Part 18

1 1 0
                                    

Varet nga ju se cilët do t'i keni përreth, afër vetes.
Mos u ankoni
Shumë njerëz ia nxijnë jetën vetes gjithnjë duke u ankuar:
- asgjë nuk është në rregull - shumë vapë
- shumë ftohtë
- shumë ëmbël
- shumë thartë
- shumë fort
- shumë butë
- shumë ashtu, shumë kështu.
Na duhet t'iu ndihmojmë këtyre njerëzve ta kërkojnë dhe ta gjejnë të mirën në jetë.
T'u themi se njerëzit pozitivë jo vetëm e shijojnë jetën më mirë, por sipas statistikave, edhe jetojnë më gjatë.
Një dëshirë
Një person që ka vetëm një synim (zgjithje) në jetë, ai nuk ka asgjë.
Ai mund të realizohet për arsye se ju nuk keni zgjidhje tjetër.
Një gjeneral i dërgoi trupat në një betejë të madhe në brigje të largëta.
Derisa i afroheshin armikut, gjenerali vërejti se kishte të bënte me ushtri të madhe dhe të fuqishme.
Por, gjenerali e dinte se e kishte potencialin për të fituar.
Pasi arritën në tokë dhe kur pa se ushtarët e tij përpiqeshin të dezertonin nga frika, dha urdhër që të digjeshin anijet.
Ata tani nuk kishin zgjidhje tjetër.
Ose duhej të fitonin, ose të vdisnin.
Në atë moment, trupat e tij u mbushën plot energji dhe pa frikë luftuan me të gjitha forcat dhe fituan.
Fituan, sepse nuk patën opsion tjetër.
Ne duhet të krijojmë së paku një zgjidhje ose të fundosemi.
Mendja juaj është si një kopsht
- Çfarë do të mbillni, edhe do të korrni -
Për t'u bërë të suksesshëm, ju duhet të jeni të kujdesshëm ndaj asaj që lejoni të hyjë në mendjen tuaj, për shkak se mendja juaj është si një kopsht.
Nëse mbillni diçka të mirë, diçka të mirë do të korrni.
Por nëse mbillni diçka të keqe, ajo do të rritet.
Çfarë do të mbillni, edhe do të korrni.
Nëse nuk mendoni për asgjë, edhe nuk do të bëni gjë.
Mendoni për gjëra të mëdha dhe do të bëni gjëra të mëdha.
Për ju çdo ditë është një ditë e madhe, e nëse nuk ju duket e këtillë, ju mund ta bëni një ditë të madhe.
Për të ndryshuar pozitën në të cilën jeni, ju duhet ta ndryshoni të menduarit tuaj.
Nëse mund ta ndryshoni mënyrën si mendoni, ju do të ndryshoni mënyrën e veprimit.
Ju e realizoni atë që mendoni se mund ta realizoni.
Ju mundeni, nëse mendoni se mundeni dhe ka shumë të ngjarë që nuk mundeni, nëse edhe mendoni se nuk mundeni.
Shumica e njerëzve thjesht nuk e provojnë.

Ëndrrat e tyre i marrin me vete në varr.
Simbol i suksesit është bleta punëtore, ajo ka aftësinë për ta bërë të pamundurën të mundshme.
Pse?
Sepse shkencëtarët kanë theksuar se bleta nuk mund të fluturojë, sepse ka krahë të vegjël e trup të madh.
Por bleta punëtore nuk e di ç'është e pamundshmja, kështu që pa problem fluturon.
Në vend se "nuk mundem", thoni "është e pamundshme të dështoj" .
Dhe ju do të bëni gjëra të pabesueshme.
A keni ditur se një amerikan i zakonshëm lexon një libër në vit.
Ndërkaq milioneri (që nuk ka trashëguar pasurinë), lexon një libër në muaj.
Amerikani i zakonshëm e shikon televizorin 6 orë në ditë, ndërsa
milioneri më pak se dy orë.
Ju mund të mos jeni përgjegjës kur bini përtokë.
Por jeni patjetër përgjegjës për t'u ngritur.
Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në jetën tuaj.
Ka rëndësi vetëm ajo se çfarë ju ndërmerrni në këtë rast
Zgjohuni, mos rrini kot!
Mos harroni, zgjedhja është juaja.
Dëshira kërkon dhe mençuri
Shpesh më ka ndodhur të marr si shembull një fëmijë shurdhmemec.
Këtë e kam bërë me paramendim, në mënyrë që te fëmija të ngulitet mendimi se sëmundja e tij nuk është barrë për të, por, përkundrazi, një përparësi e një vlerë e madhe.
Fjala është për një baba i cili kishte arritur që djalin e tij shurdhmemec ta bindte se ai kishte përparësi të veçantë në krahasim me vëllanë e tij më të madh dhe se ajo përparësi do të pasqyrohej në mënyra të shumta.
Për shembull, për këtë arsye mësuesi në shkollë do t'i kushtojë kujdes të veçantë.
Se kur të rritej do të mund të shiste gazeta (se vëllai i tij ishte shitës gazetash).
Do të kishte përparësi të mëdha në krahasim me vëllanë e vet, pasi njerëzit do t'i jepnin më shumë para për mallin e tij, kur do të shihnin se ky ishte djalosh inteligjent dhe i vyer. Kur fëmija u bë shtatë vjeç, tregoi shenjat e para të kurajës në vetëdijen e tij.
Djali disa muaj radhazi bënte lutje që ta lejonim të shiste gazeta, por e ëma e tij nuk dëshironte kurrsesi të pranonte këtë.
Më në fund, ai i mori gjërat në duart e veta.
Një pasdite, kur mbeti vetëm në shtëpi, doli nëpër dritaren e kuzhinës, u lëshua në tokë dhe u nis rrugës së vet.
Djali shkoi dhe i huazoi gjashtë centë prej këpucëtarit fqinj, e investoi atë kapital në gazeta, i shiti të gjitha gazetat, investoi përsëri dhe kështu pandërprerë deri vonë në mbrëmje.
Pas kalkulimit të llogarive dhe kthimit të gjashtë centëve që i huazoi te "bankieri" i vet, ai pati një fitim të pastër prej dyzet e dy centësh.
Kur u kthye atë natë vonë në shtëpi, prindërit e gjetën si flinte në shtrat, duke i shtrënguar paratë fort në grusht.
E ëma ia hapi grushtin, ia mori paratë e ia plasi vajit, paratë e djalit iu duken të rënda.
Kurse babai reagoi krejt ndryshe:
Unë qesha me zemër, meqë e pashë se përpjekja ime që fëmija ta kultivonte ndjenjën e besimit në vetvete, pati sukses.
Unë shihja te ky i vogël një punëtor, ambicioz dhe të qëndrueshëm – kishte pohuar babai .
Në kohët e etheve të arit në Amerikë, R. U. (DARBY) shkoi në Perëndim që të pasurohej.

