Brumbulli

4 1 0
                                    

Në mesin dhe qendrën e qytetit Enterprice të Alabamës në SHBA, gjendet një statujë e madhe dhe e çuditshme e një insekti që dëmton të mbjellat, pikërisht brumbullit!
Në vitin 1920, pikërisht ky insekt i dëmshëm sulmoi masivisht të mbjellat e pambukut të fermerëve të këtij qyteti, duke dëmtuar rëndë burimin e jetesës së tyre. I gjithë qyteti kishte si burim jetese pambukun, të cilin tufat me brumbuj e shkatërruan pothuajse tërësisht.
Çfarë mund të bënin qytetarët që ishin në prag të falimentimit?
Vendosën të mbjellin një prodhim tjetër, i cili ishte imun ndaj brumbullit.
Kështu, mbollën masivisht kikirikë në vend të pambukut.
Surpriza ishte se të ardhurat nga kikirikët ishin shumëfish më të larta se ato nga pambuku, saqë më vonë, qyteti filloi të njihej si qendra botërore e kikirikut!
E, meqë për këtë mirësi, shkaktari kryesor ishte shoku brumbull, ata vendosën t'ia dinë për nder dhe ti jenë mirënjohës gjithë jetën, duke i ngritur një statujë të cilën e vendosën në vendin më të rëndësishëm të qytetit. Kjo, me qëllim që tu kujtohet të gjithë qytetarëve që sikur të mos kishte qenë ky insekt i dëmshëm, nuk do u kishte vajtur kurrë në mendje të mbjellin kikirikë.
Secili prej nesh, në jetën e tij është përballur me sulmet e "Brumbujve" nga më të ndryshëm. Dikush është dorëzuar para brumbullit të tij, duke nëmur fatin e mjerë. Dikush tjetër ka marrë masa dhe ka ndryshuar drejtim sa herë që i ka dalë brumbulli para. Pas çdo brumbulli të dëmshëm, fshihen mirësi dhe bekime të paparashikueshme. Mos u dorëzo, por ndrysho drejtimin e timonit! Beje nijet qe tani dhe neser fillo mbjelljen e "kikirikut"

HISTORI TË SHKURTRAWhere stories live. Discover now