Part 11

1 1 0
                                    

A ke parë gomarë a lopë të qeshin? Nuk ke parë gomar të bëjë shaka.
Vetëm njeriut i dhuroi Zoti këtë mrekulli, që të mund të kënaqet me shaka, dhe të qeshë.
Po qe se njerëzit nuk do të kishin prirje për humor, nuk do të mund të ishin humanë.
Kuptimi për humor është thelbi i inteligjencës, në çastin e humbjes së këtij kuptimi, ti e humb dhe inteligjencën.
Humori është freskim i trupit dhe i shpirtit.
Ti nuk bën:
- të qeshësh pranë personave të moshuar
- të qeshësh në faltore (xhami, kishë...).
Kjo do të thotë se serioziteti e humb kuptimin (se kisha është serioze, priftërinjtë-hoxhallarët janë seriozë, duke hyrë në kishë, duket si të hysh në varr).
E tërë kjo duhet të flaket, të mos praktikohet, të angazhohemi që xhaminë-varrezat t'i shndërrojmë në lulishte, në parqe, në vende të bukura, se jeta ka qenë, është dhe edhe pas nesh do të jetë e bukur, e hareshme dhe e gëzueshme.
Atëherë, në të vërtetë, do të bëhemi më të shëndoshë, më të qetë dhe më të lumtur.
Po humbi gazi, ka humbur çdo gjë
Shikoni fëmijët e vegjël, vështrojeni qeshjen e tyre, është e çiltër, e thellë, vjen nga thellësia e vërtetë e shpirtit.
Duke qeshur, ata bëhen pjesë e shoqërisë.
Ata duken shumë natyralë, spontanë.
Kur nëna sheh se fëmija i saj po qesh:
- ajo bëhet e lumtur, sepse ajo qeshje paraqet: - shëndet
- jetë
- lumturi.
Nënës zemra i çohet peshë nga gëzimi.
Vetëm po qeshe e qave mirë, ti jeton
Në të vërtetë, po qe se nuk mund të qeshësh, nuk mund as të qash. Gazi dhe vaji shkojnë së bashku.
= Vetëm ai person që qesh plotësisht, mund edhe të qajë plotësisht. Po qe se ti qesh edhe qan mirë, ti je duke jetuar.
Vetëm njeriu i vdekur është serioz (nuk qesh, nuk flet, nuk qan). Njeriu i gjallë mund të ankohet, mund të qeshë, mund të qajë.
E vërteta nuk tregohet me fjalë
Ti je eksperiment, duhet të notosh mirë, se fundosesh, e pastaj as krejt vinçat e botës nuk mund të të ndihmojnë.
Besoji së vërtetës, se e vërteta nuk mund të tregohet me fjalë.
Nuk ekziston kënaqësi më e madhe se të jesh në shërbim të nevojës, t'i përshtatesh kohës:
- nëse i ke dhënë dikujt diçka
- nëse nuk ke diçka të keqe me dikë.
Ky është gëzim i pastër, ndoshta me vlerë, ndoshta me pak vlerë.
Kjo është rrugë e vetme.
Po qe se e humb këtë rrugë, ti ke për të humbur edhe të vërtetën, rrugën e Zotit. Ilaçet më natyrore

Tashti edhe shkenca mjekësore konfirmon se puna, gëzimi, qeshja janë ndër ilaçet më të mira dhe më natyrore, që Zoti, natyra, mund të na i ofrojë.
Kurse jeta për të cilën ti mendon se është jetë, nuk është edhe diçka e vërtetë.
Ajo është vetëm:
- e rreme
- ëndërr
- një çast.
Kësaj mos iu nënshtro kurrë.
Vetëm njerëzit inteligjentë mund të qeshin
Gazi yt të bën pjesë të vetme të botës që mund të jetë inteligjente, pasi vetëm njerëzit inteligjentë mund të qeshin.
Njeriu i sinqertë mund të qeshë sinqerisht, mund të vallëzojë sinqerisht, mund të gëzojë sinqerisht.
Në të vërtetë, vetëm fëmijët janë të gatshëm të kënaqen së qeshuri dhe të gëzohen. Serioziteti thjesht është sëmundje e shpirtit dhe vetëm shpirti i sëmurë mund të shndërrohet në rob.
Vuajtja dhe nënshtrimi
Shumë religjione kanë predikuar vuajtjen dhe nënshtrimin si shpëtim të njeriut.
Kështu, sa më shumë që njerëzit e kanë munduar veten, aq më shumë kanë pasur respekt te të tjerët.
Vetëm mundoje veten, predikonte kisha në mesjetë dhe njerëzit kanë për të të mbajtur në mend me shekuj dhe do t'u falen relikteve të tua.
Ata që kënaqen me veten në këtë botë, shkojnë në ferr-xhehenem.
Ata që vuajnë në këtë botë, shkojnë në parajsë-xhenet.
Kështu, njerëzit harruan të qeshnin, të luanin, të vallëzonin.
Atë ditë që njeriu ka harruar të qeshë, që ka harruar të luajë, ka harruar vallëzimin, ai nuk ka qenë njeri.
Loja-vallëzimi ia kanë bërë më të lehtë jetën njeriut, dashuria e ka kthjellur, gazi i ka dhënë krahë, kënaqësi, hare.
Njerëzit gjithë jetën flasin spontanisht, duke mos menduar për fjalët, por për idetë.
Kush e kundërshton jetën me të mirat e Zotit
Një pjesë e predikuesve që e keqpërdorin religjionin janë: - kundër jetës me gjithë të mirat që t'i ka falur Zoti
- kundër dashurisë
- kundër gazit
- kundër haresë.
Ata janë kundër çdo gjëje që jetën mund ta bëjë përvojë të fuqishme të mirëqenies dhe të lumturisë.
Ata kanë marrë krejt çka është kënaqësi për njeriun.
Shenjtërit e tyre janë bërë vetëm predikues verbalë, duke gjetur ende mënyra për mundimin e trupit të tyre (takimet, festat e Qerbelasë, në Francë vrasje kolektive, në emër të Xhihadit - sakrifikojnë veten, vrasin të pafajshmit, por edhe më ekstremja, ata

