13. NOEL

1.3K 100 11
                                    




Ndiqte e perhumbur bisedat e tyre, duke mos kuptuar asgje.
Ne fillim po flisnin per nje vajze tjeter, qe mesa duket i kishte bere dalje, pastaj Sara pyeti Marion per vellain e tij, qe sic tha ajo ishte nje rrush I vertete.
'Paske nje terhqeje per te tere vellezerit e shoqerise tende' donte ti perplaste ne fytyre ajo por heshti.
Teo fliste me zerin e larte ndonese Dajana I gjuante here pas here duke e urdheruar qe te pushonte sepse sic thoshte ajo, koka po I plaste.
- U trashem. – u ankua Teo, ate qe Noeli kishte dy ore qe mendonte.
- Une them ikim nga Folie. – propozoi aty per aty Dajana. – Na duhet nje gote pas tere ketyre pizzave.
- Po qe se ke keq ti lalo – ia ktheu Teo, dhe u cua ne kembe vrullshem, gati per te ikur pa pritur mendimin e te tjereve.
- Pse jo. – shtoi Sara dhe duke u kthyer nga Noeli vazhdoi – Do vish me ne. Nuk ka kundershtime. Mund te te jemi dukur te merzitshem deri tani, por ske pare akoma asgje.
- Hmm nuk e di vertete, ndoshta ben me mire te shkoj – tha Noeli nen ze, e pasigurte ndonese nje pjese e saj deshironte qe te shkonte me ta.
Nje party ne te cilen ndryshe nga cdo feste tjeter nuk do te detyrohej te ishte nen hijen e te vellait, bodyguardit te saj.
Ishte 18, nje maxhorene e afte te vendoste per veten e saj, prandaj pa e menduar me gjate pohoi lehte me koke.

*

- Merrni cte doni, sonte I kam te tera une – shpalli Sara duke bertitur per te mposhtur muziken e larte teksa kamarieri priste per te mbledhur porosite e tyre.
- Paske rene ne leke sot keshtu? – foli I heshturi Mario dhe pasi I shkeli syrin te dy shperthyen ne te qeshura. Nje shaka e brendshme e tyre mendoi Noeli.
- Vodka Redbull per mua – u hodh Dajana
- Edhe mua , - shtoi Teo – por jo Vodka me alkol frenash. Tamam tamam dua Greygoose me Redbull se nuk merrni vesh ndryshe ju, jo.
Sara dhe Mario porositen nje pije tjeter alkolike emrin e se ciles Noeli nuk e njihte, por kur syte e kamarierit rane mbi te edhe ajo vete porositi te njejten gje si ata. Redbull , donte te thoshte por nen presionin e atyre njerezve 'te rinj', me friken qe do ngjante si 'nje cerre'  perpara tyre iu bashkua ne ate nate te mbushur me alkol.
Gota te tjera, I bente vazhdimisht me shenje kamarierit Sara; kishte gjithmone nje gote tjeter te mbushur perplot me lengun e erret dhe aspak te shijshem perpara Noelit qe priste te zbrazej. Pas cdo gellke shija e asaj pijeje neveritese permiresohej ne menyre te cuditshme aq sa kur ishte ne goten e katert ose te peste Noeli mendonte qe kishte gjetur pijen e saj te preferuar, ate pije emrin e se ciles ende nuk e dinte. Pas cdo gllenke behej me e lire, me e guximshme teksa kercente si e cmendur nen ritmin e muzikes.

Ndjeu duart e Marios qe e terhoqen drejt vetes dhe me pas zeri I tij I larget, I mbytur nga zhurma e muzikes bucitese qe e pyeste nese po kenaqej.
- Po – bertiti Noeli dhe qeshi si nje e marre, qeshi sepse po kenaqej si nje femije, sic nuk ishte kenaqur kurre me pare ne asnje nga festat pompoze te familjes se saj, te pseudoshoqerise se saj.
- Si quhet kjo pija?  - ishte Noeli ajo qe kete here iu afrua Marios , pak me prane sec do te kishte bere ne cdo situate tjeter.
  - Bacardi Cola. – u pergjigj ai.
- Wow. Ka shuuuume Bacardi dhe pak fare Cola apo jo? – derdelliste ajo e dehur. Mario pohoi me koke dhe buzeqeshi, buzeqeshi me ate dehjen e saj te lezetshme qe e transformonte ne nje vajze qe qeshte dhe gajasej pa shkak dhe buzeqeshi sepse Sara kishte patur te drejte: Ajo ishte nje peshe e lehte.

