Sot është një ditë e bukur

1 1 0
                                    

Autobusi me të cilin kthehesha nga puna, si zakonisht, ishte i stërmbushur me njerëz, të cilët më shtynin andej këndej, e kjo ma shtonte më tepër nervozizmin që e kisha.

Papritmas dëgjova një zë të thellë nga pjesa e përparme e autobusit:

"Sot është një ditë e bukur!"

Kush mund të jetë ky njeri që kjo ditë e vranët e me shi, dhe në këtë autobus me plot njerëz t'i duket e bukur. U mundova ta shoh, por turma e madhe ma pamundësonte këtë.

Mezi prisja të mbërrija në stacionin tim, të zbres nga autobusi dhe të ikja nga kjo rrëmujë e krijuar.

Ja arrita në stacionin tim. Fillova të "përpihem" përmes turmës dhe të arrij deri te dalja. Dola nga autobusi..., dhe në vend se të eci, u ndala. Kureshtja më shtynte ta shoh njeriun të cilit kjo ditë i dukej e bukur. Ktheva kokën dhe pash një njeri me mjekër të zezë, me syze të zeza dhe me një shkop të bardhë në dorë.

Ishte i verbër!

Në atë moment ndjeva një keqardhje ..., jo për njeriun, por për veten time.

Krijuesi më takoi me njeriun e verbër që unë të shoh. Të shoh, se ndonjëherë edhe pse gjërat shkojnë keq... edhe pse unë mendoj se çdo gjë është e zezë dhe e mjerueshme, bota vazhdon të jetë e bukur.

Me hapa të shpejtë vazhdova rrugën për në shtëpi, dhe mezi prisja t'i takoj të dashurit e mi e t'ju them se "sot është një ditë e bukur!"

HISTORI TË SHKURTRAWhere stories live. Discover now