shpeshherë kënaqeshin kur e kafshonin dorën që i ushqente – DAN BROWN, Kodi i da Vinçit).
Feja e shkenca nuk janë në konflikt
Derisa myslimanët u janë përmbajtur udhëzimeve kur'anore, kanë përparuar dhe kanë arritur ta krijojnë shtetin e tyre, i cili shtrihet prej Oqeanit Atlantik deri në gjirin Arabik - Oqeanin Indian.
Në të ka lulëzuar shkenca dhe kanë jetuar e kanë punuar dijetarë të mëdhenj.
Bota tjetër e atëhershme nga ta i mori arritjet e tyre shkencore.
Edhe sot e kësaj dite fjalorët përmbajnë terma arabë. Shumica e emrave të yjeve dhe yjësive gjithashtu kanë prejardhje arabe.
Perëndimi nuk e ka ndërtuar përparimin me ateizëm, por me shkencë.
Mosmarrëveshjet rreth konfliktit të fesë dhe shkencës kanë lindur nga mendësia e Kishës së Mesjetës.
Kështu, dijetari i madh Galile Galileo ka qenë i burgosur (në një labirint), ndërsa Xhordano Bruno është djegur në turrën e druve.
Krishterimi atëbotë pamëshirshëm ka qëruar hesapet me dijetarët nëpërmjet likuidimit. Kjo nuk do të thotë se ka qenë keqpërdorimi i fesë.
Por, nuk do të thotë, dhe kurrsesi nuk mund ta pranojmë tezën se për këtë që po ndodh sot duhet fajësuar edhe Islami dhe duhet mohuar ajo si fe.
Në gjithë këto rrjedha Islami më së paku është fajtor.
Kur'ani i madhërishëm gjithnjë nxit në kërkimin e diturisë, urdhëron të studiuarit dhe me vendosmëri hedh poshtë çdo konflikt ndërmjet shkencës dhe fesë.
Pas të gjitha këtyre, si mund të flasë dikush për konfliktin ndërmjet fesë dhe shkencës.
Të studiohet feja dhe të ndiqet zhvillimi i saj është obligim.
Bota jomyslimane duhet ta dijë se Islami kërkon që ithtarët e tij të jenë -dijetarë.
Feja islame kërkon:
- pasardhës
- pasuri
- kërkon luftën në jetë
- qëndrueshmëri
- vendosmëri
- ballafaqim të guximshëm
- durim në fatkeqësi.
Por, mbi të gjitha, kërkon qëndrueshmëri të vazhdueshme.
Të gjitha këto janë thelbi i islamit.
Nuk ekziston koncepti i "luftës së shenjtë"
Duhet t'i parandalojmë mediat dhe internetin të mos përhapin urrejtje, por të mbrojnë lirinë e përcaktimit të fesë, të shprehjes dhe të mendimit.
Një nga shkaqet kryesore për rritjen e islamofobisë është koncepti i Xhihadit, "lufta e shenjtë" kundër jobesimtarëve.
Mirëpo, Ahmed Kamal Aboulmagud, gjykatës nga Egjipti dhe profesor në Unversitetin e Kajros, thotë se as në Islam dhe as në letërsinë islamike nuk ekziston koncepti i "luftës së shenjtë".
Ky është zbulim i Perëndimit që na është veshur, nuk e di si, përse, thotë Ahmed Kamal. Amerika, Evropa, Rusia, Islamin e konsiderojnë si burim të dhunës në rritje e sipër kundër civilëve.

NDRIÇIMI I MENDJESWhere stories live. Discover now