Pranojeni këtë të vërtetë dhe do të zbuloni se ndjenjat seksuale fshehin në vete sekretin e aftësive krijuese.
Seksi mund jetë shpesh shtysë e fortë për ndërmarrje të mëdha, madje gjeniale, kur bashkohen dashuria, ndjenjat romantike dhe pasioni.
Fuqia e dashurisë
Një djalosh, për arsye se vuante nga zhgënjimi në dashuri,
u shtrua në spital. Muaj me radhë ai përpëlitej midis jetës dhe vdekjes.
U kërkua ndihmë nga një specialist për psi-koterapi, i cili e bëri ndërrimin e infermieres që kujdesej për të dhe në vend të saj caktoi një femër të re, tejet sharmante. Sipas marrëveshjes me mjekun, infermierja sharmante nisi t'i vardisej djaloshit qysh prej ditës së parë.
Pas tri javësh pacienti u lëshua nga spitali duke e ndier ende vuajtjen, por tash nga një sëmundje tjetër.
Ai përsëri ishte i dashuruar .
Shërimi u bë me anë të mashtrimit, ndërsa pacienti dhe ajo infermierja më vonë u martuan. Ruajeni harmoninë
Harmonia e përkryer ndërmjet jush dhe çdo anëtari të grupit tuaj të bërthamës krijuese, është kusht i suksesit tuaj dhe i organizatës suaj.
Nëse nuk arrini t'i përmbaheni kësaj këshille, me siguri juve ju pret dështimi.
Parimi i bërthamës kreative nuk mund të zbatohet aty ku nuk mbizotëron harmonia e përkryer. Shefi duhet t'i shfrytëzojë përparësitë që ofrojnë:
- përvoja
- edukimi
- shkathtësia e lindur dhe e trashëguar
- imagjinata e mendjeve të tjera
- kapitali-investimet.
Asnjë individ s'ka mjaft përvojë, edukim dhe aftësi të lindura sa të sigurojë një pasuri të madhe pa bashkëpunim me të tjerët.
Kur ju doni të formoni grupin e bërthamës kreative, përpiquni t'i zgjidhni ata persona për të cilët jeni të bindur se nuk e përjetojnë rëndë dështimin.
Nëse hiqni dorë para se të realizoni qëllimin, ju do të jeni "humbës".
Humbësit kurrë nuk fitojnë - fituesit kurrë nuk humbin
Përsëriteni këtë thënie sa më shpesh që të jetë e mundshme.
Bindja e disa njerëzve se vetëm paraja krijon paranë, me të vërtetë është një mendim i marrë.
Kjo nuk është e saktë! Dëshira e zjarrtë për para përmbushet vetëm me ndihmën e parimeve dhe të porosive që u përmendën.
Paraja vetvetiu, po s'u vu në lëvizje, s'është gjë tjetër, pos lëndë inerte.
Ajo nuk mund të lëvizë, të mendojë ose të flasë, por ndoshta mund të "dëgjojë".
Planifikimi inteligjent
Planifikimi inteligjent ka rëndësi thelbësore në çfarëdo veprimtarie që ka për qëllim arritjen e pasurisë.
Në faqet e këtij doracaku do të gjejnë udhëzime të hollësishme ata që rrugën e pasurimit duhet ta fillojnë me shitjen e shërbimeve personale.
Dituria nxit kurajën, sepse, praktikisht, pasuri më të mëdha kanë arritur ata që kanë ndjekur formën e kompensimit për shërbimet e tyre personale sesa ata që i kanë shitur idetë e tyre.Tipat e njerëzve
Në përgjithësi, janë dy tipa njerëzish. Të ashtuquajturit
- udhëheqës dhe
- vartës.
Dallimi ndërmjet tyre është tepër i madh.
Vartësi (ndjekës me vetëdije i një drejtimi të caktuar) thjesht nuk mund të presë kompensimin që i takon udhëheqësit, edhe pse shumë vartës punojnë për këtë dhe mendojnë se kjo u takon.
Nuk është kurrfarë turpi të jesh vartës, por edhe të mbetesh përgjithmonë vartës, nuk është gjithashtu ndonjë ndershmëri për të qenë.
Shumica e udhëheqësve të mëdhenj karrierën e kanë nisur si vartës, por janë bërë udhëheqës të mëdhenj për arsye se ishin vartës inteligjentë.
Njeriu i cili është në gjendje të ndjekë në çdo hap udhëheqësin dhe që ka aftësi të rralla, ai ka mundësi të bëhet udhëheqës.
Ndjenja e drejtësisë dhe e rregullit
Pa ndjenjën e drejtësisë e të rregullit, asnjë udhëheqës nuk mund ta ruajë respektin e vartësve të vet.
Njeriu që hamendet në marrjen e vendimeve për shkak se është i pasigurt në vete, ai nuk mund t'i udhëheqë të tjerët me sukses.
Asnjë person i pakujdesshëm nuk mund të bëhet udhëheqës i suksesshëm.
Udhëheqja e suksesshme nënkupton edhe respektin, mirëpo bashkëpunëtorët nuk do ta respektojnë udhëheqësin i cili nuk rangohet lart në shkallën e faktorëve të cilët e bëjnë ndonjë person të këndshëm.
Udhëheqësi i suksesshëm duhet të bashkëkuptohet me bashkëpunëtorët e vet.
Për më tepër, ai duhet t'i kuptojë edhe ata, edhe problemet e tyre.
Udhëheqësi i suksesshëm duhet të jetë i gatshëm ta marrë mbi vete përgjegjësinë për gabimet dhe mangësitë e bashkëpunëtorëve të vet.
Udhëheqësi që përgjegjësinë ua hedh të tjerëve, nuk do të jetë gjatë udhëheqës.
Nëse ndonjëri prej bashkëpunëtorëve të tij bën ndonjë gabim dhe udhëheqësi tregohet i paaftë për ta zgjidhur problemin, ai duhet ta kuptojë parimin e përpjekjeve të bashkuara dhe këtë t'ua lërë ta zgjidhin bashkëpunëtorët.
Udhëheqja nënkupton fuqinë, fuqia bashkëpunimin.
Udhëheqja efikase e kërkon aftësinë e organizimit të detajeve dhe të mbizotërimit mbi to.
YOU ARE READING
NDRIÇIMI I MENDJES
RandomPër mendjet e shëndosha, vetëm besimi për shtimin e pasurisë dhe për arritjen e prosperitetit shpirtëror është i mangët. Vetëm atëherë kur pasuria shpirtërore dhe ajo materiale të jenë në harmoni me njëra-tjetrën, mund të flitet për një besim dhe pë...