Kreu I

1.2K 38 7
                                    

Mengjesi i kesaj te diele qershori ishte gdhire i fresket. S'kisha mundur te flija gjithe naten nga rrebeshi i mendimeve qe me mundonin. Vendosa te beja nje xhiro buze detit. Sa here ndjehem e merzitur apo e gezuar,deti eshte vendi ideal per tu ndodhur. Isha ulur ne breg te detit dhe po mundohesha te vija pak rregull ne koken time. Cuditerisht deti ishte terbuar fare. Dallget gjigande te jepnin pershtypjen sikur po kerkonin te nxirrnin dicka nga nje humnere e pafund e te permbytnin gjithcka qe mund te shije perreth. Dukej sikur deti e ndiente gjendjen time shpirterore te rrenuar e po rrebelohej kunder gjithe padrejtesive qe me ishin bere. Ne fakt shume gjera kishin ndodhur keto dy jave. E kisha ende para syve trupin e pajete te gjyshes sime dhe fjalet qe ajo me tha nje nate me pare. A thua valle shpirti i saj ta
kete parandiere ate qe do te ndodhte?!
'Mos harro rreze drite qe pavaresisht gjithckaje une do te jem gjithmone me ty'. Lotet filluan te me rridhnin dhe me dukej sikur dikush me kishte shkulur ne menyre barbare nje pjese te zemres sime. Ikja e saj kishte hapur nje humnere ne shpirtin tim. Kam nevoje per te. Sidomos tani. Me babane po shihem gjithnje e me rralle. Njerka eshte perpjekur gjithmone ta largoje prej meje dhe ja........ me ne fund ia arriti qellimit. Gjithashtu ajo me largoi dhe Guendalinen, motren time. Ne te vertete Guendalinen e kam moter vetem nga babai, por jam gjendur gjithmone prane saj; sa here qe ajo ka pasur nevoje per mua. Kam qene gjithmone e gatshme te sakrifikoja gjithcka per te,prandaj s'e prisja kurrsesi qe ajo te perpiqej te me bente keq.

........................................................................
Zhgenjimi. Perseri kjo ndjenje qe ta ndan shpirtin me dysh. Diku kam lexuar nje shprehje: 'Ndalo se kaluari oqeane per njerez qe s'do te kalonin as nje pellg me uje per ty'.
Me ka pelqyer tej mase,po ja qe perseri s'kam mundur ta ve ne jete kete. Fjalet e mira me lumturojne pa mase dhe ka raste qe harroj se sa here mund te jem zhgenjyer nga njerezit. Dhe pikerisht zhgenjimi qe perjetoj me pas kthehet dyfish. Shpeshhere i beje pyetje vetes;'Mos valle jam njeri i dobet qe fjalet kane kete efekt tek une? Apo e gjithe kjo eshte thjesht njerezore?'
Dua te them se e di qe jane veprat ato qe tregojne rendesine qe mund te kesh per nje person,por perseri une kam nevoje dhe per fjalet.
Po kush valle tregohet plotesisht i sinqerte ne ato qe thote?! ...... Askush.
Te gjithe te thone genjeshtra nga me te ndryshmet ne varesi te interesave.
S'e marre vesh pse njerezit i terheq kaq shume negativja. Ndonjehere mendoj;'Mos valle e keqja eshte me e pushtetshme se e mira?'
Cfare pyetjesh qe bej dhe une.................
E ku arrihet te jepet nje pergjigje e sakte dhe e vetme per kete pyetje?
Te gjithe kemi brenda vetes driten dhe erresiren qe jane ne lufte te vazhdueshme per epersi ndaj njera-tjetres. Jemi ne qe do te zgjedhim fituesin. C'vendim i veshtire!
Pyes veten si arrijme valle ta kuptojme se ke duhet te zgjedhim. Na ndihmon arsyeja,zemra apo ndergjegja?
Cila e merr valle vendimin perfundimtar? Apo perdorimi i seciles varet nga situata?
Shume pyetje,por pak pergjigje. Megjithate per nje gje jam e sigurt.
Nuk jane aftesite ato qe tregojne kush ne jemi vertet,por jane zgjedhjet tona.

Dashuria do ta shkrije zemren e ngrire- shqipWhere stories live. Discover now