15. KEVINI

1.4K 111 32
                                    

Aria, Aria qe me lojen e saj te piset mbremjen e djeshme e kishte bere te ndjehej si nje nga ata djemte pakarakter, ata palacot qe lejonin veten te nepekembeshin nga femrat. Aria qe sihte tallur me te duke e ofenduar si asgje me pare, Aria qe mbreme shkrihej ne krahet e tij tanime gjendej perballe tij ne nje nga kafet e vogla te Tiranes; fliste dhe qeshte me nje djale me pamjen e shkujdesur, luante me floket e saj teksa degjonte monologjet e djalit dhe i pergjigjej e qete, e perqendruar ne ate biseden e tyre qe Kevini deshironte pafund ta nderpriste. Ajo, ajo vajze qe nje nate me pare i dhuronte puthje, lejonte Kevinin ta prekte tanime hiqej sikur cdo moment i tyre te kishte qene i parendesishem, nje kujtim qe gjumi i nates e kishte fshire.
Asnje, asnje femer nuk guxonte te hidhte balte mi egon e tij, mendonte ai i xhindosur, Asnje femer, nuk guxonte te rendte ne krahet e nje tjetri kur trupi i saj ishte ende i ngrohte nga perqafimet dhe puthjet e tij. Asnje, edhe sikur femra ne fjale te ishte Aria.

Ishte e qete, e lirshme ne shoqerine e atij plehres, e bute madje. Vajza qe qendronte ulur aq prane tij, nuk ishte vajza e tendosur, gjithmone gati per tu hedhur ne sulm qe ai njihte. Aria qe shijonte kafen e mengjesit me ate djalin ishte ai version i saj qe ai deshironte ta vriste, per te lejuar ate vajzen e eger dhe seksi te nxirrte koken, ate vajzen qe vetem ai dinte si ta zgjonte, ate vajze qe e cmendte.
Vajza e qete, qe ne asnje cast nuk kishte hedhur syte nga tavolina ku ai qendronte ulur me Tobin, shokun e tij, ishte nje e panjohur me fytyren e djallushkes, me syte, buzet, floket e Arias se tij te eger, te vetmes ane te saj qe ai njihte.

- Ku e ke mendjen sot shoku? - i terhoqi vemendjen Tobi i cili kishte pak qe derdelliste per budalliqen e tij te zakonshme. Puna, shtepia, ndonje femer tek tuk ndonese asnjehere nuk i conte njohjet me to pertej nje kafeje nese nuk i pelqente karakteri i tyre. Kevini deshironte te qeshte sa here ai fliste per karakterin e femrave, atyre krijesave mendjeprehta dhe te liga qe pas butesise se tyre fshinin poshtersine. Femrat jane bere per tu sunduar, per tu nenshtruar mendonte Kevini por ishte lodhur se ndari kete mendim me Tobin i cili insistonte tek karakteri dhe ajo terheqja kimike idiote te ciles vazhdonte ti besonte si nje adoleshent.

- E shef ate brunen atje - dhe beri me shenje nga drejtimi i Arias - Eshte ajo e jugut. - shpjegoi Kevini.
- E mire. - ishte komenti i vetem i Tobit koment qe zgjoi ate pjesen e tij posesive. Aria duhet te ishte e mire vetem per syte e tij dhe asnje asnje tjeter pas Kevinit, nuk duhet ta shikonte me syrin e nje predatori. Asnje puthje, asnje prekje pas atyre te Kevinit nuk duhet te ishin te kenaqshme per te.

- E kam takuar nja dy here, sma var ic. - rrefeu ai.
- Mos eshte e lidhur. - komentoi Tobi, nje mendim qe per asnje cast nuk kishte pershkruar mendjen e Kevinit. E lidhur, nje vajze e lidhur nuk puthte si ajo, nje vajze e lidhur nuk pranonte te luante ne ate lojen e tyre te piset.
- Edhe cfare? Edhe une jam. - i kujtoi Kevini duke kujtuar Amelen - Cdo lidhje zgjidhet.

