Në një fshat jetonte një njeri i varfër. Gruaja e tij e mblidhte kajmakun të cilën ai e shiste dhe nga ky fitim ata jetonin.
Fshatari, kajmakun që e përgatiste gruaja e tij në topa prej një kilogrami ia dërgonte shitësit në treg.
Një ditë, shitësi dyshoi në peshën e kajmakut. Mori kajmakun, e vuri mbi peshore dhe e pa se pesha e tij ishte vetëm 900 gram. Aq shumë u zemëruar sa që mezi priste ta takonte fshatarin e varfër. Kur fshatari arriti, ai i bërtiti atij:
- "Unë nga ti e marr kajmakun duke besuar se ai peshon një kilogram, por kur e mata ai ishte vetëm 900 gram. Njëqind gram më pak se ajo që unë e paguaj."
Fshatari i turpëruar uli kokën dhe tha:
"Zotëri i nderuar, unë në shtëpinë time nuk kam peshore, por nga ti kam blerë një kilogram sheqer, prandaj me masën e sheqerit unë e mas kajmakun që ta shes."
YOU ARE READING
HISTORI TË SHKURTRA
Short StoryTregimet janë tregime relativisht të shkurtra, të cilat rrëfejnë ndonjë komplot apo situatë. Zakonisht historitë "fshehin" një moral përfundimtar, domethënë një të mësuar të zbërthehet, plot vlera.