MENDIME AFORISTIKE
PËR DITURINË
PËR TË ZOTËRUAR NATYRËN, DOMOSDO NEVOJITET DITURI, URTËSI DHE ARSIMIM. SEPSE, SIPAS KUR'ANIT, PADITURIA, INJORANCA DHE ANALFABETIZMI JANË PLAGË TË RËNDA EDHE PËR INDIVIDIN, EDHE PËR SHOQËRINË. PIKËRISHT NË AJETIN E PARË TË KUR'ANIT PËR TË DY GJINITË NJERËZORE URDHËRON IKRE-LEXO-MËSO.
PARA SE TA LEXOSH KUR'ANIN, LUTU: ZOTI IM, MË JEP DIJE, NE KEMI NEVOJË DHE PËR DETYRË LEXIMIN E TIJ.
ZOT, SILL FAKTE TË QARTA PËR ATA BESIMTARË QË KANË MENDIME TË SHËNDOSHA. NJERËZIT DUHET T'I HARMONIZOJNË JETËN, SJELLJET DHE MARRËDHËNIET E TYRE ME TË TJERËT.
ECJA NË RRUGËN E ZOTIT, DREJT, KËRKON MATURI TË MADHE.
NJERËZIT-BESIMTARËT QË NUK ANGAZHOJNË AFTËSITË E TYRE MENDORE E SHPIRTËRORE PËR TË GJETUR TË VËRTETËN, SI DUKET, JANË TË PËRGATITUR PËR DËNIM-XHEHENEM.
ZOTI E DO ATË BESIM QË BURON NGA VETË VULLNETI I NJERIUT, E JO ATË QË ËSHTË REZULTAT I DHUNËS.
ARSIMIMI I SHKËLQYER SHËRBEN SI ARMË, PËR VETEN, PËR FAMILJEN DHE PËR NJERËZIMIN. ËSHTË FAKT QË NUK JEMI PLOTËSISHT TË VETËDIJSHËM PËR PRANINË DHE RËNDËSINË QË KA MËSHIRA, PRANDAJ NUK GJEJMË GJËRA TË VLEFSHME, SEPSE NUK I KËRKOJMË, NUK I NJOHIM, S'I KUPTOJMË DHE KËSHTU NUK I SHFRYTËZOJMË ATO.PËR DASHURINË
DASHURIA DHE MIRËSJELLJA JANË SHUMË MË TË FORTA SE IMPONIMI E DHUNA.
DASHURIA ËSHTË VULLNETI QË NXIT ZHVILLIMIN TONË SHPIRTËROR PËR TË ARRITUR PJEKURINË OSE REALIZIMIN E VETVETES DHE TË TË TJERËVE.
KËSHTU, AKTI I DASHURISË NDAJ ZOTIT SHNDËRROHET NË NJË AKT VETËNGRITJEJE E VETËPËRSOSJEJE SHPIRTËRORE.
NE NGRIHEMI NËPËRMJET DASHURISË. DASHURIA SI ZGJERIM I VETVETES ËSHTË EVOLUCION. NUK DUHET TË FSHIHET FAKTI QË DASHURIA ËSHTË BURIM I PUSHTETIT (MENÇURISË). DASHURIA ËSHTË ELEMENT SHUMË I RËNDËSISHËM PËR NJË PSIKOTERAPI TË THELLË DHE TË RËNDËSISHME.
DASHURIA E VËRTETË ËSHTË PËRVOJË E PËRHERSHME E NGRITJES SË PERSONALITETIT TË NJERIUT.
AJO ËSHTË EVOLUCION NË PROGRES, TE NJERËZIMI MANIFESTOHET NËPËRMJET DASHURISË NJERËZORE.
DASHURIA ËSHTË FORCË ÇUDIBËRËSE, E CILA NUK ËSHTË THJESHT MERR OSE JEP, MARRJE OSE DHËNIE: AJO ËSHTË LËVDATË E MENDUAR, BISEDË, BALLAFAQIM, DETYRIM, NJËKOHËSISHT AFËRSI, INTIMITET, NGUSHËLLIM E SIGURI.
VLERA KRIJON VLERË, DASHURIA MERITON DASHURI. PRINDËRIT BESIMTARË DHE FËMIJËT SHKOJNË SHPEJT PËRPARA, KUR JANË NË PËRQAFIM TË DASHURISË SË VËRTETË.
