Kujtimet ne plazh

38 3 13
                                    

Ne kujtimet me te hershme te Olivias, bregu ranor kishte qene gjithmone pjesa me e bukur e te jetuarit ne shtepizen ku vargjet me guaska te bardha trokisnin mbi deren e hyrjes sa here hapej e mbyllej, ose gjate diteve me ere kur ritmonin pareshtur deri sa fryma qetohej. Cdo cep te atij bregu, ajo e kishte eksploruar. Aventura e saj e vogel nisi qe kur filloi te ecte kembadoras. Mbas vetes i vinte gjithmone e ema, shoqeruesja e saj e vetme.

Kur ishte 4 vjece, u vetemerua sundimtare e bregut. Nen pushtetin e dores se saj delikate ishin gaforret, midhjet dhe insektet, peshqit, te cilet jetonin ne koloni te largeta dhe pulebardhat, rebelet qe kur u shkrepej, e ndiqnin me klithma dhe ajo nxitonte drejt verandes, ku priste deri sa ato te largoheshin te hallakatura.

Sa mbushi moshen per te shkuar ne shkolle, e ema i bleu librat dhe filloi te bente punen e tutores se Olivias. Me aq sa kishte pyetur, ne zonen ku jetonin nuk kalonte asnje autobuz shkolle dhe ta ngiste makinen vete per ta derguar cdo dite ne qytezen me te afert, do te ishte e paperballueshme per te. Sado qe te ishte e rendesishme per Olivian te shoqerohej me bashkemoshatare te saj, akoma me e rendesishme ishte per te emen te ndiqte cdo levizje te vogelushes se saj, ta mbante te pacenuar boten e pafajshme dhe femijenore te saj.

Cdo dite, Olivia zgjohej midis ores tete dhe nente, gjithmone gati per te filluar studimet ne dhjete. Ne fillim, mengjesin para mesimeve mundohej ta zvarriste sa me shume, t'i jepte kohe cdo kafshate qe te zberthente te gjitha shijet e veta ne menyre qe mesimet te prisnin dhe pak, por ne fund, u detyrua t'i perulej detyres.

Plazhi ishte nje vend i qete, i patrazuar. Vizitoret e vetem kalonin andej pari me anije peshkimi, rreth nje ore para perendimit. Olivia shikonte here nga veranda e here pertej xhamit te dritares driten e vogel qe pluskonte mbi uje teksa varka perpihej e tera nga erresira. Po aq e qete ishte dhe shtepia, nje hapesire teper e madhe per vetem dy persona.

Kur Olivia ishte mjaftueshem e vetedijshme per te vene re mungesen e nje babai ne jeten e saj, shpjegimet nga e ema, me kalimin e kohes sa vinin e i trazonin mendimet me teper. Ne fillim, ai ishte duke punuar larg per te siguruar te ardhura, me vone ishte i zene duke ndihmuar njerezit qe vuanin nga luftrat ne Azine jugperendimore. Kaq shume shqetesohej per njerezit e tjere sa nuk kishte kohe per te bijen? Kjo e habiste vogelushen dhe buzeqeshja ne fytyre i fashitej, po kjo vetem per nje moment. Ai nuk i mungonte, sepse kurre nuk e kishte takuar ndonjehere. Kjo gje, megjithate, nuk e merziste.

⊹˚₊‧───────────────‧₊˚⊹

          ⊹˚₊‧───────────────‧₊˚⊹

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.
OliviaWhere stories live. Discover now