Part 10

1 1 0
                                    

Nëse dikë e doni dhe e respektoni, i ndihmoni të zhvillohet, atëherë edhe ai ju do dhe ju respekton.
Meqë pjesën më të madhe të kohës e kalojmë në masë, takohemi me njerëz, zhvillojmë marrëdhënie, rrallë jemi të vetmuar.
Në kundërshtim me fytyrën tënde të vërtetë, maska bëhet gjithnjë e më tepër pjesë jotja. Kurse shoqëria krijon frikë te çdo individ:
- frikë nga mospranimi
- frikë se dikush do të të përqeshë
- frikë se do të humbasësh respektin
- frikë nga ajo se çka të tjerët do të thonë për ty.
Nëse duhet t'u përshtatesh njerëzve të ndryshëm, nuk mund të jesh i vetvetes.
Por, tradita në mbarë botën, deri në ditët e sotme, na mëson që askënd të mos e pranojmë të përshtatur, por të atillë çfarë është.
Nëse vepron ashtu, më pak je i interesuar për vete.
Më shumë ka rëndësi çfarë mendon ai tjetri për ty.
Kur del jashtë vetvetes
Nëse rastësisht të lind dyshimi se dikush po të shikon për vrime,
menjëherë ndërron, bëhesh tjetër, rëndom ai i vjetri, serioz, i matur, që njerëzit të mendojnë se përnjëmend i tillë je.
Po ti tashti vërtet ke dalë jashtë vetvetes, jashtë unit tënd.
Mund të kesh shumëçka, mirëpo po të munguan virtytet që e stolisin shpirtin, ti nuk ke personalitet.
Ngaqë të gjithë i frikësohen njëri-tjetri, askush nuk i tregon:
- ndjenjat e veta
- realitetin e vet
= - fytyrën e vet.
Dhe të gjithë dëshirojnë që të jetë kështu.
Në këtë mjedis, mjerisht, është vështirë ta tregosh fytyrën tënde të vërtetë.
Jeta bëhet e mjerë, se vetë je shkaktar.
Ndërkaq, jeta është hare e pafund.
Po, për ta ditur këtë, duhet të jesh zemërhapur dhe shpirtgjerë.
Zbulimet e fundit tregojnë se shqisat tona nuk janë vetëm dyer, ato janë edhe roja, po ashtu.
Si të jetojmë qind për qind
Vetëm dy për qind të informacioneve ne i përdorim për qëllimet tona, kurse nëntëdhjetë e tetë për qind mbeten jashtë, pa u përdorur.
Pra, të jetohet jeta prej dy për qind nuk është edhe ndonjë jetë.
Përse, atëherë, të jetohet për dy për qind, kur mund të jetohet qind për qind.
Mos e merr jetën si problematikë, ajo është e mrekullueshme, dimensionet e saj janë pa fund.
Krejt kjo jetë varet prej teje, çka dëshiron, lumturinë apo mjerimin.
Kjo liri është fama jote, e drejta jote.
Por, duhet ta kuptosh, të luftosh për të, ta pushtosh.
Vetëm atëherë ajo i dhuron jetës sate bukurinë, lumturinë, mirëqenien.
Kjo është jetë - dhurata e madhe e të madhit Zot.
Të gjitha shtazët janë të programuara, Zoti ua ka falur instinktin, pos njeriut.
Këtu qëndron madhështia e Zotit, që i fali njerëzimit:
- bukurinë
- famën e tij
- mundësinë për ta ndërtuar e për ta përsosur vetveten
- për të qenë vetë kreator i vetvetes

- për t'u varur çdo gjë prej tij.
Jeta duhet të jetë kërkim - jo lakmi
Pra, mbaje në mend:
- ti e mban përgjegjësinë
- vetëm ti dhe
- askush tjetër.
Optimist-besimtar është njeriu që në agim e çel dritaren dhe thotë:
- O Zot, mirëmëngjesi - sa bukur!
Pesimisti e çel dritaren dhe thotë:
- Mëngjes qenka!
Çdo gjë varet nga ti (dhe cili është dallimi).
Disa mendojnë se unë jam i luhatshëm në besim dhe në punën time në islam. Për herë të parë unë e sjell Zotin më afër njeriut, më afër sesa e ke zemrën.
Meqë Zoti në të vërtetë është qenia-atomi-molekula jote e vërtetë, asgjë më afër nuk e ke. A e ke parë ndonjëherë ndonjë shtazë të mërzitet? Sigurisht se jo.
E vetmja shtazë që e përjeton mërzinë është njeriu.
Kjo është përparësi e madhe.
Jeta duhet të jetë kërkim e jo lakmi.
Kërkim me të cilin zbulon kush je - kush jam unë.
Sekreti i numrit shtatë
Sa i përket numrit shtatë, vërejmë se disa obligime, ceremoni të haxhinjve kryhen nga shtatë herë.
A mund të thuhet, ku qëndron sekreti i numrit shtatë:
notat muzikore shtatë: do, re, mi, fa, sol, la, si
ditët e javës, shtatë: e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte, e premte, e shtunë, e diel numri i shkallëve të spektrit të dritës, po ashtu shtatë
edhe elektronet sillen rreth bërthamës së atomit në shtatë
formimi i plotë i foshnjës në barkun e nënës vjen në muajin e shtatë.
E gjithë kjo, a nuk flet se numri shtatë, megjithatë, ka njëfarë sekreti të vet.
Kush përpiqet të bëhet dikushi
Për çudi, mu njerëzit që nuk dinë kush janë, përpiqen të bëhen dikushi.
Ata nuk e njohin vetveten, qenien e tyre, nuk dinë kush dhe çfarë janë. Por kanë qëllim të bëhen dikushi.
Përpjekja të bëhesh dikushi është sëmundje e shpirtit (është maskë). Ndërkaq, ta zbulosh vetveten tënde - është fillimi i jetës.
Çdo moment është zbulim i ri.
Secili moment i ri sjell gëzim të ri, kurse dashuria e re zë të rritet në ty.
Jeta bëhet më e begatshme, më shumë rritet dashuria, rriten miqësitë, në mënyrë që të mos ndihesh krejtësisht i humbur dhe i mjerë, i dëshpëruar.
Por, në botën tënde të brendshme, do të mund të vazhdonte drita, kënga dhe hareja. Dashuria - mjekësia më e mirë
Kur je i sëmurë, shko te mjeku, por mos harro: Dashuria e vërtetë është mjekësia më e mirë! Ftoji ata që të duan, dhe që i do, ata që të disponojnë, me metoda më të mira.

