6. ARMELA

1.5K 115 22
                                    

Ecte me hapin e sigurte drejt shtepise se Kevit. Ndihej e bukur. Kishte kaluar ore te tera para pasqyres per te rregulluar floket e saj te gjate ne menyre qe cdo onde te ishte e rregullt, kishte lyer syte qe bluja e syve te saj te binte ne sy, dhe kishte lyer buzet me buzekuqin e te emes me kujdes. Duhet te ishte e bukur, perndryshe do ta humbiste. Nuk ishte budallaqe, e dinte qe e vetmja arsyje pse shtrengonte ne dore celesin e shtepise se tij ishte pamja e saj. Ishte vecse kukulla Barbie qe ai pelqente te mbante ne krah kur dilte. Dhe duhet ti pershtatej rolit, sepse e dinte qe nuk ishte e pazevendesueshme, por ajo nuk duhet te zevendesohej. Prandaj cdo here perpara se te hapte ate dere, rregullonte floket nje here te fundit dhe i kujtonte vetes te heshte, te sillej si nje bjonde budallaqe, te pranonte ofendimet e tij, tradhetite sikur nuk ishin thika qe i nguleshin ne zemer.

Prandaj nje here te fundit i kujtoi vetes qe ishte vetem nje manekine, fshiu lotet, se manekinat nuk kishin ndenja, nuk mund te qanin, dhe hyri me hapin e saj te sigurte ne ate shtepi te madhe, monstruoze qe bertiste leke. Leke, Kevi kishte leke, dhe leku duhej per te mbijetuar ne kete bote mizore. Ne kete bote ku te tere theksojne barazine, femrat te barabarta me meshkujt, te zinjte te barabarte me te bardhet. Po fati, pse askush nuk fliste per barazine e fatit? Pse ai jetonte ne ate shtepi, sillej si nje adoleshent i papjekur, shkelte me kembe mbi djersen e prinderve te tij, ndersa asaj i duhej te ulte veten, te jetonte ne nje birruce, te transformohej cdo dite te vajzen sexy, te parezistueshme per te kenaqur egon e tij, dhe cdo mbremje te urrente veten, ti peshtirosej nga reflektimi i vajzes zhgryer me makeup qe e perqeshte ne pasqyre? Bote mizore. Kjo ishte pergjigja.
Dhe kur te zgjohej te nesermen femrat nuk do te ishin te barabarte me meshkujt, jo, madje do te vazhdonin te kerkonin postin e tyre ne shoqeri qe nuk do ta fitonin kurre, te zinjte nuk do te mund te beheshin krejt papritur te bardhe, Afrika nuk do te pasurohej brenda dites dhe asaj do ti duhej serisht te vishte rrobat e kuckes bjonde per te shkuar prane Kevit.

Ecte ne korridorin e heshtur, drejt dhomes se tij. Nuk fliste kurre me askend, nuk kishte shkembyer asnje fjale me shume se nje ose dy pershendetje me motren e tij te vogel, dhe nuk kishte takuar kurre prinderit e tij. E dinte qe nuk ishte e dashura e Kevit, ishte vecse nje loder per te, prandaj cdo mbremje lutej qe te mbeste e re edhe per nje dite tjeter, sepse si cdo cun tjeter i llastuar i planetit, ai hidhte tutje lodrat e vjetra. Por ate mengjes, dera e dhomes se Noelit u hap, dhe si asnje mengjes tjeter ajo doli para saj per ti penguar rrugen.

-       Hey Noel.

-       Hey Bjonde sido qe e ke emrin se Kevi as qe ka marre mundimin te ma thote. –i buzeqeshi sikur fjalet e asaj vajze te llastuar te mos e kishin lenduar aspak. Ja cfare ishte ajo ne syte e tyre, nje plehre.  – perpara se te hysh ne dhomen e tim vellai dije qe deri para 5 minutash nje tjeter femer ishte aty, krah tij. – dhe sic ishte shfaqur u zhduk pas deres se dhomes se saj.

Ndjeu lotet qe u mblodhen menjehere ne syte e saj. Serisht, nje tjeter tradhti. Nje tjeter thike. E urrente, e urrente dhe e donte njekohesisht. Ishte marrezi, lidhja e tyre sishte vecse nje detyre, nje biznes, por kurre nuk kishte mundur te mos ndjente per te. Per ate djale qe duhet ta urrente, ate djale qe nuk dinte te ndjente, ate djale mosmirenjohes. Por sa here shihte ne syte e tij, shihte nje trishtim qe i ngjante shume atij qe e dinte qe edhe vete mbante veshur. Dhe e dinte qe kishte shume me shume se cshihte ne siperqafe, dhe sado qe donte qe te ishte ajo vajza qe do te mund ta njihte vertete, e dinte qe ky nuk ishte roli i saj ne kete histori. Ajo ishte kurva qe si nje shushunje ushqehej me parate e tij, dhe si nje e marre buzeqeshte edhe kur ai thyente zemren e saj ne mijera copeza. Se ajo nuk duhet te ndjente, nuk i lejohej te ndjente.

Qendronte ulur ne krevatin e rremujshem, ku e dinte qe nese afrohej me prane do dnjente aromen e nje femre tjeter, por qendroi e ngrire ne deren e dhomes, dhe buzeqeshte si nje e marre.

-       Me mungove zemer. Je kaq sexy. Hajde ketu. – dhe hapi krahet per ta ftuar qe te afrohej tek ai. Zemer, sa do donte te ishte vertete zemra e tij, pasi e saja rrihjte gjithmone me fort ne kraharor sa here e shikonte.

-       Ishe me nje tjeter, apo jo. Serisht.

-       Jo. Cjane keto marrezira qe thua?

-       Me tha Noeli.

-       Duhet te kishte heshtur. – nuk e mohoi. Kishte shpresuar qe te ishte nje sjaese e nje vajze te merzitur qe donte vetem te krijonte disa drama, por e dinte qe ishte e kote te shpresonte.

-       Prape Kev? A nuk jam e mire mjaftueshem per ty? – dhe vazhdimisht pyeste veten per te njejten gje. Pse nuk ishte e mire mjaftueshem per te, pse nuk mund ta donte...

-       Tallesh, je vajza me e bukur ne Tirane. – dhe u cua duke u afruar prane saj. – me fal. Edhe kete here. – dhe e perqafoi. U relaksua ne krahet e tij, ndonese donte me shume se cdo gje ti gjuante, ta bente te ndjente dhimbje per tere heret qe e kishte lenduar, por serisht nuk do te ishte asgje krahasuar me cka perjetonte ajo cdo dite, cdo here qe teksa ishte ne krahet e tij ndjente eren e pagabueshme te nje vajze tjeter.

-       Me fale? – e pyeti teksa ajo u relaksua ne krahet e tij. Dhe nuk priti nje pergjigje por filloi te puthte qafen e saj. Ishte vertete i pangopur, por nuk e ndaloi, sepse keshtu nuk do ti duhej te ndeshte shikimin e tij, dhe ai nuk do te shihte kurre ato lote tinezare qe rrodhen nga syte e saj...

Fund (shqip)Where stories live. Discover now