38. ARIA

1.2K 100 27
                                    

Nuk ishte tingellima e nje mezashi por ajo zhurma e lehte njoftuese e email-eve ajo qe e beri te rendte per te kapur telefonin e saj, te harruar diku mbi tavolinen e saj te studimit.

Hapi email qe mbante emrin e njerit prej spitaleve ku kishte aplikuar me zemren qe per nje cast pushoi se rrahuri. Lexoi me nje fryme fjalet e shkruara ne email e thjeshte: Urime, aplikimi juaj eshte pranuar.
Cdo fjali tjeter, ku spitali ne Boston e ftonte pas nje muaji te shkonte atje per nje interviste ne te cilen do te njihej me stafin drejtues dhe do ti prezantohej struktura e spitalit.
Perfundoi se lexuari email me te rendesishem te jetes se saj, dhe me zemren qe i rrihte fort, rrahje lumturie te pamase dhe me telefonin qe vazhdonte ta shtrengonte ne doren e saj, deshironte me shume se asgje te kercente, te bertiste me tere forcen e saj. Ishte e lumtur, nje lumturi shume e madhe per ta mbajtur brenda vetes pa e ndare me te tjeret.
E lumtur sepse enderra e saj e nje jete, ajo qe e kishte shtyre te mesonte fort gjate viteve te universitetit, ishte realizuar me ne fund. Nuk ka gezim me te madh se nje enderr e realizuar mendonte teksa formonte numrin e prinderve te saj, qe gjithmone e kishin mbeshtetur dhe inkurajuar per mos te hequr dore. E dinte qe edhe ata do te lumturoheshin po aq shume sa edhe ajo, sepse enderra e tyre per ta pare te gezuar ishte realizuar sebashku me te saj.
Prinderit e saj, gjithmone krenare per Arian, e uruan mijera here permes telefonit. E ema fliste mes loteve te gezimit qe benin te pamundur qe zeri i saj te mos dridhej, i ati i peshperiste qe ajo ishte vogelushja e tij dhe meritonte tere boten dhe ky ishte vetem fillimi.
Sa do deshironte qe ne ate cast ti perqafonte fort, te strukej ne gjoksin e tyre gjithmone te ngrohte.
Mbylli telefonin duke i premtuar qe do te kalonte ti takonte te nesermen teksa e ema i premtonte qe do pergatiste nje nga ato drekat e saj te shijshme vetem per te.
I shkruajti nje mesazh Anes sepse kjo e fundit nuk i pergjigjej, dhe teksa vazhdonte te shtrengonte telefonin ne dore, e paafte per te menduar qarte, me shume se gjithcka deshironte te fliste me Kevinin. Edhe ai do ta mbeshteste ne ate menyren e tij te cuditshme, do te lumturohej per te ndonese nuk e fshihte aspak mospelqimin e tij per enderren e saj Amerikane.
Formoi numrin e tij, qe tashme e mbante mend permendesh pas tere atyre mesazheve te derguara neteve kur nuk ishin prane njeri tjetrin, por pa pritur qe zilja e pare te binte u step duke perfunduar ate telefonate.
Pas ndarjes se tyre te cuditshme pak me pare, ndryshe nga heret e tjera ai nuk ishte kujtuar per te, nuk i kishte derguar nje nga ato mesazhet e tij te embela. Nuk kishte as ndonje sms perverse prej tij, asgje.
U solle keq me te Aria, serisht. i kujtoi vetes tashme me e qete.
Kevini e cmendte, ne ate menyren e frikshme kur ajo humbiste kontrollin, ku mendja e saj nuk mund te mbante nen fre ate acarimin qe vetem ai zgjonte. E cmendte ne cdo cast edhe me shikimin e tij studiues, sikur kerkonte te lexonte cdo mendim te saj, me ate qendrimin e tij aq serioz dhe karagjoz ne te njejten kohe, me ate menyren si ecte drejt saj mendjemadh dhe i dorezuar ne te njejten kohe. E cmendte me fjalet e tij perverse ne nje cast dhe te embela ne tjetrin, me ato xhestet e vogla prej djali romantik qe ai mendonte se Aria kurre nuk i vinte re.
Ndersa ajo, ajo vazhdonte te ishte ajo Aria e ftohte, e ashper qe i perplaste ne fytyre ato te verteta qe ai nuk deshironte ti degjonte, jo prej vajzes qe aq shume po mundohej te impresiononte.
E ftonte ne festa dhe ajo refuzonte, i kerkonte te dilnin ne ndonje darke por e zene ngusht nga mania e tij per te paguar gjithmone nuk pranonte. Veprime qe ai fare thjeshte mund ti perkthente si neglizhence, si mosmirenjohje te saj ndaj tere perkushtimit te Kevinit; Kevinit qe refuzonte te shkonte ne festen per te cilen deri pak me pare i ishte lutur , per te kaluar naten me te. Kevinit qe ende i pergjumur e shoqeronte ne spital mengjeseve kur zgjohej krah saj. Kevinit qe ndonjehere trokiste ne deren e saj duke mbajtur ne dore buqetat me te thjeshta te luleve, sepse ajo ishte ankuar qe nuk kishte asgje terheqese ne nje tufe me qindra trendafila.
Kishte frike, nga ajo ndjenja e te qenurit inferiore, e te qenurit vetem nje tjeter ne listen e tij te gjate te femrave. Nese ajo rezistenca e saj e bente terheqese ne syte e Kevinit do te vazhdonte ta vishte si nje mburoje. Nje mburoje jo vetem per te mbrojtur zemren e saj te cmendur qe rrihte pak me forte krah Kevinit por edhe veten nga epiteti i nje tjeter plehre te Kevinit kur ai me ne fund te lodhej me te.
Po sikur rezistenca jote idiote te jete duke e shtyre larg teje, po sikur te jete ftohtesia jote ajo qe do ta beje te largohet duke kerkuar ngrohtesine qe meriton diku tjeter? ishte ky mendim i frikshem qe e shtyu qe ate nate te zhvishte ate armaten e vajzes se hekurt.