DASHURIA NUK MUND TË KUPTOHET PA SAKRIFICA, AJO KËRKON SHUMË PËRKUSHTIM. GJITHMONË KEMI QENË BESIMTARË, JEMI PJESË E ZOTIT, ZOTI KA QENË GJITHMONË ME NE, ËSHTË DHE GJITHMONË DO TË JETË.
RRUGA E NGRITJES NË BESIMIN SHPIRTËROR ËSHTË NJË RRUGË E MËSIMIT GJATË TËRË JETËS. TË VETËDIJSHËM PËR BESIMIN DHE PËR LIDHJEN INTIME ME ZOTIN, ATA NUK E NDIEJNË VETMINË, SEPSE TASH EKZISTON KOMUNIKIMI.
NJERËZIT TË CILËT DUAN, DASHUROJNË JANË NJERËZ TË CILËT ARRIJNË TË NGRIHEN SHPIRTËRISHT.
NË VEND QË T'I AKUZOJMË NJERËZIT, TË PËRPIQEMI T'I KUPTOJMË, TË ANGAZHOHEMI TA KUPTOJMË SHKAKUN E SJELLJEVE TË TYRE.
T'I NJOHËSH TË GJITHA, DO TË THOTË T'I FALËSH TË GJITHA.
MËNYRA E VETME QË NJERIUN TA PËRVETËSOJMË ËSHTË T'I JAPIM ATIJ ATË QË AI DËSHIRON. NJERIU-BESIMTARI QË NUK TREGON INTERESIM PËR TË AFËRMIT E VET, KA MË SË SHUMTI VËSHTIRËSI NË JETË DHE U SHKAKTON MË SË SHUMTI DHIMBJE NJERËZVE.
LUMTURIA NUK VARET NGA SHKAQET E JASHTME, POR NGA DISPONIMI YNË I BRENDSHËM, KËSHTU QË NJERËZIT TË CILËT KANË BESIM TË DREJTË, TË SHUMTËN JANË TË LUMTUR. GJITHMONË DUHET TË SYNOJMË SA MË LART DREJT MENÇURISË, DHE SA MË TEPËR TË LUFTOJMË PËR DASHURINË.
PËR SJELLJEN
MENDOHUNI MIRË PËR SJELLJET ME NJERËZ, NË KËTË MËNYRË DO TË ARRINI ÇFARË DËSHIRONI. RESPEKTOJENI MENDIMIN E TË TJERËVE, KURRË MOS I THONI NJERIUT SE NUK KA TË DREJTË DHE TË MOS JU VIJË KEQ QË KENI GABUAR, SEPSE KUSHTI PËR TË QENË I ARMATOSUR SI BESIMTAR ËSHTË:
- DURIMI
- SINQERITETI
- DËSHIRA PËR GJETJEN E GJUHËS SË PËRBASHKËT.
I DUAM LËVDIMET E SINQERTA, SHPREHJET E NJERËZISHME, E JO LAJKAT. FALËNDERIMI ËSHTË FRYT I SHPIRTIT TË KULTIVUAR ME KUJDES.
NUK MUND TA GJESH KURRË TE NJERIU PRIMITIV.O NJERI, QENIE E NGRATË, SAPO FITON PUSHTET, FILLON TË SILLESH AQ ME BUDALLALLËK NË KËTË BOTË, NGA E CILA EDHE ENGJËJT (MELAQET) QAJNË.
MBAJE MEND, POLEMIKAVE TË ASHPRA ÇDO NJERI DUHET T'U SHMANGET SA MË SHUMË.
PO T'I ZBULONI NJËHERË SHKAQET E FSHEHTA TË SJELLJES DHE TË TË MENDUARIT TË NJERIUT, DO T'JU JEPET MUNDËSIA TË NDIKONI NË SJELLJET E TIJ, E NDOSHTA EDHE TË UDHËHIQNI TËRË PERSONALITETIN E TIJ.
NGA FJALOSJA NUK ËSHTË E MUNDUR TË DILET FITIMTAR.
VITE TË TËRA KAM HUMBUR DERISA MË NË FUND E KUPTOVA SE HESHTJA DHE PAJTIMI ME MENDIMIN ËSHTË PASURI E NJERIUT.
TË KESH DURIM TË PRESËSH QË TË DALË NË SHESH E VËRTETA, ËSHTË BURRËRI.