*

U cua per tu futur brenda lokalit te vogel pasi i buzeqeshi edhe nje here te fundit djalit fatlum qe ishte arsyeja e asaj embelsie te saj.
Pa e menduar, udhehequr nga inati i tij i verber, ai inat qe gjate tere nates kishte ushqyer duke rikujtuar ate cast te urryeshem kur ajo e kishte lene pas me nje zjarr pasioni te veshtire per tu shuar nga ndonje tjeter. E ndoqi deri ne tualetin e lokalit i vendosur per ta pritur, per ti folur ndonese nuk e dinte cfare mund ti thoshte, ne ate zone te vogel ku 2 lavamane te bardhe qendronin krah njeri tjetrit dhe ku ne reflektimin e pasqyrave shihte fytyren e tij ngjyrosur me egersi nga nervat e qe i vlonin perbrenda.
Degjonte si ajo kendonte nen ze, nje kenge ne anglisht, e qete. Asnjehere nuk ka kenduar me mua, mendonte ai. Do ta bej te kendoje ne kupe te qiellit, te pranoje me ndonje kenge tere ndjenjat e saj per mua.
Degjoi ujin e tualetit qe u shkarkua. Je nje stalker e kishte akuzuar ajo, ne ate moment ndihej vertete si nje i tille, por nuk e cante aspak koken.
E pa teksa dilte qetesisht nga tualeti i vogel me syte e permbysur, sy qe veshen ate cehren e surprizes, te horrorit kur ai si nje predator i hedhur ne sulm i doli perpara.
- Cfare dreqin Kevin? - u hakerrye ajo pasi ajo vello njohjeje ra ne syte e saj.
- Cfare dreqin ben ti me nje cope muti aty ulur ne kafe? - kerkoi te dinte ai.
Shkundi koken e zhgenjyer dhe beri drejt deres, per tu larguar serisht, per ta lene serisht vetem. Ajo nuk do te largohej me kurre prej Kevinit pa e lejuar ai vete mendonte prandaj i shtrengoi krahun duke eterhequr serisht brenda tualetit.
- Je i lajthitur apo cfare? - bertiti ajo. - Me sa mend vjen e me kerkon llogari per cfare bej?
- Asnje vajze nuk kalon nje mbreme me mua dhe te hidhet tek tjetri te nesermen. Me kuptove, asnje. - perseriti ai me zerin qe ngrihej pas cdo fjale dhe me shtrengimin ne krahun e saj qe sa vinte dhe behej me i forte.
- Me lesho o i cmendur, po me vret. - tha tere urrejtje Aria. - Une nuk kam pse te te jap shpjegime ty. Nuk jam prona jote. Ngulite ne mendjen tende boshe qe nuk mund te me zoterosh kurre. Je nje qenie e peshtire, vlera e vetme e jotja eshte pamja e bukur qe zoti te ka falur he kjo eshte per te ardhur keq. Tani me lesho. - urdheroi ajo.
E leshoi, jo sepse fjalet e saj e lenduar, por i frikesuar nga ajo deshire e pashpjegueshme qe kishte per ta zoteruar, per ti gjuajtur dhe nenshtruar Arian ne ate cast. Ate moment dobesie, ate moment kur ai luftonte me djajte e tij, ajo e perktheu si nje fitore te saj, dhe teksa largohej triumfuese tha tere peshtirosje
- Sa do doja mos te te kisha njohur kurre. I cmendur.

'Do te dashurohesh me mua Aria, do te biesh aq rende ne dashuri sa cdo rezistence e jotja do te thyhej ne mijera copeza, e pamundur per tu ngjitur serisht; ashtu sic do te thyhet edhe zemra jote ne fund nga une. Dhe kur te qash dhe te lutesh me lot ne sy e poshteruar nuk do te me dridhet syri, sepse e ke merituar, sepse e meriton per tere poshterimet qe me ke bere te jetoj' deshironte ti premtonte Kevini. Ato fjale te veshura me mllef qe ai i besonte vertete...

Fund (shqip)Where stories live. Discover now