33. KEVIN

1.3K 104 25
                                    

                 

Cdo cast qe kalonte prane Arias ishte I preferuari I tij se fundmi.
Madje edhe ato debatet e tyre te nxehta te cilat pavaresisht 'paqes' mes tyre nuk I kishin harruar.
Dashuronte mengjeset kur zgjohej me Arian qe flinte prane tij, mengjeset ne apartamentin e saj te vogel. Apartamentin e tyre te vogel mendonte duke rikujtuar netet e shumta qe kalonte aty se fundmi. Ai ishte mysafiri I saj I paftuar mendonte Kevini, kur cdo nate trokiste ne deren e saj.
Aria dhe apartamenti I saj I rregullt ishin arratisja e tij nga vila e madhe mbytese, nga protestat e Noelit teksa zihej me te emen, nga kujtimet e jetes se tij te dikurshme. Qeshte sa here I referohej aktiviteteve te tij te para nje muaji si te dikurshme. Kishte vetem dy muaj, dy muaj ne te cilen e tere vemendja e tij I perkiste Arias, dy muaj gjate te cileve nuk kishte fantazuar per asnje femer tjeter, madje edhe kur keto te fundit i ishin sulur si gjithmone ne ndonje party.
Nje nate nje kokekuqe e gjate I ishte afruar duke e prekur provokueshem, nje ftese e hapur per dicka me shume, por Kevini e kishte refuzuar dhe duke u larguar I vendosur nga party ne te cilin kishte qene kishte rendur per tek Aria.
Kishte trokitur fort ne deren e saj deri kur ajo, e pergjumur, serisht me nje tjeter nga ato kemishat e saj te nates femijenore, kete here me Olafin, ishte shfaqur ne anen tjeter te deres.
Nuk e njihte fjalin ne te cilin ishte transformuar, djalin qe zgjohej heret ne mengjes dhe shoqeronte Arian per ne spital ku ajo vazhdonte te kryente stazhin e saj, djalin qe refuzonte cdo ftese dhe injoronte cdo mesazh qe ish shoqet e tij I dergonin, djalin qe refuzonte ti pergjigjej Ameles me te cilen kishte kaluar sa e sa net, te cilen e kishte mbajtur krah tij aq gjate ndonese nuk ndjente asgje per te. Nuk e njihte djalin qe mendonte per te ardhmen e tij pertej mundesive qe I ofronte puna e prinderve, djalin qe deshironte te kalonte cdo cast te dites krah Arias dhe kur nuk ishin bashke nuk rreshte se menduari per te.
Kevini frikesohej nga ajo pjese e tij qe ndjente, ndjente me shume se nje deshire te zjarrte per Arian. Kevini frikesohej sepse nuk njihte me djalin ne te cilin ishte transformuar, djalin qe I trembej dites kur Aria mund ta linte pas sic kishte bere edhe me pare. Por ndryshe nga me pare, ajo tani kishte fuqine qe ta lendonte...

*

Trokiti ne deren e saj I paduruar per ta perqafuar, per ta puthur...
- Me mori malli, - rrefeu kur ajo u shfaq ne ane tjeter te deres, me tutat e gjera qe gjithmone I vishte ne shtepi dhe me floket e mbledhura rremujshem me nje laps.
- Kaq shpejte? – u tall me Kevinin me te cilin ate mengjes kishte pire nje kafe.
- 10 ore pa te pare nuk eshte shpejte. – I kujtoi ai.
- Je bere kaq romantik, sa mund te me velesh shpejt. Kujdes Kevin, I ke oret e numeruara – tha ajo teksa qeshte por fjalet e Aria e frikesuan Kevinin, duke I kujtuar qe ndoshta ata vertete I kishin oret e numeruara. Nje nate ajo I kishte rrefyer per deshiren e saj per te vazhduar studimet ne Amerike, per aplikimin e saj ende pa pergjigje.
- Ndonje e re nga Amerika? – pyeti ai Arian qe ne nje nga ato dite merrte pergjigjen per te ardhmen se saj.
- Akoma asgje. – shpjegoi ajo teksa ecte perpara tij drejt dhomes se saj te vogel.
- Ishalla nuk te vjen kurre, - tha Kevini duke deshiruar seriozisht dicka te tille.
- Mos ndill keq. – ia preu ajo teksa I hidhte nje nga ato shikimet e saj te ftohta.
- Te veje si te veje, une do te vi me ty Aria. – premtoi Kevini, qorrazi I sigurte qe ishte I gatshem ta ndiqte deri ne fund te botes. Ajo qeshte sa here ai shprehte haptasi deshiren per te shkuar pas saj. Ndonje me e bukur do te te kete rrembyer prej meje deri atehere, thoshte ajo ndonjehere me ate xhelozine e saj femijenore qe me kot mundohej ta mohonte dhe fshihte pertej sjelljes menefregiste.
- Dhe cfare do te besh ne Amerike? Do te behesh nje burre shtepiak? – tha kete here Aria.
- Do te gjej nje pune. – nderhyri ai ndonese e kuptonte ironine e fjaleve te saj. Ai ishte djali I paafte, paraziti qe mbijetonte me punen e prinderve te tij.
- Jam e sigurte qe ndonje Christian Grey amerikan do te kete nevoje per ndonje konsulent pervers si puna jote per te permiresuar veten ne artin e joshjes se femrave.

- Kam dale ne pension ne ate profesion Aria. Me poqe. – vazhdoi ai teksa kujtonte fjalet e saj, ato fjale qe zgjuan deshiren e tij per tu rritur. 'Je nje femije'
- Po, po. Tani je koke e kembe ne dashuri me mua dhe nese nje dite une largohem do te mbyllesh ne nje dhome, do shkruash historine tone, dhe nuk do te prekesh asnje tjeter me dore deri sa te vdesesh. – vazhdoi te tallej ajo. – Lija keto gjera librave te Nicholas Sparks dhe atyre romancave idiote te filmave.
Por e vetmja pjese qe ai kishte degjuar ne ate fjalim ishte 'koke e kembe ne dashuri'. A ishte kjo dashuria, ajo ndjenja e te dobetve, te cilen ai ishte betuar qe nuk do ta ndjente kurre? A ishte kjo deshire per te qene me Arian, per ta ndjere ne krahet e tij, per te lexuar mendjen e saj te bukur, per te zoteruar zemren e saj dashuri?

Jo Kevin - , I kujtonte vetes,-  Ajo do te dashurohet me ty, ajo do te gjunjezohet perpara teje. Ajo, ajo eshte femra, e dobeta ne kete lidhje apo miqesi apo cfare dreqin mund te quhet. Gjithmone ajo, Aria...

Fund (shqip)Where stories live. Discover now