Dhe po qe se njeriu e jeton tërë jetën e vet në mënyrën që çdo moment dhe çdo fazë të jetës së vet e bën gëzim-dëfrim të bukur, jeta bëhet shumë e thjeshtë, i tërë planeti mund të jetë plot gëzim dhe hare.
Por, disa njerëz me seriozitetin-interesat personale dhe grupore bëjnë që jeta të mos jetë e hareshme.
Bëjnë që askush të mos qeshet, se jeta qenka mëkat, se u dashka të vuash me seriozitetin tënd. Përkundrazi, ajo është shpërblim nga Zoti, për ata që dinë ta shfrytëzojnë, ta jetojnë.
Edhe pas meje le të jetë ajo jetë më e lumtur, diçka më e bukur, më e hareshme.
Të gjithë njerëzit duan të jetojnë plotësisht, por:
- këtë shoqëria nuk e lejon
- familja e pengon.
Pikërisht këtu qëndron problemi.
Njeriu i cili do të jetojë plotësisht nuk do të pijë alkool, duhan, nuk do të marrë drogë. Alkoolin e përdorin:
- njerëzit e mjerë
- njerëzit që kanë pësuar fatkeqësi
- njerëzit që dëshirojnë të harrojnë problemet përkohësisht - njerëzit që mendojnë për fatkeqësinë e vet.
Të gjëllish dhe të jetosh
Nëse njeriu e jeton jetën plotësisht, atëherë secili moment i tij është hare dhe gëzim.
Nëse njerëzit, që nuk kanë asgjë, jetojnë aq të gëzueshëm, pse atëherë të gjithë në Perëndim dhe në Amerikë, që kanë çdo gjë, jetojnë aq mjerueshëm (me probleme të vetmisë dhe të ngarkesës shpirtërore).
Frikacakët - qyqarët vetëm gjëllijnë, ata nuk jetojnë, tërë jeta e tyre kalon në frikë.
Kurse jeta e tillë është më e keqe se vdekja.
Ata i frikësohen ferrit-xhehenemit, u frikësohen shpirtrave, xhindeve. Edhe më e keqja, ata i frikësohen Zotit, ata janë të frikësuar nga një mijë e një gjëra.
Kanë aq shumë frikë, sa nuk mund të jetojnë.
Bëhu i guximshëm, beso dhe flijo çdo gjë në interes të jetës, mos u merr me gjëra të vogla.
Vetëm kështu lind gëzimi, vetëm kështu është e mundshme të të mbulojë lumturia.
Ata që vërtet dëshirojnë të jetojnë, duhet të marrin mbi vete më tepër përgjegjësi.
Fillo të japësh, ti edhe ke për të marrë
Dashuria e do atmosferën e vet, ngrohtësinë e shpirtit e të falënderimit.
Dhe, kur ta duash personin, mos fillo me kërkesa, se do ta humbësh përgjithmonë, do t'ia mbyllësh dyert dashurisë, pastaj mos prit asgjë.
Para se të fillosh të mendosh si ta fitosh dashurinë, fillo të japësh, ti edhe ke për të marrë.
Jep dhe mos prit të shohësh sa ke për të marrë.
Kur diçka kërkon, atëherë atë e vret.
Prandaj, afro, fillo të japësh. Në fillim kjo shkon vështirë, meqë tërë jetën je mësuar të marrësh, e jo të japësh.
Personit që zhvillohet nuk i duhet askush, personi i tillë është i lumtur në vetminë e vet: Vetmia e tij është kënga-dasma.
Njeriu mund të kënaqet duke qeshur e duke bërë shaka, vetëm njeriu mund të qeshet.
Pa shaka - njeriu si pema pa lule
Pa gaz, pa shaka, njeriu është si pema pa lule.

NDRIÇIMI I MENDJESWhere stories live. Discover now