Jo, nuk do ta telefononte, do ta surprizonte sic ai kishte bere sa e sa here.
U cua e vendosur per tu bere e bukur, vetem per syte e tij. Veshi si asnjehere tjeter nje fustan dhe rregulloi floket e saj ne disa onde te medhaja qe i binin butesisht ne supe. Si gjithmone u kursye me tualetin, duke vendosur vetem pak rimel dhe ate buzekuqin e kuq qe ruante per raste te vecanta.
Veshi te vetmet taka qe kishte, nje pale te zeza dhe te larta qe shkonin me cdo gje.
Lajmeroi taksistin e saj te besuar dhe zbriti poshte per ta pritur. Burri i moshuar me taksine e vjeter te verdhe nuk u vonua. I dha emrin e lokalit qe ai kishte permendur pak me pare teksa i kerkonte ta shoqeronte, me shpresen qe taksisti e kishte hasur ne ndonje tabele, dhe nese jo do te sorrollatej rrugeve te Bllokut deri sa ta gjente.

*

Kishte qene me e thjeshte sec kishte menduar per te gjetur lokalin me te ri te qyetetit.
Qendronte ne hyrjen e lokalit ku nje bodyguard i kerkonte te paraqiste ftesen e saj.
- Nuk e kam. - tha sinqerisht ajo. - Por me presin brenda, Kevini nese e njihni.
- Me vjen keq, sot eshte vetem me ftesa - tha me zerin e thate njeri prej truprojave. Ndihej sikur po shkonte ne ndonje feste presidenciale ne shtepine e bardhe dhe jo ne nje tjeter lokal te Tiranes. Por as ky detaj i vogel nuk do te rrembente lumturine e saj ate nate, prandaj kete here e vendosur riformoi numrin e tij. Nuk u pergjigj, por pa u dorezuar provoi serisht dhe serisht.
Bodyguardi i kerkoi te spostohej pak me tutje, sepse sipas tij po pengonte njerezit me ftesa.
Provoi edhe njehere telefonin e Kevinit, serisht asnje pergjigje.
Kur me ne fund e lodhur se qendruari mbi takat e larta ne te ftohtin e Tiranes vendosi te largohej ishte Noeli ajo qe therriti emrin e saj.
- Ariaa. - u degjua zeri i ngjirur i asaj vajze tekanjoze dhe te paedukate. Kishte qene e sigurte qe nuk e mbante mend emrin e saj. Gjithmone ishin prezantuar kur ajo ishte shume e dehur per te qene mjaftueshem e kthjellet.
- Noel? - pyeti me dyshim Aria.
- Po, po une jam. Kerkon Kevinin apo jo? - pyeti ajo teksa qendronte ne anen tjeter te bodyguard me nje shoqen e saj me fytyren e prere te dikujt te lodhur dhe te nervozuar.
- Ne fakt po e telefonoja...
- Lereni te futet, - i tha ajo truprojes i cili me nje buzeqeshje e ftoi te futej brenda. I njejti djale qe deri pak me pare e kishte pare shtrembur, sikur ajo te ishte ndonje prostitute.
- Kevini eshte ne tualet. - tha Noeli duke qeshur shtrembur kur Aria qendronte perballe saj. - Mos me falendero zemer, kjo eshte dhurata ime per ty dhe ate hunden qe e fut aty ku nuk te perket. - vazhdoi ajo duke peshtyre urrejtje me cdo fjale - Nese nuk orientohesh dot thjesht ndiq klithmat e nje tjeter kurve si ty. - dhe u largua bashke me shoqen e saj teksa te dyja qeshnin si budallaqe.