LAKMIA ËSHTË NJË PLAGË QË MUND TA MBYLLË VETËM TOKA. THËNIA E SË VËRTETËS PËR BESIMTARËT ËSHTË SHPËTIM PËR NJERIUN, KURSE HESHTJA I SJELL QETËSI TRUPIT.
PASURI ËSHTË KUR TA FITOSH BESIMIN E KUNDËRSHTARIT, INATIN ME INAT NUK MUND TA FITOSH, PO ME DASHURI, QË DO TË THOTË MOSMARRËVESHJET NUK MUND TË ZGJIDHEN ME FJALOSJE, POR ME FAKTE, VULLNET TË MIRË, DËSHIRË TË SINQERTË.
BËHU MË I MENÇUR SE NJERËZIT E TJERË, POR KËTË ASNJËHERË MOS UA SHPREH.
LËVDIMI NË VEND TË QORTIMIT PËR BESIMTARËT ËSHTË SI MAGJI.
DASHAMIRËSIA DHE MIRËSJELLJA JANË SHUMË MË TË FORTA SE IMPONIMI DHE DHUNA.
MUHAMEDI A.S. KA THËNË: "VEPËR E MIRË ËSHTË AJO VEPËR QË NJERIUN E BËN T'I QESHË FYTYRA NGA GËZIMI".
PËR BUZËQESHJEN
BUZËQESHJA ASGJË NUK KUSHTON, POR KA DOMETHËNIE TË MADHE.
BUZËQESHJA ËSHTË E SHKURTËR SI RRUFEJA, POR MBETET NË KUJTESË PËRGJITHMONË.
ASKUSH NUK ËSHTË AQ I PASUR SAQË TË MOS I NEVOJITET NJË BUZËQESHJE.
BUZËQESHJA ËSHTË PUSHIM PËR TË LODHURIT, DRITË PËR SHPIRTNGUSHTËT, E DIELL PËR TË MËRZITURIT, TERAPI PËR TË SËMURËT.
PRA, NËSE DËSHIRONI TË FITONI PËRKRAHJEN E NJERËZVE, ATËHERË BUZËQESHNI.
PËR MENDIMIN
MOS U FRIKËSONI NGA MOSMARRËVESHJET DHE MOS HUMBISNI KOHË DUKE MENDUAR PËR ARMIQ. VAZHDIMISHT MENDONI PËR ATË QË DËSHIRONI TË ARRINI, NËSE DËSHIRONI TË ARRINI SUKSES.
TË MENDUARIT DREJT, DO TË THOTË TË KRIJOSH GJËRA TË REJA.
NJERËZIT-BESIMTARË BËHEN TË TILLË, ÇFARË E KANË ZEMRËN E VET.
PJESA MË E MADHE E NJERËZVE ME TË CILËT KEMI TË BËJMË ÇDO DITË, VUAN PËR MIRËKUPTIM DHE PËR MIRËSI.
NËSE DËSHIRONI TA NDRYSHOJMË NJERIUN BESIMTAR, GJEJENI NË TË ATË QË ËSHTË E MIRË, PREKNI QËLLIMET FISNIKE TË TIJ.
SHMANGUNI URDHRAVE TË DREJTPËRDREJTA, MË SHUMË PREFERONI KËSHILLAT.
SA HERË KRITIKOJMË, QORTOJMË, NËNÇMOJMË DHE SIKUR NË VEND TË TYRE, NJË MINUTË TË MENDOHESHIM TË GJENIM FJALINË E DUHUR DHE TË TREGONIM MIRËKUPTIM, DO TË ZGJIDHNIM SHUMË PROBLEME NJERËZORE PA DHIMBJE.
BEGATITË E ZOTIT NUK MUND TË NUMËROHEN AS NË PËRGJITHËSI, E TË MOS FLASIM PËR HOLLËSITË E TYRE, PO MEGJITHËKËTË, NJERIU FATZI NUK DO T'I LEXOJË (KULTIVOJË) KËTO FAQE DHE MBETET NË ERRËSIRË DHE SË TEPËRMI E DËMTON VETEN.
PËR BESIMIN
YOU ARE READING
NDRIÇIMI I MENDJES
DiversosPër mendjet e shëndosha, vetëm besimi për shtimin e pasurisë dhe për arritjen e prosperitetit shpirtëror është i mangët. Vetëm atëherë kur pasuria shpirtërore dhe ajo materiale të jenë në harmoni me njëra-tjetrën, mund të flitet për një besim dhe pë...