Qëndrimet më të rëndësishme se faktet

1 0 0
                                    

Qëndrimet janë shumë më të rëndësishme sesa faktet.
Falë qëndrimit, ne arrijmë të bëjmë dallimin ndërmjet suksesit dhe dështimit.
Për të pasur një qëndrim pozitiv, ju duhet të merrni një vendim.
Qëndrimi është mbi çdo gjë tjetër.
Vendosni që të keni një qëndrim të mirë, pozitiv dhe produktiv për çdo ditë.
Asnjë pasuri a pozitë nuk mund të qëndrojë gjatë nëse nuk është e ndërtuar mbi të vërtetën dhe drejtësinë.
Suksesi arrihet duke i tërhequr forcat që dëshirojmë t'i shfrytëzojmë dhe njëherësh duke tërhequr ekspertë dhe njerëz të tjerë për bashkëpunim.
Kështu, ia dola t'i bëja për vete dhe të jenë të gatshëm të më ndihmojnë në çdo moment. Njëherësh, edhe unë do t'u ndihmoj atyre që t'i flakin pasionet e ulëta, si:
- urrejtjen
- lakminë
- xhelozinë
- egoizmin
- cinizmin.
Duke nxitur te ta dashurinë ndaj tërë njerëzimit, sepse e di se qëndrimi negativ ndaj të tjerëve kurrë nuk mund të sjellë suksesin, do të arrij që ata të besojnë në mua, sikurse edhe unë të besoj në ta, e edhe në veten time.
Nëse doni të merrni
më shumë nga jeta e përvoja
Bëhuni pozitiv dhe meditoni, mos harroni se mendimtar pozitiv është ai që: - i sheh gjërat e padukshme
- e ndien të paprekshmen
- arrin të pamundshmen.
Njerëzit me një qëndrim pozitiv sëmuren më pak, po edhe kur sëmuren, ata shërohen më shpejt.
Nëse doni të merrni më shumë nga jeta, atëherë ju duhet të jepni më shumë për të.
Sa më shumë që të japësh, aq më shumë do të marrësh.
Nëse ëndrrat janë fara e suksesit, atëherë cili është sekreti i suksesit?
Përgjigjja është: durimi dhe këmbëngulja.
Ne duhet të kemi besim në veten tonë dhe të zotohemi për të qenë të durueshëm, këmbëngulës e që të mos dorëzohemi kurrë.
Nëse dëshironi diçka në jetë, duhet të jeni të gatshëm ta kërkoni.
Kërkoni dhe do ta merrni.
Kërkoni dhe do ta gjeni.
Nëse dëshironi të merrni, atëherë edhe duhet ta kërkoni.
Dhe mos harroni se të gjitha gjërat janë të mundshme vetëm nëse mund të besoni dhe kërkoni. Kërkoni dhe do t'ju japin.
Kërkoni dhe do të gjeni.
Sepse çdonjëri që kërkon, edhe do të marrë.
Ashtu siç e besoni, edhe do të bëhet.
Dhe në fund trokisni dhe dera do t'ju hapet. Nëse trokisni, do të thotë se jeni i gatshëm të ngulni këmbë e të duroni.

Bashkoni besimin dhe veprimin
Besimi nuk është vetëm fakt, por edhe akt.
Për të qenë besimi efektiv, ju duhet të veproni, sepse besimi pa veprim është i vdekur.
Bashkoni besimin dhe veprimin dhe do të arrini suksesin të cilin keni mundur vetëm ta ëndërroni.
Dashuria jote është orientuar me mendje, ajo është:
- biologji
- fiziologji
- kënaqësi.
Por nuk është përjetësi.
Së pari hyni në meditim, sepse dashuria ka lindur nga meditimi.
Ajo është aromë e meditimit.
Se ai që ka mundësi të meditojë, ai është si një trëndafil që lëshon aromë. Aromën e tij e thithin edhe ata që ulen afër tij. Por, të rrallë janë ata që dinë të meditojnë.
Meditojnë ata të cilët mollën e kapin para se ajo të bjerë në tokë.
Sepse, nëse molla bie prej degës, ajo nuk qëndron, prishet.
Nëse e këput para kohe, është e papjekur.
Që do të thotë, para se të bjerë, duhet ta presim që të piqet e ta kapim.
Kështu, ai që mediton ka mundësi ta shfrytëzojë rastin e duhur në kohë të duhur.
Për evropianët e rëndësishme është ora
Libri i shenjtë, Kur'ani, i jep rëndësi të madhe kohës.
Për amerikanët koha gjithashtu është e rëndësishme.
Hulumtimet dhe zbulimet në Amerikë zgjasin tre vjet.
Hulumtimet dhe zbulimet në Evropë zgjasin shtatë vjet.
Kështu, amerikanët janë katër vjet përpara evropianëve.
Evropa e kontrollon punën dhe i përmbahet marrëveshjes për pagën.
Amerikanët e kontrollojnë punën, por stimulimi i punëtorit për punën e suksesshme e tejkalon pagën.
Kështu, punëtori në Amerikë vetë e kontrollon punën dhe suksesin shkaku i fitimit, interesit personal.
Kur e përjetoni qetësinë
Kur jemi objekt marrëdhëniesh, gjithnjë jemi nën ndikimin e objekteve jashtë Unit tonë të vërtetë, që përfshin situata, rrethana.
Kur jemi objekt marrëdhëniesh, gjithmonë kërkojmë miratimin e njerëzve të nxitur nga nevoja:.
- për miratim
- për kontroll
- për ndikim të jashtëm.
Këto nevoja janë pasojë e frikës sonë.
Kur arrijmë ta realizojmë Unin tonë të vërtetë, atëherë do ta shporrim nga vetja frikën. Nuk ka nevojë as për kontrollim e as të bëjmë luftë për miratim, pushtet të jashtëm. Atëherë jemi:
- imunë ndaj kritikës
- të guximshëm para sfidave
- të pavarur
- modestë

