Profesionisti dhe amatori

2 1 0
                                    

Profesionisti nuk ka kohë të mendojë, se koha kushton, nuk të premton (koha kalon shumë shpejt), si p.sh.:
- futbollisti në fushë (shënon gol, pastaj e analizon si)
- artisti në skenë (luan rolin, mandej shikon si e ka luajtur)
- kirurgu në sallë të operimit (e ndal gjakun e pacientit, mandej shikon si).
Që do të thotë, po reagove në kohë, je profesionist, po nuk reagove, po u vonove, topi iku, skena shkoi, pacienti vdiq, mbete amator.
Kurse amatori merret me plane dhe i mungon guximi (nuk është i sigurt në vetveten dhe tërë jetën merret me plane dhe me ëndrra të kota).
Kurrë nuk shqetësohem për të ardhmen.
Sepse e di që asnjë njeri që jeton në këtë tokë, nuk mund ta parashikojë se çka do të ndodhë në të ardhmen.
Ekzistojnë shumë faktorë dhe fuqi që ndikojnë për të ardhmen.
Prandaj, pse të shqetësohem për të.
Veprimi i fjalës
Nuk është e lehtë t'i pushoni njerëzit nga puna, edhe më rëndë është të merrni një vendim.
Do të shihni se ekzistojnë dy mundësi sjelljeje krejtësisht të ndryshme, kur jemi të detyruar t'ia kumtojmë punëtorit se nuk ka më punë për të:
1. Edhe vetë e dini se ju kemi marrë në punë me kontratë, me kohë të caktuar, për ju nuk do të ketë më punë.
Fjalët si këto gjithnjë kanë veprimin e tyre negativ te njeriu:
e ndien veten të dëshpëruar, në mënyrë aq të vrazhdë i kumtohet se duhet të heqë dorë nga puna, të mbetet në rrugë.
2. Jeni treguar punëtor mjaft i suksesshëm në profesionin tuaj. Ju them se organizata krenohet me punën tuaj.
Si punëtor i profesionit, ju nuk do të keni probleme për punë, pa marrë parasysh se ku do të punoni në të ardhmen.
Edhe një herë dëshiroj t'ju them se kjo ndërmarrje ju respekton si profesionist dhe si njeri. Prandaj, do të llogarisim në bashkëpunimin me ju, nëse në të ardhmen na jepet mundësia.
Në këtë rast njerëzit nuk ndihen të nënçmuar, por të lavdëruar, e lëshojnë punën-organizatën më me pak hidhërim.
Lejojani njeriut-bashkëpunëtorit ta ruajë krenarinë personale.
Nëse i thoni fëmijës, mikut apo bashkëpunëtorit se për disa gjëra nuk është i aftë, se për to thjesht nuk ka prirje dhe se gjithnjë gabon, të jeni i sigurt se do ta shkatërroni vullnetin e tij për përparim.
Me njerëz është lehtë të bashkëpunosh
Pra, ju duhet ta bëni të kundërtën, që do të thotë e prekni besimin në vetvete, t'i thoni se ka prirje të fshehur për ato gjëra dhe i tregoni se nuk është aspak vështirë.
Do të nxisni te ta vullnetin për sukses dhe vetëpërkryerje.
Me njerëz është lehtë të bashkëpunosh.
Po ta fitojmë besimin e tyre dhe t'u tregojmë se edhe ne i respektojmë ata, qoftë edhe për aftësitë më të vogla që i posedojnë.
Përse qortimin të mos e zëvendësojmë me lavdërim.

