11. KEVINI

1.5K 112 28
                                    

Pranoi sfiden e Kevinin e sigurte qe do te fitonte, me ate vetebesimin e verbert te dikujt qe refuzonte te degjonte trupin e saj, qe therriste ate te Kevinit. Deshironte te qeshte, sepse ajo vertete mendonte qe mund ti rezistonte. Kishte qene ajo siguria e saj prej budallaqeje qe do shenonte fundin e saj, dorezimin e saj.

Kishte perdorur pretekstin e sfides per nje takim, duke perdorur vete karakterin e saj te forte kunder saj. Ai mund te ishte shume gjera, nje rrugac, mendjemadh apo psikopat sic i drejtohej Aria, por ishte edhe nje lexues shume i mire i karakterit te femrave, nje lexues i tere atyre veprimeve te vogla qe ne syte e shumices se personave do te kalonin te pa vena re. Menyra si Aria gjithmone per nje fraksion sekond permbyste syte kur i drejtohej atij, si frynte buzen e saj te poshtme kur acarohej apo si e kafshonte lehte ate kur zihej ngushte nga sulmet e tij verbale, si luante me gishtat e saj. Pastaj ishte edhe ajo dridhma e lehte sa here ai tentonte ti afrohej, ajo psheretima kur buzet e tij takonin te sajat, nje psherretime qe i arratisej vetekontrollit te saj. Kevini ishte i sigurte qe ajo e deshironte, po aq shume sa edhe ai ate, prandaj e dinte qe do te fitonte;  qe cmimi perfundimtar i ketyre lojrave te tyre si Tomy dhe Xheri do ishte Aria, trupi i saj i brishte ne shtratin e tij, floket e saj te zinj ne jastekun e tij te bardhe, nxehtesia e trupit te saj prane trupit te tij.
Kokefortesia jote do te jete edhe fundi yt donte ta paralajmeronte por heshti

-       Si thua vazhdojme cka lame pergjysem? – ofroi Kevini.

-       A mundesh per nje cast mos te jesh nje pervers i ndrye? – sulmoi ajo.
- Kercimin Aria – u shfajesuar ai. – Kush eshte perversja tani? – iu kunderpergjigj dhe qeshi kur ajo shfryu e inatosur. Nje me zero per mua mendoi ai.

