Evan me percolli deri te dera e shtepise. Dhe atehere mu kujtua qe s'e kam ftuar asnjehere brenda. I detyrohesha kaq gje. Ai sapo kishte paguar nje darke te shtrenjte ne nje nga restorantet me lluksoze te qytetit.
"Naten shpirt."- tha ai dhe u afrua te me puthte, por une i vendosa doren ne kraharor dhe e shtyva. Ai u cudit.
"Prit pak, a do te rrish nga une sonte?"- e pyeta duke shpresuar qe te thote po.
"A je e sigurte? Po prinderit e tu?"-pyeti ai duke buzeqeshur.
"Prinderit do rrine nje jave ne fshat, ndersa Gabe ka shkuar te nje shok. Jemi vetem."- thashe me nje buzeqeshje djallezore.
"Jo... Nuk eshte nevoja... Nuk dua te te shfrytezoj..."- ngurroi ai. Une e perqafova dhe nisa ta puthja ne qafe.
"He pra Evan. Te lutem."-thashe une pasi e putha poshte veshit, duke u munduar ta beja te dorezohej.
"Aaaah.. Ok.. S'mundem te te rrezistoj"-tha ai. Keshtu filluam te putheshim embelsisht. Hapem deren dhe iu drejtuam dhomes time. Pastaj perfunduam ne krevatin tim duke luajtur e duke u puthur. Papritur Evan u shkeput duke u munduar te mbushej me fryme dhe tha:
"Mjaft, se s'te rezistoj dot, dhe po vazhduam e di qe s'je gati... "
Une e putha perseri. Dhe ai u rrokullis e me hipi siper. Po putheshim perseri. Nuk doja te shkeputesha. Doja te rrija ashtu per gjithmone. Por nuk mundesha. E dija qe s'isha me te vertete akoma gati per te vazhduar. Keshtu kete here ndalova une. Dhe ai u ngrit mbi berryla dhe filloi te me veshtronte. Syte e tij te gjelber po shponin ato te mite. Papritmas filloi te me guduliste. Une po qeshja me lot ndersa duart e tij po me pershkonin barkun. Pas pak ai u ndal meqe e pa se s'kisha me fuqi dhe u ul ne anen e tij te shtratit. Ai kishte akoma pantollonat e kostumit veshur dhe une fustanin. Keshtu qe u ngrita dhe shkova te dhoma e Gabeit ku mora nje pale tuta gjumi. Erdha perseri te dhoma ime dhe ja dhashe Evanit. Ai s'u lodh fare te hynte ne banjo per t'u nderruar. Thjesht u zhvesh aty para meje. Dhe une mbyll syte instiktivisht."CFARE PO BEN?!"- i bertita une dhe ai u afrua, me puthi dhe qeshi.
"Je e dashura ime tashme, nuk kam c'te te fsheh. Pastaj s'eshte pamje e keqe per para gjumit trupi im."- tha ai duke i tallur. Une hapa syte dhe i vendosa doren ne bark. E kishte trupin shume te formuar me te vertete. 6 muskujt e tij te barkut ishin aq te skalitur saaa... U afrova dhe e putha.
"Edhe trupi im s'do te ishte pamje e keqe per ty."- thashe une duke qeshur, dhe u ktheva per te me zberthyer zinxhirin e fustanit. Pas pak u ktheva. Isha ne mbathje, sikurse ai. Evan u afrua, me kapi per beli dhe u afrua.
"S'kemi nevoje per rroba sonte. "-tha dhe me puthi.
Keshtu perfunduam ne shtrat,te perqafuar, prane njeri-tjetrit, nen mbulesat e ngrohta. Ne ate pozicion ndenjem gjithe naten. Ishte nate e mrekullueshme. Isha me dashurine time, e vetme. Kishim ndenjur te perqafuar gjithe naten. E ku ka me bukur?
*****************************************************
Te nesermen u beme gati bashke per shkolle dhe u nisem. Te kapur per dore.. Sapo hyme ne klase degjuam ca vajza qe po gezoshin per nje fare balloje. Balloja e Vitit te Ri.. Kjo do te thote se pas 2 javesh do festojme. Por asgje sishte akoma e sigurt. Megjithate une nisa qe tani te fantazoja veten duke kercyer vallezim me Evanin.
***************
Evan u ul ne gjunj para meje, duke mbajtur nje buqete te madhe me trendafila te kuq ne dore.
"A do te shkosh me mua ne ballo?" tha ai dhe ma beri me sy. O zot sa i bukur ishte.
"Sigurisht" thashe dhe e putha fort.Tashme ishte gjeja me emocionuese e vitit. Mezi po prisja. Duhej te nisja te pergatitesha, fustanin, make-up-in, floket. Gjithcka.
Xbri29x
Xoxo
19/09/2015