Barbara Walters ka thënë:
"Udhëheqje është aftësia për zgjidhjen e problemit".
Vendosni të bëheni ai që zgjidh probleme dhe këtij orientimi përmbajuni si në punë, ashtu edhe në jetë.
Në punën tuaj duhet të keni qëndrim miqësor ndaj të tjerëve dhe t'u ndihmoni e gjithmonë të veproni me disponim.
Komplimentet u pëlqejnë të gjithëve
Falënderoni njerëzit në çdo rast.
Secili që bën ndonjë gjë për ju, thoni faleminderit.
Komplimentet-falënderimet të gjithëve u pëlqejnë.
profesionale do të duhej t'i lironte të gjitha potencialet tuaja dhe t'jua hapte të gjitha dyert.
Asgjë s'do të mund t'ju ndihmonte për të fituar më shumë dhe për të përparuar më shpejt sesa arsimimi dhe profesionalizmi në sferën tuaj.
Ndërkaq, synim juaji duhet të jetë të mësuarit e vazhdueshëm, madje gjatë gjithë jetës.
Vendosni të bëheni gjithnjë e më i mirë, më i përsosur në punët që i bëni.
Askush nuk është më i mençur se ju dhe askush nuk është më mirë se ju.
Sot e dimë se qëllimi kryesor i punës në shërbimet mjekësore (dhe jo vetëm ato) është që të krijohet dhe të mbahet pacienti-klienti.
Për të arritur një nivel të caktuar të suksesit, pacienti-klienti duhet të bëhet qendër e çdo lloj aktiviteti.
Fitimet në punë janë rezultat i krijimit dhe i ruajtjes së numrit të mjaftueshëm të pacientëve-klientëve, nëpërmjet shërbimeve të mira dhe çmimit të arsyeshëm.
Pacienti-klienti është përcaktues
i suksesit
Pacienti-klienti e përcakton suksesin dhe mossuksesin e organizatës.
Sam Walton, themeluesi i Wall-Mart-it, njëherë pati thënë:
"Të gjithë ne kemi një shef, e ai është pacienti-klienti.
Dhe ai mund të na nxjerrë nga puna kur t'i teket".
Suksesi juaj në jetë dhe në karrierë varet plotësisht nga ajo se sa mirë shërbeni dhe eventualisht sa arrini t'i kënaqni pacientët-klientët tuaj.
Sa më shumë dhe më mirë që u shërbeni pacientëve-klientëve tuaj, më shumë do të keni. Mbajeni mend se pacientë-klientë janë po ashtu:
- shefi juaj
- kolegët tuaj
- bashkëpunëtorët tuaj
- asistentët tuaj
- personeli.
Në organizatën në të cilën punoni filloni të silleni sikur të ishte juaja dhe sikur secili cent që hyn dhe del të jetë i xhepit tuaj.
Trajtojeni çdo harxhim sikur të ketë të bëjë vetëm me ju.
Ju gjithmonë jeni shef i vetvetes
Liria-barazia është shembulli më i mirë për të gjithë ata që duan të paguhen më shumë dhe që duan të përparojnë më shpejt.
Njëri prej gabimeve më të mëdha që mund të bëni është të kujtoni se po punoni për tjetrin e jo për veten.
Pavarësisht nga fakti se kush e ka nënshkruar listën e pagave tuaja, ju gjithmonë jeni shef i vetvetes. Gjithmonë jeni i vetëpunësuar.Punëtorët amerikanë, sa u përket të ardhurave dhe përparimit, veten e konsiderojnë të vetëpunësuar.
Pavarësisht nga fakti se ku dhe për kë punoni, ju duhet ta merrni mbi vete përgjegjësinë për rezultatet.
Si rezultat i gjithë kësaj, më shumë dyer do t'ju hapen, do të paguheni më mirë dhe më shpejt do të përparoni në karrierë.
Bëhuni person pozitiv
Përparimi juaj, sa fitoni dhe sa shpejt përparoni, kryesisht varen prej asaj sa ju duan dhe sa dëshirojnë t'ju ndihmojnë njerëzit.
Që nga sot vendosni të bëheni person krejtësisht pozitiv, si në punë, ashtu edhe në planin personal.
Fitoni shprehi të reja, të cilat do t'ju shoqërojnë deri në fund të jetës. Shekspiri ka thënë:
"E vërteta jote është ajo që ndjek veprat e tua, ashtu siç e ndjek nata ditën, ajo do të të bëjë të mos ndihesh fajtor ndaj askujt."
Kurrë mos e rrezikoni ndershmërinë tuaj për shkak të ndonjë pune a njeriu.
Mendoni si dhe për çfarë e shfrytëzoni kohën tuaj. Çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë do të duhej t'i kryenit punët që paraqesin sukses dhe përparim të dobishëm në çastin e pikërishëm.
@SPEISING.14.5 = Asnjë njeri nuk është ngritur në shkallën e pjekurisë shpirtërore derisa nuk e ka zbuluar se më mirë është t'i shërbejë tjetrit sesa vetes.
Sot burimet parësore të pasurisë janë:
- talenti
- aftësia
- dija
- idetë.
Sukses dhe pasuri në jetë arrijnë meshkujt dhe femrat që kanë dëshmuar se punojnë shpejt dhe mirë.
Qëllimi vjetor
Sapo të keni krijuar një përvojë, ju duhet të mendoni dhe në fillim të vitit të përcaktoni se: - cili është qëllimi juaj kryesor për këtë vit
- cilat janë ëndrrat tuaja për këtë vit
- cilat janë qëllimet tuaja për këtë vit
- çfarë pritni të arrini gjatë dymbëdhjetë muajve të ardhshëm.
Nëse një sukses që keni arritur, sado i vogël qoftë, e përsëritni shtatë herë në ditë, ju do të zbuloni një sekret të madh, do të keni:
- një ditë të suksesshme
- një javë të suksesshme
- një muaj të suksesshëm
- një vit të suksesshëm.
Kështu, ju jeni në rrugën e krijimit të një viti e jete të suksesshme.
Mos e ndërroni vendimin që keni marrë për të bërë diçka, po ndërrojeni vetëm rrugën, shtegun që ju shpie atje.
Ka shumë rrugë-shtigje që mund t'ju çojnë në një qëllim të caktuar.
Për shembull, nëse ju jeni rrugës për në punë dhe keni gabuar e keni hyrë në një rrugë që është e mbyllur, a do të dorëzoheshit e të ktheheshit në shtëpi?
Jo, ju do të gjenit një rrugë tjetër që është e hapur për të shkuar në punë.
YOU ARE READING
NDRIÇIMI I MENDJES
AltelePër mendjet e shëndosha, vetëm besimi për shtimin e pasurisë dhe për arritjen e prosperitetit shpirtëror është i mangët. Vetëm atëherë kur pasuria shpirtërore dhe ajo materiale të jenë në harmoni me njëra-tjetrën, mund të flitet për një besim dhe pë...