Ishte dite e premte. Mengjes. Duhej te ngrihesha nga krevati, per t'u bere gati per shkolle. Pasi alarm-i i telefonit tim ra me se 4 here, vendosa te qohesha para se mami te vinte lart. U ngrita, lava faqet dhe dhembet, u vesha dhe rregullova floket dhe u ula poshte per te ngrene mengjes.
********************
Degjova borine e makines, ishte Kyla. I dhashe nje te puthur mamit dhe babit dhe dola nga shtepia me canten e shkolles ne shpine dhe telefonin ne dore. Kyla po me priste jashte makines dhe erdhi e me perqafoi... O Zot sa nevoje kisha per ate perqafim...
"E di qe ka qene nate e veshtire."-me peshperiti ne vesh. Ishte e vertete. Me kishte zene gjumi duke menduar gjate gjithe kohes per te, dhe nuk e kuptoja pse. Pastaj gjithe naten kisha pare makthe sikur hyja ne shkolle dhe e shihja me vajza te tjera.
"Faleminderit. Faleminderit qe je ketu kur kam nevoje per ty. Te dua to the hena and back."- thashe dhe ajo filloi te qeshte ne supin tim. Pas pak u shkeput dhe u fut ne makine. Po ashtu edhe une. Ne makinen e saj ndihesha shume rehat, ishte si nje shtepi e imja ne levizje.
Rruga ishte e qete, nuk biseduam fare. Por ne sfond ishte nje kenge e avashte, qe vetem me fuste ne mendime per te.
U futa ne shkolle, po hapja syte per te gjetur Evanin, por s'e pashe asgjekundi. Ndenjem me Kylan nja 5 minuta ne korridor duke pritur te binte zilja e ores se pare.
Papritmas dikush me vendosi doren ne shpine, veprim qe gjithmone me qonte dritherima pergjate trupit. U ktheva dhe pashe Evanin. I buzeqesha dhe ai u perkul dhe me puthi ne faqe, veprim te cilin e perseriti edhe me Kylan. Fluturat-me sakte DRAGONJTE- ne stomakun tim u zgjuan dhe po kercenin si ne PUB. E ndjeva qe u skuqa.
Ndenjem aty duke biseduar dhe kur ra zilja une dhe Evan u drejtuam per te klasa jone. Ai me vendosi doren perseri ne shpine duke me shtyre lehte per te ecur perpara. U futem ne klase dhe sigurisht ndenjem ne te njejten banke. Une as i flisja as i hidhja syte. Kisha frike qe ndjenjat do te me tradhetonin, dhe do t'i hidhesha ne qafe. Ora e pare kaloi pa asnje komunikim midis nesh. Por pastaj, ne mes te ores se dyte, Evan me gjuajti lehte krahun me berryl per te me terhequr vemendjen, dhe kur u ktheva nga ai ai po shikonte tabelen, nderkohe qe po me kalonte nje cope leter te palosur. E hapa dhe ne te shkruhej "A do te vish ne qendren tregtare me mua?" dhe kishte alternativat poshte:
a. Po
b. "alternativa a"c. "alternativa b"
Ktheva koken nga ai dhe ai po buzeqeshte me syte ngulur te mesuesi. Pas pak sekondash vendosa te rrethoj alternativen c. E palosa letren dhe ia kalova. Ai u duk i kenaqur me pergjigjen dhe u kthye nga une e me peshperiti ne vesh "Do te te marr andej nga ora 5". Dhe une pohova me koke.
*********************
Ora shkoi 5 dhe une po prisja me padurim, e veshur duke pare ne dritare. Pas 15 minutash me ne fund u duk makina e tij e zeze ne rrugen e lagjes tone dhe une kapa telefonin dhe ia futa vrapit per poshte. Pershendeta prinderit dhe Gabein dhe dola nga dera duke veshur pallton.
Zemra po me rrihte shume fort. Evan po priste jashte makines dhe sa me pa buzeqeshi. Kur iu afrova me puthi ne faqe. e ndjeva qe u skuqa sepse faqja po me vlonte. Une desha te hap deren per te hyre brenda por ai me tha te pres. Une nuk kundershotva. Kur pashe qe Evani kishte njeren dore te fshehur pas shpine, filluan fluturat ne stomak. Ai filloi ta shfaqte doren. Dhe c'te shoh? Nje trendafil i kuq flake. Ma dha dhe une e kapa me delikatese dhe i mora ere. Ishte perfekt. I kishte te gjitha petalet si te pikturuara, bishtin me 2-3 gjethe dhe asnje gjemb. Ngjyra e tij ishte e njetrajtshme. PERFEKT. Ai e ngri trupin e mbeshtetur nga makina dhe me hapi deren. Une u futa ne ate makine, aroma e se ciles me nxiste emocionet. Pas pak Evan nisi makinen dhe ia nisem bisedes. Cuditerisht, nuk ishte e sikletshme. Po flisnim per mesuesit ne shkollen tone, per thashethemet qe qarkullonin per to dhe gafat qe kane bere gjate mesimit. Shpejt ne mberritem te qendra tregtare dhe filluam te shetisnim.
Pas pak u lodhem dhe shkuan ne Starbucks per te pire ndonje gje. Pijet shkova per ti porositur une. Teksa prisja ne radhen e gjate, u ktheva nga Evan dhe e pashe teksa po ia bente me dore dikujt. Ai dikushi ishte nje femer, brune, e gjate, elegante dhe shume e bukur. "Jo, do te jete ndonje gabim. " po mendoja me vete. Por jo, ajo iu afrua dhe u perqafuan fort. Ndjeva sikur dicka mu shemb perbrenda. Desha te shkoja atje e t'ia shkulja floket asaj, por s'duhej ta shfaqja xhelozine.
xbri29x
xoxo
8/9/2015
