❌ Kapitulli IV ❌

142 22 12
                                    

Sapo u futa ne klase, pashe klasen qe ishte bosh. Shkova u ula ne nje nga bankat e fundit dhe nxora librin e anglishtes si dhe nje laps. Gradualisht filluan te vinin edhe nxenesit e tjere. Pak para se te binte zilja, te dera e klases u duk Evan. 'Oh mos'- mendova dhe ula koken duke shpresuar se nuk me kishte pare. Sapo me vuri re buzqeshi dhe ma beri me dore. Ai filloi te ecte drejt bankes sime dhe kur me arriti, ne vend se te shkonte nga ana tjeter e tavolines, me shtyu me prapanice dhe u ul.
"Miremengjes bjondine."-tha ai dhe buzeqeshi.
"Cfare te kam thene per ate nofke?"- thashe pak e acaruar, sepse tashme e kisha kuptuar qe do ta degjoja perdite e perdite.
"E di, e di... "-tha Evan dhe une fillova te vizatoja ne nje cep te librit.
Mesuesja e anglishtes u fut ne klase, na pershendeti dhe pergjigja qe mori ishte nje mori fjalesh qe nuk kishin kuptim.

Pas nje fare kohe qe u duk si perjetesi, ra zilja qe simbolizonte pushimin e drekes. Prita pak ne korridor per Kylan po s'e gjeta asgjekund. Keshtu qe iu drejtova kafeteries e vetme. Sapo u futa vura re Kylan qe po shkruante dicka ne telefon. Sapo iu afrova ajo ngriti koken dhe me pershendeti:
"Em! Ku ke humbur keshtu?"- dhe une vetem i buzeqesha dhe zura vend perballe saj. Keshtu filluam biseden mbi tema te ndryshme. Papritur teksa po i flisja, Kyla ia beri me dore dikujt dhe beri me shenje qe te afrohej. Kush mendoni ju se ishte? E gjetet! Dylan me Evanin perkrah, dhe kjo budallaqja i thirri te uleshin te hanin me ne. Sigurisht Dylan u ul prane Kylas dke e puthur lehte ne faqe teksa kjo ma bente me sy, ndersa Evan u ul perbri meje thjesht duke thene nje "Hey".

Shpejt Kyla dhe Dylan u zhyten ne bisedat e tyre dhe shakate qe ne si kuptonim, keshtu qe u krijua nje situate shume e sikletshme qe perbehej nga qetesia ime dhe e Evanit, dhe te qeshurat tipike te Kylas. Por a mund te rrinte Evan pa folur? Sigurisht qe jo. Dhe keshtu theu heshtjen...

"Pra, cfare ben ti ne kohen e lire?"- tha ai me nje veshtrim serioz, po jo nga ai lloji serioziteti qe te frikeson, por ai qe tregon qe pyetja ishte e sinqerte, dhe interesohet vertete per pergjigjen. Gje qe me pelqeu, te them te drejten.

"Heem.. Lexoj shume."- thashe une, krenare me pergjigjen time.

"Edhe une po ashtu,"-tha ai,-"Dhe eshte e cuditshme se si ne ditet e sotme njerezit nuk lexojne fare..."

Pergjigja e tij me cuditi, por ai kishte te drejte. Por nuk do ta shfaqja se isha dakord me te.

"E cuditshme eshte fakti se ti lexon"- thashe me nje buzeqeshje djallezore.

Evan u duk i trishtuar dhe me koken ulur tha: " E cuditshme eshte se si njerezit gjykojne dike nga pamja e jashtme apo nga fjalet qe qarkullojne per te..."

Ai perseri kishte te drejte. Dhe nuk isha mesuar me kete gje. Dhe aty sikur e kuptova qe e kisha gabim. Une qe nga dita e pare qe ai kishte ardhur te shkolla jone, e kisha urryer. Dhe per c'arsyje? Sepse ishte i bukur, apo sepse te gjitha vajzat e donin, apo sepse te gjithe flisnin per te gjate gjithe kohes. Ne ate moment, pas fjaleve te tij, reflektova... Fjalet e tij e lane ne balte, dhe treguan se cfare ndjente ai ne te vertete. Ishte i vetem. I vetem. Pavaresisht se do te mund te kishte shume vajza, aq sa as gishtat e duarve e te kembeve bashke nuk i numerojne, por asnjera prej tyre nuk do ta donte me te vertete, per shpirtin e tij. Do ta "donin" vetem per faktin se ishte i famshem ne shkolle, dhe do te perfitonin pak nga fama e tij. U ndjeva keq. Si me kishte rrembyer rryma edhe mua? Mua, qe mendoja qe kisha tru ndryshe nga te tjeret, por jo... Dhe u zhgenjeva nga vetja. Megjithate une nuk e njihja Evanin ne te vertete, dhe nuk mund te thoja se pas bukurise se tij te jashtme qendronte nja personalitet i adhurueshem. Por do ta merrja mundimin ta njihja.

Rau nje heshtje mes nesh. Por Evan e theu ate perseri, dhe pyeti:

"A ke plane per pas mesimit?"

Kisha plane, te rrija gjithe diten shtrire me nje filxhan te madh cokollate te shkrire, dhe laptonin ne preher duke pare sezonin e peste te Pretty Little Liars. Por ai s'e kishte fjalen per ato lloj planesh. Ai po fliste per plane qe perfshinin edhe njerez te tjere, te cilet une s'kisha. Jo vetem sot. Por qe prej rreth 2 muajsh.

Buzeqesha dhe thashe:

"Jo... A ke ndonje ide si mund ta shtyjme nje dite kaq te ftohte?"

Syte i shkelqyen dhe tha:

"Do te te marr nga shtepia ne oren 3. Do te shkojme per patinazh"




Ckemi dashurickat e mia :)

Update-i qe kerkuat erdhi :) dhe jam sh krenare per te.. ;) gjera te reja po ndodhin mes ketyre te dyve...

gjss... ika ti futem punes per kapitullin 5 :D :3 shpresoj te ju pelqeje :)

vote&comment

xbri29x

xoxo


7/9/2015



Once Again (shqip)Where stories live. Discover now