20. ARIA

1.3K 101 9
                                    




Ate dite fluturonte nga gezimi teksa hyri ne dhomen e pasme te urgjences se spitalit te Tiranes ku prej pak ditesh kishte filluar stazhin e detyruar pas diplomimit. Lumturia e saj nuk I shpetoi as syrit te Ajsit., njeres prej shoqeve te saj me te mira.

- Cfare ka ndodhur? Pse qenke kaq ne qiellin e 7te sot? – pyeti ajo teksa vishte perparesen e saj te bardhe.
- Mora rezultatin e USMLE. 265 dhe ende nuk me besohet. – u pergjigj Aria e buzeqeshur.
- Wow, bravo. Pra Amerika eshte nje hap me prane apo jo shoqe? – tha ajo, teksa iu hodh ne qafe. Kishte qene krah saj ne vitet e gjata e te lodhshme te mjekesise, kishin studiuar bashke per provimet e tmerrshme. Ajo ishte nga te paktat qe e dinted he e kishte mbeshtetur ne synimin e saj per te prekur Ameriken, dhe USMLE ishte hapi i pare I asaj enderre, provimi super I veshtire I licensimit te mjekeve per te praktikuar ne Amerike, ne te cilin ajo kishte shkelqyer.
- Ia nisa rezultatin spitaleve ne Boston perpara se te vija. Tani pres. – I shpjegoi ajo koleges qe ashtu si ajo do te largohej, per ne GJermani sebashku me te dashurin e saj, Roelin.
- Do te me marre malli per gjysmen time.
- Iuuu keto gjysmat thuaja Roelit ti. – u hodh Aria dhe qeshi sepse e dinte shume mire se cfare nenkuptonte ajo. Gjithmone ishin tallur qe emrat e tyre ne nje fare menyre sinjifikonindy nga kater elementet . Aria per ajrin, Ajsi per akullin qe tretej dhe behej uje. I imi eshte pak me I komplikuar sepse edhe jeta ime deri tani ka qene e tille, shpjegonte ajo duke iu referuar semundjes se saj te dikurshme, depresioni me te cilin I ishte dashur te bashkejetonte per nje kohe te gjate.
Aria ishte e lumtur qe ajo ishte treguar e forte, e kishte mposhtur ate armik te heshtur qe gerryente pak nga pak trurin e saj e ushqehej me ndjenjat e Ajsit dhe ishte transformuar nga vajza e heshtur ne vajzen e mrekullueshme qe ishte sot.