*
Club ishte pothuajse I zbrazur kur Sara therriti kamarierin serisht, kete here per te paguar.
- Sa u suuper kenaqem apo jo? – perseriste te njejten pyetje vazhdimisht, pyetje qe nuk I drejtohej askujt ne vecanti.
- Dhe e ven ne diskutim – u hodh Dajana. – E di ca duhet tani, nje cigare andej nga korpusi, ohoho dhe fiks per gjume deri pasneser.

-       Hihi – u ngerdhesh Sara dhe iu afrua per ti peshperitur dicka ne vesh shoqes se saj, rrefim qe u nderpre nga fatura e bardhe qe kamarieri I zgjati.
Sara I hodhi nje sy dhe filloi te gerrmonte ne canten e saj firmato. Buzeqeshja e shemtuar e pak casteve me pare u shua duke u zevendesuar nga nje ngrysje e vetullave te saj.

-       Dreqin, - shau nen ze ajo.
- Cfare ke shoqe? – pyeti Teo.
- Asgje majmun. Vazhdo  gjuaj pjeshkat ti. – ia preu shkurt Sara qe duke injoruar Teon dhe Dajanen qe e shikonin tere kuriozitet iu drejtua Noelit.

-       Paskam harruar kuleten. Jam totalisht idiote. Me jep pak para borxh, premtoj do te ti kthej ne shkolle sapo te mundem. – iu lut ajo. Pa e menduar dy here, e paafte per te logjikuar me trurin e sa te paralizuar nga alkoli pranoi.
- Sa te duhen? – pyeti ajo.
- 210 mije.
Cfare? Donte te pyeste por ne vend te revoltes se saj kunder cmimeve absurde qeshi dhe I zgjati Sares parate pa u mudnuar ta fshihte aspak ate shkembim te tyre.
Shkembim qe nuk I shpetoi syve kurioze te Marios, shikimi te cilit nuk ndahej nga Noeli dhe nga dora e saj qe shtrengonte pese kartmonedhat 50mijelejkeshe. (me te vjetrat)

*

Dolen ne ajrin e fresket te mbremjes. Nuk quhej me mbremje mendoi ajo, sepse ora shenonte 4 e mengjesit. Qeshi, nuk kishte qendruar kurre me pare jashte kaq gjate. Qeshi serisht kur mendoi per sherrin qe e priste te nesermen me te emen. Qeshi edhe kur u pengua dhe perpak desh u rrezua ne pllakat e piseta te pedonales se Tiranes.
- Kujdes! – tha Mario duke e kapur perpara se fytyra e saj te perplasej me rrugen e ashper.
- oopss – renkoi ajo.
- Je tape – vuri ne dukje Mario. Pse ti je ende kaq I kthjellet ndersa une as nuk mundem te komandoj me kembet e mia donte te ankohej Noeli por ishte aq e paafte per te lidhur nje fjali sac ishte edhe ne hedhjen e hapave te saj prandaj vetem qeshi, serisht.
- Te korpusi? – perseriti Dajana propozimin e saj te meparshem.
- Pooooo. – u hodh Sara dhe sin je femije filloi te kercente ne mes te rruges. Teo iu afrua dhe e shtrengoi ne krahet e tij dhe ajo qeshi teksa mundohej ta shtynte dhe ta akuzonte qe ishte nje Kafshe e ndryre.

*

E zuri gjumi mbeshtetur ne supin e Marios teksa qendronin ulur prane njeri tjetrin te taksine e vogel. U zgjua kur taksia frenoi ne sheshin Nene  Tereza nga brohorima e Sares.

- Qejfiiii vazhdon – shpalli ajo teksa hiqte takat e saj te larta perpara se te zbriste nga taksia.

Fund (shqip)Where stories live. Discover now