Është e nevojshme të lavdërohet çdo përparim, qoftë ai edhe shumë i vogël, sepse lavdërimi gjithnjë motivon dhe nxit për suksese të reja.
Bindni ata se pa shumë mundim do të mund t'i përmirësonin gabimet e veta.
Tregojuni se ajo që kërkoni - është për ta, se nuk është aq e vështirë të arihet sukses, siç duket në përshtypjen e parë.
Jeta është e tillë
çfarë ne mendojmë për të
Nisur nga përvoja ime, të rinjtë që dështojnë të kenë sukses në punë dhe në mësim, duhet t'i zbatojnë këto këshilla:
- Bisedoni me vetveten çdo mëngjes.
Kjo mund të jetë më e dobishme sesa ushtrimet trupore dhe mendore.
Ato do t'ju stimulojnë për punë.
- Përpiquni që çdo ditë t'ia mbani vetvetes një fjalim të shkurtër inkurajues.
Kjo ju ndihmon t'i përballoni shumë pengesa.
Nëse arrini të krijoni shprehinë duke biseduar me vetveten,
Ju do të aftësoheni që ta drejtoni mendjen tuaj nga ndjenja:
e trimërisë
- e kënaqësisë
- e fuqisë
- e qetësisë.
Jeta jonë është e tillë çfarë ne mendojmë dhe ndiejmë për të.
Mos harroni se puna që kryhet me dëshirë e vullnet, ndikon në disponimin tuaj të tërësishëm.
Meqë gjysmën e ditës e kaloni në punë, përpiquni që pjesa tjetër t'ju sjellë kënaqësi.
Mos harroni që interesimi në mësim dhe në punë do t'ju ndihmojë t'i harroni brengat dhe problemet e ditës.
Do t'ju ndihmojë të përparoni në punë-mësim.
Do të fitoni më shumë.
Do ta ndieni veten më mirë.
Nuk do të jeni të lodhur.
Kohën e lirë do ta kaloni më mirë.
Nuk do të merreni me punë të huaja, me thashetheme.
Njeriu një të tretën e jetës e kalon në gjumë, edhe pse askush në të vërtetë nuk e di ç'është gjumi.
Disa njerëzve u nevojitet më shumë gjumë e disave më pak.
Shqetësimet që shkakton pagjumësia e dëmtojnë organizmin shumë më tepër sesa vetë pagjumësia.
Kushti i parë për gjumë të mirë është ndjenja e sigurisë.
Me ushtrime kundër pagjumësisë dhe tendosjes
Njëra ndër mënyrat më të mira kundër pa-gjumësisë është ushtrimi i frymëmarrjes dhe relaksimi.
Nëse njeriu nuk mund të flejë, do të thotë se ai e ka bindur trupin të mos flejë.
E dimë që truri dhe nervat nuk mund të relaksohen, në qoftë se muskujt janë të tendosur. Prandaj, nëse dëshirojmë të flemë, duhet të fillojmë nga muskujt.
Duhet t'i zbutim muskujt e tendosur: - muskujt nën gjunjë të këmbëve
- muskujt e duarve

- muskujt e stomakut
- shputat e këmbës
- muskujt e duarve
- muskujt e qafës dhe përfundojmë me - nofulla dhe me sy.
Dhe, menjëherë do të na zërë gjumi para se ta kuptojmë çfarë ka ndodhur me ne.
Këtë ushtrim vërtet mund t'jua rekomandoj, sepse vetë jam bindur për efikasitetin e tij. Një nga mjetet më të mira që e shërojnë pagjumësinë është edhe lodhja fizike.
Natyra na detyron të flemë kur jemi fizikisht të lodhur.
Prandaj, ka raste kur njerëzit kanë fjetur edhe duke ecur.
Pra, nëse dëshironi të liroheni nga brengat që jua sjell pagjumësia, respektoni këto rregulla:
- nëse nuk ju merr gjumi, punoni diçka ose lexoni derisa t'ju marrë gjumi
- nga pagjumësia, askush deri sot nuk ka vdekur
- brengosja për shkak të pagjumësisë dëmton organizmin tonë
- praktikoni ushtrimet e frymëmarrjes dhe të relaksimit.
Trupit të shëndoshë dhe të lodhur, gjumi i vjen vetvetiu.
Lindja është vetëm fillimi i jetës
Lindja është vetëm rast, vetëm fillimi i jetës, e jo edhe fundi.
Askush nuk na ka pyetur kur kemi ardhur në këtë botë.
Dhe askush nuk ka për të na pyetur kur do të shkojmë prej kësaj bote.
Ti duhet të lulëzosh, mos lejo që kohën ta harxhosh në çfarëdo shërbimi.
Të bëhesh plotësisht:
- i vetëdijshëm
- i zgjuar
- i kthjellët
- i lumtur.
Kurse ti në atë vetëdije do të jesh i aftë të vlerësosh si mund ta zgjidhësh atë problem. Interaksioni i trupit dhe i shpirtit vjen automatikisht te çdo njeri:
- për t'u mbrojtur,
- për t'u gëzuar,
- për të punuar.
Njeriu ka mundësi ndryshe të shikojë në këtë botë:
- të shikojë me sy, jo si krejt njerëzit
- të dëgjojë me veshë, jo si krejt njerëzit.
Këtë person nuk e befason asgjë, është gati t'i pranojë më lehtë të papriturat e Zotit - natyrës.
Njeriu që i ka këto veti, shumë më lehtë i përballon dhe nuk lëndohet, sepse nuk i pranon si raste individuale.
Pra, mendimet dhe ndjenjat duhet t'i bashkojmë me trupin. Në këtë rast duhet ditur (dhe të jemi të sinqertë) se çfarë ndodh me trupin tonë (dhe në thellësi ta njohim trupin tonë).
Qëllim është zbulimi i vetvetes
Krejt orët e botës, pa marrë parasysh shpejtë-sinë (edhe nëse sillen me shpejtësinë e rrezeve të diellit) do të vonoheshin.
Që sipërfaqja është e parëndësishme, drita-energjia depërton në çdo sipërfaqe pa humbur aspak energji.
Që do të thotë se drita nuk duket, nuk shihet.

NDRIÇIMI I MENDJESWhere stories live. Discover now