikimi i punëve më të rëndësishme është shumë më i leverdishëm sesa improvizimi.
Kur të ballafaqoheni me problemin, nëse keni mundësi, veproni që ta zgjidhni menjëherë.
Mos harroni që vendimet duhet t'i merrni shpejt dhe pa vonesë.
Dikur punohej më shpejt dhe më me përgjegjësi. Ç'është më e rëndësishme, njerëzit nuk e kishin ndjenjën e fajësisë dhe nuk nervozoheshin për problemet e pazgjidhura.
Ky, vërtet, është parim që do të duhej t'i përmbaheshim të gjithë.
Që do të thotë:
- Mësohuni ta organizoni punën, të jepni detyra dhe t'i kontrolloni rezultatet.
Shumë afaristë i shkatërrojnë nervat dhe shëndetin e tyre vetëm pse nuk dinë t'ia ngarkojnë përgjegjësinë tjetërkujt dhe pse të gjitha obligimet i kryejnë vetë.
Nuk e shohin qëllimin kryesor, ndërsa bëhen nervozë dhe shqetësohen për shkak të nxitimit të përhershëm.
Nga përvoja e di që nuk është lehtë të mësohesh që përgjegjësinë t'ia ngarkosh tjetërkujt.
E di që kjo nganjëherë mund të kushtojë shumë shtrenjtë.
Sidomos nëse përgjegjësinë ua besojmë njerëzve të paaftë.
Besimi te bashkëpunëtorët
Mirëpo, sado e vështirë që të jetë, afaristi dhe udhëheqësi përgjegjës, medoemos duhet të ketë besim te bashkëpunëtorët e vet dhe duhet të mësohet patjetër që një pjesë të përgjegjësisë t'ua bartë atyre.
Kjo është mënyra e vetme për të penguar:
- tendosjen
- lodhjen
- sëmundjet nervore.
Personit, që nuk di ta organizojë punën, në përgjithësi, t'i jepen detyra dhe t'i mbikëqyren rezultatet.
Këta persona bëhen rëndom viktimë e sëmundjeve të zemrës në moshën 50-60-vjeçare.
Shkaqet kryesore të lodhjes
Ja një shembull që më ka ndodhur:
Një ditë, nga puna isha kthyer shumë i lodhur.
Më dhembte koka.
Më dhembte shpina.
Lukthi më dhembte.
Drekë nuk kisha ngrënë.
Buka nuk më hahej.
Përgatitesha të shtrihesha në shtrat pa ngrënë darkë. Në atë çast cingëroi telefoni.
Më thërriste një shoqe.
Thirrja telefonike dhe takimi pas një ore, më befasuan. U gëzova shumë.

U çova menjëherë, prej shtratit në banjë dhe u vesha.
Harrova lodhjen, nuk kisha dhembje të kokës dhe të lukthit.
U këndella dhe e ktheva energjinë-akumulova energji të re që e kisha humbur.
Kjo shoqëri zgjati deri në mëngjes.
Në shtëpi u ktheva i lumtur dhe i gëzuar, dhe, për çudi, nuk e ndieja veten të lodhur aspak.
Puna duhet të jetë edhe një lloj argëtimi
Mërzia në punë ta humbë disponimin dhe nuk je i aftë për asgjë.
Puna-vendi i punës duhet t'ju ofrojë edhe një lloj argëtimi.
Sepse kohën më të madhe e kalojmë në punë.
Të gjithë e dimë që gjendja emocionale e shkakton shpeshherë lodhjen më shumë sesa mundimi fizik.
Mërzia është një nga shkaktarët e lodhjes në punë.
Ju mund të lodheni nga puna, e cila nuk mund të kryhet.
Nëse ju kujtohet, kur ju e keni ndërprerë punën shpeshherë,
atë ditë nuk keni arritur të kryeni asnjë punë, ndërsa jeni kthyer në shtëpi i lodhur.
Kurse të nesërmen, çdo gjë ka shkuar në rregull.
Keni kryer punë dhjetë herë më shumë sesa ditën e kaluar.
Por, në shtëpi jeni kthyer i çlodhur.
Nga kjo mund të përfundojmë se lodhjen shpeshherë nuk e shkakton puna, por e shkaktojnë brengat, shqetësimet dhe ndjenja e përbuzjes së punës.
Njeri i lumtur është ai që merret me punën që i sjell kënaqësi.
Njeriu është energjik, sepse ka më shumë kënaqësi, ka më pak brenga dhe nuk e lodh puna aq shumë.
Energjia e punës varet nga interesimi ynë për punën.
Gjëja e vetme që më ka ndihmuar të qëndroj, ishte
gatishmëria që një punë të mërzitshme ta bëja interesante.
Organizimi i punës, menaxhimi
Mësohuni ta organizoni punën, të jepni detyra dhe t'i kontrolloni rezultatet.
Menaxherët –punëdhënësit, në shumicën e rasteve i shkatërrojnë nervat dhe shëndetin e tyre vetëm pse nuk dinë t'ia besojnë përgjegjësinë tjetërkujt dhe pse të gjitha obligimet i marrin mbi vete.
Për shkak të qindra punëve të vogla, njeriu shpeshherë nuk e sheh qëllimin kryesor. Ndërsa bëhet nervoz dhe shqetësohet për shkak të ngutësisë së përhershme.
Nga përvoja e di që nuk është lehtë të ndërtosh ekip dhe t'i ngarkosh me obligime, të mësosh që përgjegjësinë t'ia besosh edhe tjetërkujt.
E di që kjo nganjëherë mund të kushtojë shumë, sidomos nëse përgjegjësinë ua besojmë njerëzve joprofesionistë, të paaftë...
Mirëpo, sado e vështirë që të jetë, udhëheqësi medoemos duhet të ketë besim te bashkëpunëtorët e vet dhe duhet të mësohet patjetër që një pjesë të përgjegjësisë t'ua bartë atyre, duke formuar ekipe të specializimeve të ngushta.
Kjo është mënyra e vetme për të penguar tendosjen, lodhjen dhe sëmundjet nervore. Personi përgjegjës, që nuk di ta organizojë punën, të japë detyra dhe t'i mbikëqyrë rezultatet, bëhet zakonisht viktimë e suksesit në punë dhe e rrezikon shëndetin.
Nuk do të shqetësohesha edhe sikur t'i humbja paratë e fundit, sepse shqetësimi nuk të ndihmon fare.
Unë i kryej, si zakonisht, të gjitha ato punë që mundem, nuk përtoj, mundohem t'i parashikoj gjërat e çfarë do të jenë rezultatet-vetëm Zoti e di.

NDRIÇIMI I MENDJESWhere stories live. Discover now