Nëse në aktin e dhënies ndieni se diçka keni humbur, atëherë ajo nuk është dhuratë, sepse ajo nuk ka për t'u shumëzuar.
Nëse jepni pa gëzim, ajo nuk përmban energji.
Qëllim gjithmonë duhet të jetë krijimi i kënaqësisë për atë që dhuron dhe për atë që pranon. Ndërkaq, meqë lumturia e përmban dhe e për-krah jetën, kështu krijohet edhe leverdia. Prandaj, akti i dhënies duhet të jetë i gëzueshëm.
Në këtë mënyrë, energjia e liruar në aktin e dhënies rritet shumëfish. Në të vërtetë, kjo është shumë e thjeshtë:
- nëse doni gëzim, gëzoni të tjerët
- nëse doni dashuri, mësohuni të jepni shembull për dashuri
- nëse doni të mira materiale, ndihmoni të tjerët të bëhen të pasur.
Nëse në jetën tuaj dëshironi të jeni të bekuar me të mirën, mësohuni që me të mirën qetësisht ta bekoni dhe ta ndihmoni secilin njeri.
Kështu, edhe unë jam munduar dhe i kam mësuar fëmijët e mi që sa herë që t'i vizitojnë të afërmit, t'u dhurojnë atyre nga diçka.
Vendosni të jepni kudo që të keni shkuar, ci-lindo që do ta keni takuar.
Derisa jepni, keni përfituar shumë.
Kjo mund të jetë, qoftë edhe vetëm:
- kompliment
- lule-lutje
- dhuratë
- përkujdesje
- falënderim.
Ne kemi trashëguar një begati, sferën e potencialit të pastër - vetëdijen e cila di si ta përmbushë secilën nevojë tonën, duke përfshirë:
- gëzimin
- dashurinë
- harenë
- qetësinë
- harmoninë
- diturinë.
Unë kam vendosur që sot kudo që të shkoj, cilindo që ta takoj, t'i jap një dhuratë.
Dhurata mund të jetë kompliment, lule a lutje.
Sot me falënderim kam për t'i pranuar të gjitha dhuratat e natyrës:
- shkëlqimin diellor
- këngën e zogjve
- shiun pranveror
- borën e parë
- erën e barit kur kositet.
Sa herë që të takoj dikë, kam për t'ia dëshiruar qetësisht lumturinë, gëzimin, harenë.
Lumturia, konfirmim i lirisë njerëzore
Lumturia është konfirmim i përjetshëm i lirisë njerëzore.
Mendimet tona, fjalët dhe veprat tona janë fije të rrjetës që ne vetë i kemi thurur rreth vetes.
Natyrisht, nëse duam ta krijojmë lumturinë në jetën tonë, duhet të mësohemi edhe ta kultivojmë farën e lumturisë.
Ju pëlqeu apo jo, krejt çfarë ndodh në këtë moment është rezultat i rrugës që ia keni zgjedhur vetvetes në të kaluarën.Fatkeqësisht, shumica prej nesh marrim vendime të gabuara dhe për këtë nuk jemi të vetëdijshëm, prandaj për to edhe nuk mendojmë si për diçka që kemi zgjedhur.
Po qe se do t'ju ofendoja, sigurisht, ju do të kishit zgjedhur të më provokonit.
Po qe se do t'ju kisha lavdëruar, zgjedhja juaj do të ishte të jeni të kënaqur.
Çfarë mund të mësoj prej këtij përjetimi-përvojës sime jetësore?
Përse kjo po ndodh dhe ç'porosi gjithësia-perëndia-Zoti po më dërgon?
Në ç'mënyrë do të mund ta përdorja këtë përvojë për të mirën e njerëzve të tjerë?
Natyrën e mban energjia e dashurisë
Natyra vepron me lehtësi dhe me shkujdes të plotë.
Nëse e vështroni sesi natyra punon, keni për të parë se çdo gjë zhvillohet deri në imtësi në mënyrë spontane:
- Bari nuk provon të rritet, veçse thjesht rritet.
- Peshqit nuk provojnë të notojnë, ata thjesht notojnë.
- Lulja nuk provon të lulëzojë, ajo lulëzon.
- Zogjtë nuk provojnë të fluturojnë, ata fluturojnë
- Bleta punëtore nuk e di se nuk mund të fluturojë, por fluturon.
Pasi natyrën e mban energjia e dashurisë.
Kur kërkoni fuqinë sa për t'i kontrolluar njerëzit, atëherë e shpenzoni energjinë kot.
Kur kërkoni para dhe pushtet për të kënaqur egon, ju e shpenzoni energjinë pas hijes së lumturisë.
Kur kërkoni para vetëm për shkak të dobisë personale, ju ia ndërpritni vetes rrjedhën e energjisë dhe e pengoni manifestimin e inteligjencës natyrore.
Por, kur aktivitetet tuaja janë të frymëzuara nga dashuria, energjia nuk humbet.
Kur aktivitetet tuaja janë të prekura nga dashuria, energjia juaj shumëzohet dhe akumulohet, deri në fund.
Nëse dini si ta krijoni, ta ushqeni dhe ta har-xhoni energjinë, atëherë do të jeni në gjendje të krijoni çfarëdo pasurie.
Pranojeni të tashmen, synojeni të ardhmen
Qëllimi juaj nuk duhet të jetë ardhmënia.
Vëmendja juaj duhet të përqendrohet në të tashmen.
Aq sa do ta keni vëmendjen në të tashmen, po aq i keni shërbyer edhe ardhmënisë suaj, meqë ardhmënia krijohet në të tashmen.
Duhet ta pranojmë të tashmen ashtu siç është.
Pranojeni të tashmen e synojeni të ardhmen.
E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë tipare të vetëdijes.
E kaluara është kujtesë.
E ardhmja është pritje.
E tashmja është vetëdije.
Koha është lëvizje e mendimeve.
Edhe e kaluara, edhe e ardhmja ndodhen në imagjinatë, vetëm e tashmja, që është vetëdije, është e vërtetë dhe e përjetshme.
Ajo është për kohën dhe hapësirën potencialisht materie dhe energji.
Ajo është sferë e përjetshme e mundësisë e cila veten e përjeton në trajtë forcash abstrakte, siç janë:
- drita
- nxehtësia
- elektriciteti
YOU ARE READING
NDRIÇIMI I MENDJES
DiversosPër mendjet e shëndosha, vetëm besimi për shtimin e pasurisë dhe për arritjen e prosperitetit shpirtëror është i mangët. Vetëm atëherë kur pasuria shpirtërore dhe ajo materiale të jenë në harmoni me njëra-tjetrën, mund të flitet për një besim dhe pë...