DASHURI dhe DHIMBJE

3.6K 43 6
                                    

- Isha në një market aty ne qytet gjersa po blija disa gjësende,aty pran meje pashë një djalë shumë të bukur, të them të drejten me pelqeu shumë.Kishte veshur një pale pantollona, një maice të kuqe dhe këpucë të kuqe.E vëreja se si më shikonte gjithashtu e shikoja edhe unë.U afrua afër meje dhe më kërkoi ti jepja një shishe ujë,pasi qe ja dhash me shikoi me një shikim që kurrë sdo ta harroja.Pasi qe blejta gjerat qe me nevoiteshin kur shkova ne shtepi ulur ne tavolinë ishte mami,babi,motra dhe vëllau.Ata ishin ulur duke shikuar televizion por unë shkova në dhomen time.U ula në ulëse në dhomë lëshova një muzikë të dëgjoja dhe shikoja jashtë dritares dhe mendoja atë djalin që pashë.Nuk dija as si quhej pyesja veten Pse nuk e pyeta emrin e tij? Motra ishte duke më thirrur por unë nuk e kisha dëgjuar, ajo e habitur ishte ndalur dhe më tha “ A je këtu oj motër? Je humbur në mendime”, pastaj më tha se na kishin ftuar disa shoqe në një lokal afër aty në Prishtinë sepse Nora kishte ditlindjen.Pasi që u vesha dhe u rregullova se bashku me motrën shkuam.Nora kishte ftuar shumë persona aty,muzika ishte shumë e lartë disa pinin,disa vallzonin.I urova Norës ditlindjen dhe pasi që ja dhurova dhuraten e ditlindjes deshiroja të shkoja në banjo sepse aty ishte shumë vapë.Pasi që u ktheva në banakun e lokalit pashë një djalë nuk isha e sigurt nëse ishte djali që kisha takuar në market.Pasi qe u afrova e pashë se aj ishte,dëshiroja aq shumë të flisja me të.Ta dija se qka pëlqen? A ka të dashur? Apo edhe emrin si e ka? Të them të drejten edhe pse dëshiroja të flisja aq shumë me të më vinte inat ti flisja,pasi që shkova te shoqëria Nora më tha se dëshironte të më njoftonte me një shokë të saj.Unë I thash se nuk doja sepse mendja më rrinte tek ai djali që në fakt as emrin nuk ja dija, por Nora insistoi aq shumë sa që rashë dakort.Se bashku me Norën u nisëm të shkonim kur pashë se shoku I sajë ishte ai djali që mua më pëlqente.Ajo pasi I foli atij I tha se dëshironte ta njoftonte me mua, ai buzqeshi dhe ma zgjati dorën dhe tha se quhej Besnik.Unë mbeta e shtangur dhe nga gëzimi që pashë atë dhe takova nuk munda të flisja,Nora më pickoi..unë I thash se quhem Blerta.Pastaj Nora shkoi dhe ne mbetëm së bashku.Ai më pyeti se nga isha? Unë I thashë se isha nga Prishtina dhe jetoja në lagjen Dardani,më pyeti gjithashtu se sa vjeqare isha? I thash se isha 21, pastaj e pyeta se nga ishte dhe sa vjeqar ishte ai? Ai me tha se jetonte në Fushë Kosovë dhe ishte 23 vjeq..duke biseduar erdhi Nora dhe na ftoi që të vallëzojmë ne shkuam dhe filluam të vallzonim,papritmas filloi një këngë e lehtë  ai më ftoi të vallëzojmë,ishte aq afër meje që të them të drejten edhe më vinte turp paksa.Ishte një natë shum e bukur që kurr nuk do ta harroja.Gjatë përfundimit të mbrëmjes Besniku më tha se si mund të takoja atë përseri ja dhashë numrin e telefonit timë dhe u përshëndetem.Pasi që u përshendeta edhe me Norën dhe I urova jetë sa më lumtur dhe shumë ditlindje të tjera ajo filloi të më ngacmonte për Besnikun dhe me thoshte “ e vërejta si të vezullonin syt kur ti shikoje Besnikun” unë vetëm qesha dhe I thash “ jo moj ne vetem sa jemi njoftuar” pastaj u nisëm të shkonim në shtëpi me motren time Emën,ishte mbrëmje ora dy e natës.Unë ngisja veturën Ema ishte e ulur se bashku me mua dhe bisedonim me pyeste nëse më pëlqente Besniku? Unë u mundoja të thosha diqka dhe të lija këtë muhabet .Pothuajse  mbërritëm në shtëpi.. ishte një natë e lodhur dhe dëshiroja të flija, pasi që mbërritëm në shtëpi lashë ato rroba dhe rashë të flija.

Ishte e hënë një ditë e re,u zgjova shkova në banjo të pastroja fëtyren dhe dhëmbet pasi përfundova e pashë që mami kishte pregaditur mëngjesin u ulëm të hanim dhe më pyesnin se si kishim kaluar,I spjegoja ngjarjen se sa mire kishim kaluar..normalisht përveq atë pjesen me Besnikun.

Babi më tha se do shkonin të rrinin tek halla për drek dhe unë duhej të rrija në shtëpi,I thashë dakord të them të drejten nuk isha në disponim as të shkoja.Pasi që shkuan tek halla unë mbeta vetëm,ndeza televizionin dhe shikoja disa filma por, nuk isha në disponim edhe aq fika televizionin.Duke ndejur më kishte zën gjumi.. isha thelluar në disa ëndrra të frikshme pastaj u zgjova e pashë që isha bërë e gjitha djers dhe po qaja.Nuk e di se pse pashë atë ënderr ndoshta ishte vetem një ënderr.Pastrova syt dhe me shkoi mendja tek Besniku thashë me vete “Pse nuk më telefonoi?” apo ndoshta nuk I kam pëlqyer dhe më nuk do më therras.E mërzitur dhe në mendime ishte ora 19:00 kur edhe erdhen familja,më treguan se si kishin kaluar pasi që perfunduam darkën ishte ora 21:00 kur më telefonoi Besniku.U gëzova pas asaj telefonate.Flitem aq shum sa që më tha të nesermen dëshironte të më takonte,mos tju gënjej edhe unë doja ta shihja.I thashë dakord dhe e lamë të takohemi në nje lokal aty në Prishtinë gjat pasdites.

DASHURI dhe DHIMBJEWhere stories live. Discover now