Më parë ai s'kishte dëgjuar se më shumë ar është nxjerrë prej mendimeve të njerëzve sesa prej tokës.
I investoi paratë në një copëz tokë dhe filloi të punonte me lopatë e kazmë.
Puna e mundimshme disajavëshe u shpërblye me zbulimin e këtij metali të çmueshëm.
I nevojiteshin makina për ta nxjerrë atë në sipërfaqe.
Atëherë vendosi ta mbyllte minierën përkohësisht, u kthye në shtëpi në Villijemsburg, Merilend dhe u tregoi kushërinjve dhe disa fqinjëve për "zbulimin"e vet.
Ata u bënë bashkë, i tubuan paratë e nevojshme për makina, i blenë ato dhe iu kthyen punës në minierë.
Sasia e parë e mineralit u nxor nga toka dhe u dërgua në shkritore.
Analizat treguan se ata kishin njërën prej minierave më të pasura në Kolorado, mirëpo mu kur duhej të rridhte fitimi i madh, atëherë shtratimi i mineralit të arit u zhduk, u shtor.
Vazhdonin të shponin, me shpresat e fundit, duke tentuar që t'i gjenin sërish rezervat – shtratimet e arit, por kot.
Më në fund, ata vendosën të hiqnin dorë.
Makinat ia shitën një tregtari hekurishtesh për disa qindra dollarë dhe u kthyen në shtëpi. Tregtari i hekurishtes shpalli një konkurs për një inxhinier minierash për të bërë disa gërmime. Llogaritjet e tij treguan se damari nëntokësor i arit gjendej vetëm tre hapa prej vendit ku ata e braktisën arin.
Tregtari i hekurishtes nxori prej asaj miniere mineralet me vlerë miliona dollarësh.
Ndërkaq, këta mbetën, siç thotë populli, me gishta në gojë vetëm pse para se të hiqnin dorë nga gërmimet nuk u shkoi mendja të kërkonin ndihmën e ekspertit.
Beso në Zotin dhe puno me mend
Suksesi vjen nga puna e palodhshme.
Mirëpo, po ashtu, shumë e rëndësishme është të punoni me mend, të planifikoni e të organizoni punën në atë mënyrë që t'i maksimalizoni dobitë që vijnë nga përpjekjet tuaja. Mos harroni se faktori më i rëndësishëm i suksesit tuaj është që të besoni në një Zot.
Por, mbajeni mend se nëse jeni besimtar, Zoti është me ju.
Ai është më i fuqishëm se e tërë bota që ju mendoni se është kundër jush.
Me besim, me besim të sinqertë ndaj Zotit, dështimi është i pamundshëm.
Me besimin në vete, besimin në një Zot, ju idetë e mëdha do t'i shndërroni në pasuri të mëdha. Sepse edhe kur ta ndieni se jeni përgatitur dhe të gatshëm për sukses,
jeta nganjëherë është e pamëshirshme dhe mund:
- t'ju rrëzojë
- t'ju ndalojë
- t'ju pengojë
- t'ju hedhë nga rruga.
Prandaj, gjithnjë mbajeni mend se nëse Zoti është me ju, ai është më i fuqishëm sesa tërë bota kundër jush.
Besimi në zhvillimin personal nuk është një koncept i ri, por shumë vonë dhe pak e kanë kuptuar se ai mund të lidhet me suksesin.
Shumica konceptin e besimit e kanë kufizuar vetëm në zhvillimin shpirtëror.
Nuk është menduar si një mënyrë për të drejtuar një biznes apo si sistem suksesi.
Nëse dëshironi rezultate dhe arritje të mëdha, është e nevojshme të keni besim të madh. Jeta për nga natyra është e vështirë.
Vjen një kohë kur besimi është e vetmja gjë që ju mban, që nuk ju lë të fundoseni.
I dërguari i zotit, Muhamedi a. s. , u bënte thirrje hebrenjve dhe të krishterëve që të bashkoheshin, sepse ai nuk po krijonte një religjionin të ri.

NDRIÇIMI I MENDJESWhere stories live. Discover now