- mbi askënd nuk ndihemi të plotfuqishëm.
Dialogu juaj i brendshëm
Nëse dëshironi të kënaqeni, nëse dëshironi ta përdorni krijimtarinë që ndodhet në vetëdijen e pastër, atëherë duhet t'i qasemi asaj.
Një nga mënyrat e qasjes kësaj sfere është praktika ditore e mendimit, e meditimit dhe e mosgjykimit.
Nëse kurrnjëherë nuk i ofroni vetes mundësi ta përjetoni qetësinë, ju keni për të krijuar turbulencën e dialogut tuaj të brendshëm.
Apo thjesht merruni vesh me vetveten që çdo ditë, në një kohë të caktuar, ta ruani qetësinë e brendshme.
Në fillim dialogu juaj i brendshëm ju trazon, ju ndieni nevojë të fuqishme që të thoni diçka. Uni i vërtetë, fryma e shenjtë, vërtet është kontroll mbi veten dhe pikë.
Kur të pushojë dialogu i brendshëm, ju do të filloni ta përjetoni qetësinë e sferës së pastër. Mënyra tjetër për të arritur qetësinë është meditimi i përditshëm.
Me anë të meditimit keni për të mësuar që ta përjetoni sferën e qetësisë së pastër dhe të vetëdijes së pastër.
Në sferën e qetësisë dhe të vetëdijes së pastër ndodhet sfera e forcës së pakufishme.
Qetësia është kushti i parë për realizimin e dëshirave, pasi vetëm në qetësi ju arrini sferën e potencialit të pastër, e cila mund të harmonizojë hollësi të pakufishme.
Uni juaj i vërtetë do të sjellë shërimin e vërtetë.
E kur ta keni arritur njohjen e Unit tuaj të vërtetë e ta kuptoni natyrën tuaj të vërtetë, kurrë më nuk do ta ndieni veten fajtor për asgjë, meqë do ta kuptoni se esenca e tërë begatisë materiale është energjia jetësore.
Esencë është potenciali i pastër, është natyra juaj e lindur.
Sa më afër natyrës të vërtetë, aq më shumë mendime të shëndosha dhe forcë krijuese.
Pasi sfera e potencialit të pastër është po ashtu edhe sferë e krijimtarisë së pafund dhe e dijes së pastër.
Siguria e mbështetur në paranë
Uni i vërtetë është burim i pasurisë dhe i begatisë.
Ai është vetëdije që di si t'i përmbushë të gjitha nevojat e veta.
Të gjitha të tjerat janë simbole, si automobilat, shtëpitë, rrobat, aeroplanët, ari, çifligu etj. Simbolet janë kalimtare, vijnë dhe shkojnë.
Të vraposh pas simboleve, do të thotë t'i shkaktosh vetvetes tendosje, brenga, e kjo ka për pasojë zbrazëtinë e brendshme.
Vetëdija e vërtetë, uni i vërtetë, është pasuri e madhe, është aftësi për të arritur çdo gjë që dëshironi.
Ata që e kërkojnë sigurinë në para dhe vrapojnë pas saj, ata kurrë nuk e arrijnë atë.
Siguria e mbështetur në paranë, gjithmonë është mashtruese dhe e tejdukshme, ajo krijon vetëm pasiguri, edhe pse mund ta kemi me
Gjërat që nuk shumëzohen,
nuk kanë vlerë
Secila marrëdhënie është dhënie dhe marrje.
Në të vërtetë, dhënia është edhe marrje. Sa më shumë të jepni,
më shumë keni për të marrë.
Pra, çdo gjë që ka njëfarë vlere duhet të shumëzohet.
Nëse nuk shumëzohet, nuk është e denjë as të marrim, as të japim.

NDRIÇIMI I MENDJESWhere stories live. Discover now