Logjika dhe intuita

1 0 0
                                    

Për mendimin njerëzor më me rëndësi janë:
logjika
- intuita.
Logjika është proces i të menduarit dhe përcaktim i vlerave dhe i ngjarjeve. Intuita është përcaktimi i ngjarjes, njohja e disa fakteve, para se të kontrollohen.
Çdo tezë ka edhe antitezën
Logjika e aksionit është që për çdo punë, çdo send kundërshtohet me të njëjtën gjë. Që do të thotë, çdo tezë ka edhe antitezën.
Kështu, çdo objekt, kundërshtohet nga ndonjë subjekt.
E vërteta vjen në kundërshtim me rrenën.
Kundërshtohet e mira me të keqen.
= Në këtë rast duhet përcjellë energjia psikike së bashku me atë materiale, që të jetë më e pasur dhe më e shumanshme.
Të pasurohet me më shumë jetë dhe shpirt dhe të jetë më inteligjente.
Në këtë botë dija është absolute.
= E kaluara, e tashmja, e ardhshmja bashkohen dhe ashtu kalojnë në të përhershmen. Nëse idetë i kemi të qarta, fjalët rrjedhin vetvetiu
Njeriu kurrë nuk është i zoti, qoftë për shkak të nevrikosjes, frikës, mendimeve të këqija, publikisht të shprehë atë që dëshiron, personaliteti i tij është i bllokuar.
Ndërsa sot, në këtë kohë tendosjesh, frikësimesh dhe pasigurie në botë, na nevojiten më shumë se kurrë rrugët e hapura të komunikimit ndërmjet njerëzve.
Nisur nga kjo pikëpamje, kjo do të jetë e dobishme, sidomos për ata që dëshirojnë më tepër vetëbesim dhe lehtësi për t'i kryer me sukses punët dhe detyrat që i presin.
Njerëzit gjithë jetën flasin spontanisht, duke mos menduar për fjalët, por për idetë.
Nëse idetë i kemi të qarta, fjalët rrjedhin vetvetiu, por nuk duhet ngutur në shfaqjen e ideve.
Çaste të rëndësishme
Kërkoni në përvojën tuaj çaste të rëndësishme që ju kanë mësuar për diçka në jetë. Mblidhni mendimet tuaja (të shokëve, miqve), idetë tuaja, bindjet tuaja nga përvoja dhe - suksesi është i garantuar.
Flitni për atë që ju jep të drejtë, se përvoja-shkolla-gabimet jetësore, më kanë kushtuar shumë shtrenjtë, kam pasur shumë fat, që s'e kam paguar me kokë, por me gjak, me kohë, me shumë para, edhe burgu s'ka munguar, se ka qenë një njohuri-shkollë e përfituar me shumë mund dhe me sakrifica.
Pa liri nuk vlen të jetohet
Këto janë idetë më të fuqishme për të cilat ia vlen të luftohet.
Pa liri jeta nuk ka kuptim, nuk vlen të jetohet (thuhet, pa vatan s'ka iman).
Paramendoni çfarë ka përjetuar populli shqiptar, në trojet e veta etnike.
Kanë fryrë shumë shtrëngata, janë gërshetuar shumë rryma, interesat e fuqive të mëdha në dëm të popullit shqiptar.
Zor të ketë shënuar historia e njerëzimit, veçanërisht te populli shqiptar, një unitet dhe një solidarizim kaq të madh, si në luftën e Kosovës, në Luginën e Preshevës, në luftën në Maqedoni.

Shqiptarja 16-vjeçare, me nënshtetësi amerikane, vullnetarisht vjen prej Amerike të luftojë në Kosovë, me Divizionin e Atlantikut.
Shtatëdhjetenjëvjeçari, gjithashtu prej Amerike, vjen me Divizionin e Atlantikut.
Te populli shqiptar ky është një fenomen, vullnetarisht janë solidarizuar vajza, djem, gra dhe burra (se për luftë ka mobilizim dhe ata që i ikin obligimit shpallen tradhtarë dhe përgjigjen). Prandaj, të gjithë njerëzit kanë të drejta të pacenueshme:
- për jetë
- për liri
- për punë
- për besim dhe përcaktim fetar
- për të mirat materiale shpirtërore - për arsimimin e tyre
- për arsimimin e fëmijëve të tyre.
Mohimi i këtyre të drejtave konsiderohet sulm kundër integritetit të njeriut dhe njerëzimit.
Më besoni, për liri vlen të sakrifikohet dhe të luftohet.
Por, deri tash askush nuk i ka ndihmuar njerëzimit për të zgjidhur çfarëdo problemi.
Të varfërit janë edhe më të varfër dhe, ç'është edhe më keq, shenjat tregojnë se ata do të bëhen edhe më të varfër nesër.
Të gjitha sëmundjet janë në mesin e njerëzve dhe po shtohen.
Ndërkaq, mundësitë për t'u ndihmuar të sëmurëve sa vijnë e ngushtohen.
Sepse, investimet janë duke u bërë për shkatërrimin e njerëzimit (në armatim, e jo në shëndetësi). Të gjitha llojet e kriminalitetit janë aty, edhe më tepër po shtohen.
Kriminaliteti sa vjen e shtohet nga viti në vit.
Burgje e të burgosur ka gjithnjë e më tepër, gjykatore po ashtu.
Por, megjithatë, shkalla e krimit nuk bie, ajo shënon ngritje.
Në këtë botë diçka diku është keq e përgatitur – e themeluar.
Mundësitë për t'u bërë i dobishëm
E kjo është pikërisht ajo që ofron "Formula e suksesit".
Aq sa njeriu e zhvillon shkathtësinë e të shprehurit qartë të mendimeve, aq rriten edhe mundësitë e tij që të bëhet i dobishëm.
Një këshillë thotë:
Përgatituni psikikisht, fizikisht, në mënyrë që të mund të jeni gati për të gjitha situatat e papritura.
Nga ju kërkohet të mendoni.
E të menduarit dhe analizat janë ndër punët më të rënda në botë.
Megjithatë, jam i sigurt se asnjë njeri s'ka fituar famë, i cili më parë, orë të tëra, nuk u është përkushtuar analizave të secilës situatë veç e veç.
Në shoqërinë tonë, ku bashkëpunimi edhe për gjërat më të thjeshta është i domosdoshëm, në radhë të parë, kërkohet një shkallë e lartë mirëkuptimi ndërmjet nesh.
Gjuha - bartësi kryesor i mirëkuptimit
Gjuha është bartësi kryesor i mirëkuptimit, prandaj duhet ta kultivojmë e ta përsosim.
Çdo mosmarrëveshje, pa marrë parasysh ndërlikueshmërinë, mund të zgjidhet shkallë-shkallë dhe të gjitha palët mund të pajtohen.
Secili njeri kërkon dashuri, por kërkon edhe respekt.
Secila qenie njerëzore ka ndjenjën për vlefshmërinë personale, rëndësinë dhe dinjitetin.
Po ta lëndoni aty, përgjithmonë e keni humbur.

NDRIÇIMI I MENDJESWhere stories live. Discover now