Part 12

1 1 0
                                    

Tashmë edhe lufta kundër terrorizmit që e ndërmorën Uashingtoni dhe qeveritë e tjera, nga shumë myslimanë çmohet si luftë kundër Islamit.
Në shumë pjesë të botës myslimane është ngulitur bindja se kjo nuk është luftë kundër terrorizmit global, por është luftë kundër Islamit.
Edhe feja islame është Selam-përshëndetje, është paqe.
Ata që e kultivojnë fenë islame në shpirtin e tyre duhet të jenë:
- të qetë
- shpirtmirë
- johakmarrës
- pa brenga
- të lumtur.
Porosia e fundit është e qartë:
Armiku nuk është Islami, por ekstremizmi i fesë.
Kur'ani do t'i mposhtë të gjitha pengesat në rrugën e tij të ndritshme.
Sa herë që e lexoj sërishmi Kuranin, gjej diçka të re, që më ndihmon në shëndet, në familje, në punë dhe në shoqëri.
Nuk më dhimbsen as mundi, as energjia e as koha që kam harxhuar, nëse përpjekjet e mia janë frytdhënëse për mua dhe nëse i bëjnë një shërbim të mirë individit dhe shoqërisë.
Aftësia e të menduarit
Mbajeni gjithnjë të përqendruar vëmendjen në qëllimin që synoni të arrini dhe gjithmonë qëndroni të gatshëm për të papriturat që mund t'ju dalin në këtë rrugë. Atëherë do të vërtetoni saktësisht se cila është ajo fuqi e pazakontë që t'ju vijë në ndihmë.
Sukses arrijnë vetëm ata që mendojnë për suksesin dhe janë të bindur se ai mund të arrihet. Disa njerëz e kanë të kufizuar aftësinë e të menduarit dhe të të parashikuarit për shkak se janë formuar në rrethana të rënda jetësore, siç janë:
- varfëria
- mjerimi
- dështimi.
Bota në të cilën sot jetojmë është shumë dinamike, botë e ndryshimeve të shpejta e të vazhdueshme, ajo kërkon:
- ide të reja
- mënyra të reja të bërjes së gjërave - udhëheqës të rinj
- zbulime të reja
- metoda të reja mësimi
- metoda të reja marketingu
- libra të rinj
- literaturë të re
- atraksione të reja për TV-në.
Përcaktimi i qartë i qëllimit që synojmë ta arrijmë
Më shumë se dituria për të arritur atë që dëshirojmë dhe dëshira e ndezur flakë për të pasur atë që duam, na ndihmon përcaktimi i qartë i qëllimit që synojmë ta arrijmë.
Gjendja e nevojshme e vetëdijes duhet të jetë bindja, e jo vetëm shpresa dhe dëshira. Objektiviteti është thellësisht i rëndësishëm për ekzistimin e bindjes.
Kur mendimet bashkohen me emocionin, ato krijojnë te ne një gjendje force magnetike, e cila tërheq mendimet e tjera.

Kjo forcë mund të krahasohet me farën, e cila, kur mbillet në tokën e frytshme, mbin, rritet dhe pandërprerë shumëzohet; prej një fare të vogël bëhen miliona fara të po të këtij lloji. Njeriu i arsimuar është i vetëdijshëm për kufijtë e lirisë së tij. Ai mëson si të arrijë atë që dëshiron në jetë dhe me veprimet e tij të mos i shkelë lirinë dhe të drejtat e të tjerëve.
Arsimimi nuk qëndron gjithaq në diturinë e fituar, sa në diturinë efikase.
Njerëzit paguhen jo për atë çfarë dinë, por për atë se ç'bëjnë me dijen që ata kanë.
Para se të merrni mundin t'i kontrolloni kushtet e jashtme, ju duhet të jeni në gjendje ta kontrolloni veten.
Nëse nuk arrini ta mundni UNIN tuaj, do t'ju mundë ai juve.
Kur qëndroni para pasqyrës, në të njëjtën kohë ju shfaqen edhe miku, edhe armiku juaj. Askush s'mund të jetë i kënaqur me suksesin, qoftë ai edhe i jashtëzakonshëm, nëse nuk ka shëndet të mirë.
Shkaqet kryesore të shëndetit të dobët janë:
- përdorimi i tepëtr i ushqimit
- mënyra e gabuar e të menduarit
- qëndrimi i gabuar ndaj seksit
- mungesa e ushtrimeve fizike
- mungesa e ajrit të freskët.
Ngurrimi
Ky është njëri prej shkaqeve më të shpeshta të dështimit.
Shumica e njerëzve jetën e kalojnë duke pritur "çastin e vërtetë" për të vepruar, në vend që të nisen nga motoja "mos prit"!
Përdorni të gjitha mjetet më të mira të mundshme derisa jeni në lëvizje.
Shumica kanë një fillim të mirë në rrugën e tyre drejt suksesit, mirëpo shpesh nuk ia dalin të arrijnë cakun e synuar.
Madje, të shumtën e rasteve njerëzit janë të prirur të heqin dorë nga veprimet e tyre menjëherë pasi të jenë shfaqur shenjat e para të mossuksesit.
Suksesi arrihet përmes fuqisë, ndërsa fuqia fitohet kur përpjekjet tona i bashkojmë me përpjekjet e njerëzve të tjerë.
Personi negativ kurrë nuk arrin të tubojë rreth vetes bashkëpunëtorë e të vërë bashkëpunim me ta.
Energjia seksuale
Është një prej stimujve më të fortë, ajo i nxit njerëzit për veprim.
Njerëzit e suksesshëm vendimet i marrin shpejt, kurse i ndryshojnë, kur e shohin të nevojshme, shumë ngadalë.
Shpesh ndodh që njerëzit të dështojnë për shkak se rrallë janë në gjendje të marrin vendime, po edhe kur i marrin pas një hamendjeje të gjatë, ato i ndryshojnë shpesh dhe shpejt. Mëdyshja dhe ngurrimi janë binjakë.
Hapi i parë i suksesit
Zgjidheni punëdhënësin të cilin ia vlen ta përdorni si shembull.
Njerëzit e suksesshëm përherë janë syçelë e mendjehapur dhe nuk i frikëson asgjë.
Asnjë njeri nuk mund të arrijë sukses në fushën të cilën ai nuk e do.
Hapi i parë i suksesit është zgjedhja e profesionit të cilin ju e doni me gjithë zemër.
Shumë njerëz humbin pozitën dhe rastet e mëdha për sukses në jetë për shkak të paaftësisë për të bashkëpunuar me të tjerët.

NDRIÇIMI I MENDJESWhere stories live. Discover now