-       Megjithese edhe ato gjerat e tjera te lena pergjysem qe ti permend do me pelqenin shume. Por nuk dua te mendosh qe jam psikopat, jo tani qe pranove te dalesh ne nje takim me mua. – shpjegoi ai me sjelljen prej nje djali te mire dhe te kujdesshem, kur me shume se cdo gje deshironte ta perplaste pas murit dhe te degjonte renkimet e saj te kenaqesise, kenaqesi qe vetem ai ishte i afte tia dhuronte.
- Megjithese tani qe ti e ofrove, me pelqen ideja jote shume me shume. – vazhdoi teksa afrohej me prane Arias, Arias qe mundohej te qendornte e palevizur, te hiqej e pandikuar nga prezenca e tij. Arias, frymarrjet e se ciles u shpeshtesuan, qe instiktivisht kafshoi buzen e saj te plote.
Arias qe kete here nuk kundershtoi kur dora e tij gjeti qafen e saj per ta ledhatuar dhe buzet e tij ciken lekuren e saj te bute aty ku dora e tij kishte qene vetem pak me pare.
Psheretiu teksa buzet e tij vallezonin ne lekuren e saj te bute, dhe duart e saj imcake u zhyten ne floket e dendur te Kevinit, puthjet e se cilit u bene pak me te guximshme ashtu si edhe duart e tij qe eksploronin te etura trupin e saj.
- Hajde largohemi qe ketu. – i peshperiti Kevini, duke ndaluar puthjet e tij torturuese vetem per nje cast.
Ajo pohoi lehtesisht me koke dhe ai pa pritur qe ajo te ndryshonte mendjen e saj, ate mendje aq te pavendosur, ndonjehere te palexushme. Mendje prej bipolareje, mendoi ai.
E terhoqi serisht brenda lokalit, ku tashme te tere kercenin ne ritmet e muzikes latine. Skanoi me sy sallen per floket e verdha te oksigjenuara te Ameles por ishte e pamundur te shquaje nje fytyre te njohur mes njerezve te shumte ne feste. Ishte silueta e nje femre tjeter brune qe i terhoqi vemendjen, nje vajze e gjate me gjoksin e rrumbullaket te cilin e kishte ekspozuar per syte e tere meshkujve ate nate, me kembet e gjata te cilat fustani i saj i shkurter nuk i fshihte nga syte predatore te djemve, djem si ai.
Syte e tij nuk u ndane nga ajo, ndonese dora e tij nuk leshonte ate te Arias, te Arias qe do te ishte serisht e tija ate nate.
Kur me ne fund u gjenden serisht ne ajrin e fresket te asaj mbremjeje vere, e terhoqi ate drejt makines se tij, nje BMW e shkelqyeshme. Gerrmoi per celesin ne pantallonat e tij i paduruar per te puthur serisht Arian e tij.
Hapi deren e pasme te makines dhe pa kerkuar lejen e saj e shty brenda makines duke mbyllur deres pas vetes perpara se ti turrej serisht vajzes qe aq shume kishte deshiruar.
Puthi serisht qafen e saj, kete here egersisht i vendosur te linte aty shenja te deshires se tij, shkoi duart te floket e saj, me deshiren per ti shkaterruar ato onde te rregullta, dhe pastaj preku supet e saja duke ulur me ate levize rripat e fustanit te saj. Ai fustan i bukur ate nate ishte armiku i tij me i madh mendonte. Aria nuk kundershtonte, e vetmja pergjigje e saj ishin ato psheretima kenaqesie.
- Je e sigurte? – pyeti Kevini duke surprizuar edhe veten. Ai kurre nuk kerkonte per lejen e nje vajze.
- Vazhdo – tha ajo me zerin e dehur nga kenaqesia.
Mjaftoi ajo fjale dhe i cliruar nga zinxhiret e fundit filloi ta puthte gjithandej, duart e tij pershkronin tere trupin e saj, te papenguara nga revolta e Arias.
Duhet te ishte nje enderr mendoi Kevini. Kaq e thjeshte, ne fund te fundit ajo kishte qene nje mendjelehte si shume te tjera nisi te mendonte.
Sonte do ta kalonte me Arian, neser do te mundohej te gjurmonte ate vajzen brune me gjoksin e bukur mendonte teksa me te njejtin pasion si pak me pare vazhdonte te puthte vajzen qe ne ate cast ndodhej ne krahte e tij. Vajze duart e se ciles gjeten serisht floket e tij per ti shkulur. Nje levizje aq seksi kishte menduar gjithmone Kevini, por terheqja e saj ishte e dhimbshme, shume e dhimbshme dhe ajo nuk po ndalej.
  - Ouch – u ankua ai duke u shkeputur prej saj per tu ndeshur me shikimin plot neveri te Arias, e cila serisht si pak me pare i gjuajti fort teksa mundohej ta shtynte larg vetes.U clirua prej kraheve te tij, hapi deren e makines dhe pasi rregulloi fustanin e zhubravitur zbriti duke iu arratisur ajrit te lagesht te makines nga frymat e tyre, per ate te fresketin e nates.
- Cfare dreqin po ben? – protestoi Kevini.
- Ate qe ti ben gjithmone 'zemer' – tha ironikisht. – Coj te burimi nuk te jap uje. – dhe perpara se te perplaste deren e makines pas vetes shtoi – Xhinset e tua me duken pak si te ngushta, te parehatshme. Shpresoj te gjesh ndonje vajze per te zgjidhur kete problem.

U zhduk ne erresiren e nates. Pikerisht kur kishte qene i sigurte qe rezultati do te behej 2 me 0, ajo kishte permbysur gjithcka duke barazuar...

Fund (shqip)Where stories live. Discover now