Një burri të mirë i lindi në zemër që të hapë një pus buzë rrugës, me qëllim që kalimtarët të shuanin etjen për veten dhe kafshët e tyre. Të gjithë ata që kalonin pranë pusit dhe shuanin etjen me ujin e tij të ftohtë, e bekonin njeriun e mirë dhe luteshin për të që Zoti ta shpërblejë me të mira. Ata kishin vuajtur aq shumë nga etja në atë rrugëtim të gjatë, saqë ai pus u ishte gjetur në ditët më të vështira të verës.
Kushdo që kalonte aty pranë përmendte cilësitë dhe virtytet e atij njeriu zemërmirë që kishte dhënë një kontribut kaq të madh për ta.
"Veç Zoti e shpërbleftë me të mira ndërtuesin e këtij pusi! Ka gjetur vendin më të përshtatshëm për ta ndërtuar! Ai njeri meriton çdo nder dhe vlerësim!"
Një natë, një kalimtar nuk e kishte vënë re pusin dhe rrëzohet brenda tij, duke humbur jetën.
Njerëzit që e dëgjuan thanë:"Kush është ai që e ka hapur këtë pus këtu more? Po pse këtu ndërtohen pusët? Këtu ku kalojnë njerëzia? Po a si ka vajtur mendja që ndonjëri mund të thyejë qafën në pusin e tij? Po a harxhohen gjithë ato para në një pus të tillë xhanëm?"
Prandaj dhe një thënie e urtë thotë:"Dirigjenti, pavarësisht se e dirigjon orkestrën për kënaqësinë e publikut, i duhet tu kthejë shpinën atyre!"
YOU ARE READING
HISTORI TË SHKURTRA
Short StoryTregimet janë tregime relativisht të shkurtra, të cilat rrëfejnë ndonjë komplot apo situatë. Zakonisht historitë "fshehin" një moral përfundimtar, domethënë një të mësuar të zbërthehet, plot vlera.