Skamnori i pakujdesshëm

1 1 0
                                    

Tregohet se një herë në kohët e lashta, një mbret kishte dëgjuar se një skamnorë kishte thënë se sikur të kishte sado pak pasuri do të ishte në gjendje që të sundonte botët.

Mbreti kishte vendosur që ta ftonte në kështjellë dhe t'ia ofronte pasurinë që kishte kërkuar dhe dërgoi shërbëtorët e tij për ta sjell skamnorin në kështjellë. Posa u gjend para tij, mbreti e pyeti për atë që kishte dëgjuar nëse ishte e vërtetë apo jo? Skamnori ia vërtetoji fjalët duke e siguruar se po të kishte sadopak pasuri do të ishte në gjendje që ta sundojë botën.
Mbreti i tha se ai kishte vendosur që t'ia hapte të gjitha portat e kështjellës për 10 orë të tëra që të mund të merrte sa të kishte mundësi dhe ta realizonte ëndrrën e tij? Por, mbreti e kishte një kusht, nëse do e gjente skamnorin brenda kështjellës pas përfundimit të kohës menjëherë do ta ekzekutonte.
Skamnori pa u hamendur fare u pajtua me mbretin dhe kushtin e tij. U dha urdhri dhe u hapen të gjitha portat e kështjellës, si dhe fillojë numërimi.
Skamnori u habit nga ajo që pa, sytë e tij menjëherë hasën te ushqimi, dhe fillojë të hante duke menduar se kishte edhe sa orë të tjera që do t'i mjaftonin të merrte pasuri. Pasi përfundoi ushqimin, u vu në kërkim të pijeve, e më pas hasi në një dhomë ku kishte ca valltare, muzikë dhe dëfrim, me vete mendoi se nuk do të ishte keq sikur të dëfrehej pak pasi që ende kishte kohë. Pas dëfrimit filloi të kërkonte vend për të fjetur dhe për të pushuar sado pak, në mënyrë që të mund ta merrte vetën për t'i bartur gjërat sepse ishte lodhur nga ushqimi, pirja, dëfrimi dhe vallëzimi i tepërt. U shtri të çlodhej, por pasi ishte tepër i lodhur e kishte zënë një gjumë i thellë saqë nuk mundi të zgjohej derisa nuk e zgjuan rojet duke e këshilluar që të ik sa më shpejt sepse mbreti ishte nisur drejt tij për ta ekzekutuar. Skamnori i gjorë mëzi arriti të shpëtonte duke u penduar për humbjen e rastit i cili nuk do t'i kthehej më kurrë.
Këtë tregim e jeton secili prej nesh. Të gjithëve na janë hapur dyert (e kështjellës) së kësaj bote për kohë të caktuar, që të marrim aq sa kemi mundësi dhe me atë ta fitojmë xhenetin, por ja që mirësitë e kësaj bote janë duke na mashtruar dhe duke na tërhequr pas duke mos na lejuar që t'i marrim, por vetëm përkohësisht t'i jetojmë disa çaste me to. Koha po kalon dhe vdekja po na afrohet, ndoshta atëherë do të zgjohemi nga agonia e kësaj bote, por para veti do të kemi vetëm dy zgjidhje, ose do të shkojmë drejt Xhennetit ose drejt Xhehennemit.
Thotë i Dërguari i Allahut xh.sh: "Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, do të vdisni ashtu siç flini dhe do të ringjalleni ashtu siç zgjoheni nga gjumi ", andaj le të këndellemi para çastit të fundit.

HISTORI TË SHKURTRAWhere stories live. Discover now