'Klithmat e nje tjeter vajze si ty'
Rikujtonte fjalet e Noelit teksa ecte drejt shenjes se vogel te nje vajze dhe burri blu, ajo shenje qe kudo perdorej per te treguar tualetin.
Ishte nje tjeter nga ato tentativat e Noelit per te te lenduar, i thoshte vetes Aria. Por kete here ajo kishte qene e sigurte, teksa fliste nje siguri qe i kishte munguar me pare rrezatohej nga fjalet e saj.
Jo, Kevini kishte ndryshuar, ajo e kishte ndryshuar. Mendonte teksa e perhumbur vazhdonte ecte.
Nuk ka me femra te tjera, ngushellonte veten Aria. Nuk duhet te kishte me te tjera. Ajo vlente me shume se te ishte thjesht tjetra ne jeten e tij. Nuk pretendonte qe Kevini te dashurohej marrezisht me te, nuk do ta besonte nese ai do shpallte dicka te tille. As vete nuk ushqente ndjenja te tilla, e tyrja ishte vec nje lidhje e cuditshme e dy personave qe pelqenin shoqerine e njeri tjetrit, 2 personave qe pelqenin te sfidonin veten pertej kufinjve te tyre.
Kishte pranuar te ishte pjese e asaj marreveshjeje te heshtur, asaj loje te ciles vetem ata te dy ia njihnin rregullat e pashkruara. Por loja e tyre kishte vetem dy lojtare, ne asnje moment te saj nuk kishte nje personazh te trete apo te katert.
Ajo dhe Kevini, Kevini qe kishte premtuar qe nuk kishte asnje femer tjeter.
Dhe kur pa ngurruar shtyu deren e pakycur te banjos, ishte po Kevini qe thyente cdo rregull teksa qendronte fare prane fytyres se nje bjondeje me fustanin e zhubravitur dhe shalet e zbuluara.
Nje bjondeje qe renkonte nen ze teksa dora e tij prekte trupin e saj fshehur nen materialin e holle te atij fustani provokues, nje bjondeje qe me lot ne sy shtynte Kevinin ndonese i ishte dorezuar plotesisht pushtetit te tij. Dhe ishin po syte e saj qe pane Arian, sy te cilet luteshin, luteshin qe ajo te nderhynte, ta shpetonte nga kthetrat e atij predatori te pangopur.
' Une dhe ti zemer sjemi vecse viktima te se njejtes kafshe ' ishin fjalet qe me shume se cdo gje deshironte ti peshperiste.
Deshironte te terhiqte Kevinin me floket e shpupuritur prej saj, te nderhynte ne ate castin e tyre pasionant jo si nje 'mike' xheloze, por si nje femer qe deshironte te shpetonte bionden qe me syte e saj vazhdonte ti lutej per ndihme.
Por e lenduar, perplasi deren pas vetes me tere forcen e urrejtjes se saj, urrejte e zgjuar nga i njejti mashkull qe kishte filluar te fitonte respektin dhe pelqimin e saj...
I njejti djale qe arriti te shkrumbonte castin me te lumtur te jetes se saj, lumturi qe u shnderrua ne hi, djegur nga zjarri i burracakerise se tij, mashtrimeve dhe lojerave te tij te pista...

Fund (shqip)Where stories live. Discover now