*

Nata ishte gjithmone e rremujshme, me njerez qe hynin e dilnin nga urgjenca, njerez neurotike qe bertitnin me te madhe, familjare zhurmues;klithmat e tyre rrenqethese ishin nga gjerat me shperqendruese, te dehur pandjenja qe silleshin nga miqte e tyre pe rte zene nje nga shtreterit e qelbur te spitalit teksa flinin te qete, pa e ditur qe ndohedhin aty.
Shoqeroheshin nga miqte e tyre te pire, qe qeshnin duke mos respektuar aspak ambjentin ne te cilin ndodheshin. Sa e sa here deshironte ti bertiste te pushonin, te dilnin dhe te kakariseshin jashte si gjela te krekosur, sepse ne fund te fundit te pije deri ne piken qe pllakoseshe ne toke si I vdekur ishte nje turp, aspak per tu mburrur, aspak zbavitese.
Nje vajze I terhoqi vecanerisht vemendjen ate nate. Qendornte e vetme e shtrire ne njeren prej boxeve te vogla te urgjences, me serumin e zbrazur qe nje infermiere kishte harruar ta hiqte. Nuk ishte askush aty me te qe te kujtonte infermieren harraqe, te kerkonte mjekun per ta pyetur nese duhet te largohej. Ajo ishte e vetme, e braktisur aty ndoshta nga ndonje I dashur I papergjegjshem apo shoqe jo besnike.
Nuk ndali te mendonte me gjate rreth saj, ne fund te fundit kishte shume raste te tjera per te pare, njerez te tjere per te ndihmuar.
Teksa ecte drejt nje zoterie te moshuar, ulur ne nje nga stolat gati per tu thyer te urgjences, me bastunin qe nuk e leshonte nga dora, ndjeu dike qe shtrengoi krahun e saj, duke e kthyer nga vetja.
Shtangu per nje cast, e gjendur perballe personazhit kryesor te maktheve te saj, Kevinit. Por pavarsisht habise se fillimit, mblodhi veten duke i kujtuar qe ketu ishte ne ambjentin e saj, veshi ate mburojen e zakonshme qe i duhej te nxirrte sa here ndeshej me te, ate mburoje ne te cilen tere fjalet e tij perplaseshin, pa arritur kurre zemren e saj.
Ajo ishte gati, por sulmi i Kevinit nuk erdhi kurre sepse djali qe qendronte perballe saj, me syte e zgurdulluar, te paperqendruar qe dicka kerkonin me ngulm, nuk ishte djali qe ajo njihte.
- Ku eshte Noeli? - pyeti ai me zerin qe i dridhej.
- Kush? - i kishte humbur ndonje nga kukullat e veta mendoi ajo, duke kapercyer me veshtiresi ate hidhesine qe i linte ideja qe perpak edhe ajo desh kishte rene ne gracken e tij.
- Noeli, motra ime. - foli me nxitim dhe vetem pas nje casti kthjellimi, kur kuptoi qe mes tere atyre personave ishte e pamundur te mbaje mend emra shtoi - Nje vajze e re, floke te gjata, hmm deri ketu - dhe tregonte me duar afer shpatullace te tij.
- Ke sjelle motren ketu? - pyeti Aria.
- Dreqin Aria. Me gjej Noelin tim. - kembenguli ai pasi per here te pare ate mbremje dha nje shenje qe e njihte ate, qe e mbante mend, qe Aria nuk ishte vecse nje kujtim i fshire.
- Okay, qetesohu. Pse ka ardhur? - kerkoi te dinte ajo.
- Pije, keshtu me thane. VertEte qe sja kam idene - shpertheu i revoltuar. - Nje koqe me mori ne telefon me tha qe ishte ketu. Qe sdo rrinte me te. Ajo eshte vetem. - vazhdonte te fliste shpejte, sikur nje meteor po i afrohej tokes dhe atij i duhej te nxitont per te perfunduar se theni cdo mendim te tij.
- Me duket se I di ku eshte, - tha Aria duke u kujtuar per vajzen e perhumbur qe vetem pak me pare i kishte terhequr vemendjen. E shoqeroi Kevinin prane se motres dhe priti, ti pergjigjej cdo pyetjeje te tij.
- Pse dreqin serumi esht akoma ne krahun e saj?
- Infermierja do te vi te vendosi nje tjeter pas pak. - i shpjegoi Aria
- Pse nuk permendet? - pyeti pasi u mundua tr zgjonte te motren.
- Pak durim Kev... - por e nderpreu pa i lejuar qe ti shpjegonte.
- Eshte e thjeshte per ty te flasesh per durim kur rri aty si nje hu me ate bluzen e bardhe. - u hakerrye ai.
- Po mundohesha te te shpjegoja... - por serisht e nderpreu.
- Pse nuk me shpjegon pse eshte ketu? Eshte vertet alkol.
- Nuk e kam ndjekur une, - rrefeu ajo e dorezuar. - do te pyes dhe te them pas pak.

*
U rikthye tek Kevini i cili bente ecejake perpara boxit te se motres, ende ne gjume por tashme me serumin e dyte te vendosur ne stativin prane shtratit te saj. Do ti duhej ti transmetonte fjalet qe ish profesori dhe tashme kolegu i saj i kishte thene, dyshimet e tij.
- He? - pyeti i paduruar Kevini sapo pa Arian qe afrohej me ate auren e paprekshmerise qe i falte perparesja e bardhe.
- Kevin, a perdor motra jote substanca narkotike? - pyeti Aria.
- Cfare mutin thua? - bertiti ai, pa menduar per tere te tjeret qe te trembur kthyen kokat drejt tyre.
- Qetesohu, eshte serioze. - u mundua me kot ta qetesonte teksa ai me zerin e larte vazhdonte te kembengulte qe jo.
- Ajo eshte motra ime vogel Aria, eshte thjesht hera e pare qe pin ne jete dhe prandaj eshte keshtu. - e justifikonte ai.
- E di qe eshte e veshtire por edhe une po bej punen time. Ka shenja Kevin, tregues, dhe Noeli paraqiste disa prej tyre.
- Si mund te vertetohet? - kerkoi te dinte ai, tashme i dorezuar.
- Ka teste, jo te zakonshme. Eshte ne doren tuaj pastaj, dhe te saj kryesisht. Ndonje pyetje tjeter?
- Faleminderit Aria. - ishin fjalet e tij te fundit perpara se ajo te largohej per te vazhduar punen e saj.

Kur me vone iu desh te kalonte serisht para box-it te Noelit, me ne fund pak me e lire, pa Kevinin qe kishte mbeshtetur koken prane kembeve te saj dhe flinte. Flinte qetesisht si ate mengjes kur ajo ishte zgjuar krah tij, me floket e erret crregullisht te rregullta. Iu afrua, pa e ditur as vete se pse dhe kaloi doren n floket e tij te bute dhe qeshte me veten kur mendonte se ne sa mijera fjale dhe perversitete do ta perkthente ai ate veprim aq te thjeshte...

Fund (shqip)Where stories live. Discover now