Ai u bënte thirrje të gjithë atyre që të besonin në vetëm një Zot, që të bashkoheshin në një besim.
Po ta kishin pranuar të krishterët thirrjen e Profetit Muhamed, Islami do ta pushtonte gjithë botën.
Ata nuk e pranuan thirrjen e tij.
Ata madje as nuk dëshiruan ta pranonin risinë e pejgamberit Muhamed për rregullat e luftimit.
Kur ushtria e Profetit Muhamed a. s. hyri në Jerusalem, asnjë person nuk u vra për arsye të besimit të vet.
Mirëpo, kur ushtarët e kryqëzatave hynë në Jerusalem, disa shekuj më vonë, nuk u kursye asnjë mysliman, qoftë mashkull, femër apo fëmijë.
Megjithatë, të krishterët në Jerusalem pranuan një ide myslimane, Vendin e Mësimit - Universitetin
Për një kohë të gjatë gjërat jam përpjekur t'i bëj vetëm, por mjerisht nuk ia arrita.
Vetëm kur nisa të besoja në Islam dhe në një Zot, e kuptova se sa gjëra të mrekullueshme mund të ndodhin në jetë.
Lutja ime e përhershme është që të kemi shëndet, sepse asgjë nuk është me e rëndësishme dhe më e çmueshme sesa shëndeti.
Lutem që të mbetem përgjithmonë i uritur, që të mos kënaqem me veten time.
Por, të përpiqem që më të mirën ta bëj edhe më të mirë.
Nuk dua të jem i vetëkënaqur, por dua që përherë të kem një dëshirë, një synim.
Dhe të mos harroj se kush jam dhe i kujt jam.
Se besimi na mëson të përgatitemi për më të keqen ose për më të mirën.
Lavdërojeni jetën dhe tregohuni të gatshëm të futeni në sigurinë e besimit islam.
Është një siguri e bekuar, se Zoti kurrë nuk do t'ju braktisë.
YOU ARE READING
NDRIÇIMI I MENDJES
AcakPër mendjet e shëndosha, vetëm besimi për shtimin e pasurisë dhe për arritjen e prosperitetit shpirtëror është i mangët. Vetëm atëherë kur pasuria shpirtërore dhe ajo materiale të jenë në harmoni me njëra-tjetrën, mund të flitet për një besim dhe pë...