Prolog

726 53 181
                                    

Flashforward

Ian's P.O.V

"Pse s'të kam thënë 'të dua'? Lana, seriozisht e ke dhe ti?"- nuk ishte hera e parë që debatonim bashkë për këtë arsye. Nuk është faji im që unë nuk jam tipi romantik e ajo është.

Kështu kam qenë dhe kur më takoi në burg, kështu kam qenë dhe kur më nxorri jashtë burgut, kështu kam qenë kur e puthja, kështu kam qenë kur kalova netë me të. Nuk ndryshoj për një grua unë.

Jam një burrë. Gruaja varet nga burri e jo burri nga gruaja. Dhe të duash dikë, për mua është gënjeshtër. Dashuria nuk ekziston. Është pjellë e imagjinatës së njeriut dhe kurrë nuk do ekzistojë për mua.

"Pse nuk tregohesh si të fejuarit normalë? Pse nuk tregohesh i kujdesshëm me mua? Po më bën të të dyshoj te gjërat më idiote Ian. Dhe po! Dashuria ekziston! Ti më bëre ta kuptoj."- makijazhi i saj ishte i shkatërruar prej lotëve të shumta.

"Fshiji lotët se po del e shëmtuar!"- i dhashë ca farsoleta dhe e ajo m'i hodhi në fytyrë.

"Këtë të shëmtuarën ti e çove në shtrat!"- më gjuajti me shuplakë. "Po! Dhe të shijova jashtë mase!"- e kapa nga beli, por ajo më goditi me bërryl.

"Je një maskara Ian. Qenkam e tërhequr pas maskarenjve mesa duket! Por ta dish që ti më do mua. Ti pa mua nuk do ishe këtu."- kishte të drejtë. Epo, tani do ta bëj të pendohet që fitoi çështjen time.

E kapa nga flokët dhe i pëshpërita në vesh: "E di pse nuk jam treguar i dashur me ty?". "Jo. Më thuaj pse!"- m'u vërsul e zemëruar.

Duke qeshur i thashë: "Nuk ishte Niku ai që vrau Suzanën.. Isha unë shpirt!". Ajo u ul në gjunjë duke qarë. Ishte e zhgënjyer prej meje. Pse më donte kaq shumë kjo grua?

"Ti më përdore kafshë!"- po më gjuajte me grushtat e saj të plotfuqishëm. Unë po i prekja flokët e saj. Dukej më e bukur, kur qante.

"Duhet të qash më shpesh. Sytë e tu dalin më të bukur mbushur me lotë."- dora ime ishte duke përkëdhelur fytyrën e saj.

Ajo ngriu për një moment. I tregova më në fund. Nuk ka më sekrete e gënjeshtra. Tani do bëhesha burri i saj perfekt.

"Ti mashtrove ligjin i paftyrë!"- më pështyu. "Vogëlushe.. Ti më lirove. Ti më ndihmove ta mashtroj ligjin. Faleminderit!"- e putha në faqe.

"Mallkuar qofsh!"- më shtyu. "Po unë jam dashuria jote Lanë.. Mirë pra! Dashuria jote e mallkuar. Më pëlqen!"- e shtyva në krevat dhe po hiqja rripin e pantallonave.

"Do të kënaqesh partnere!"- fillova ta prekja në çdo pjesë të trupit të saj. Dhe më në fund i thashë: "Të dua!".

Lana's P.O.V

"Të dua ".. Mu desh një kohë e gjatë për të analizuar këto dy fjalë të thjeshta të cilat iu deshën 2 vjet t'i thoshte.

Sikur të ishte në një rast më ndryshe, do të isha jashtë mase e gëzuar t'i dëgjoja ato dy fjalë, por tani në këto momente po më digjnin. Sikur ato fjalë kishin dalur nga goja e tij, jo për të më mbështetur, por për të më lënduar.

" lesho. "- po bëja më të mirën time që të luftoja kundër trupit tij gjigand e muskuloz. "Ti trap i ndyrë më lesho!"- vazhdoja të përpiqesha t'i largohesha.

"Oh të lutem Lana!"- tha Iani. Fytyra e tij tani në qafën time, frymëmarrja e tij e nxehtë sikur më ndihmonte të mos dridhesha nga frika, pastaj buzët e tij të cilat tani kishin nxehur tërë trupin tim duke më puthur pas veshit, pikes sime të dobët: "Të dy e dimë se ti këtë do.".

"Ti mjafton që je kriminel , tani do të bëhesh edhe rapist?"- i bërtita me gjithë forcën time.

Më vinte të qaja kur mendoja se çfarë kam bërë për të. Kam tradhtuar ligjin, një gjë që u betova se s'do e bëja kurrë, shkatërrova jetën e një njeriu të pafajshëm, shita veten dhe trupin tim, të gjitha këto për një trap.

"Uau!"- largoi kokën e tij nga qafa ime dhe ndeshi sytë tanë: "Zonja avokate po bën punën e saj, ashtu? Epo zonja avokate, ka kaluar një kohë e gjatë qëkur ky trup u bë pronë e imja, keshtu që jo, nuk po bëj krim!".

Pastaj hoqi edhe të brendshmet e tij. Po e kalonte kufirin, nëse do e bënte këtë tani, e dija se isha përfundimisht e humbur.

Mbylla sytë dhe lashë lotët të më rridhnin, sikur ai do të kishte mëshirë për to!

Po mendoja për Gjonin, birin tim dhe sa shumë e kisha lënë pas dore atë. Atij i nevojitej një nënë e fortë në krahët e tij e jo një nënë si unë, e dobët, e varur nga një mashkull dhe një nënë që thyente ligjet më të mëdha të drejtësisë.

"Jo.."- pëshpërita me një zë fare të vogël dhe pastaj pa menduar zgjata duart tek tavolina afër krevatit dhe mora vazon. Dhe ashtu pa menduar ia hodha Ianit në kokë. Ai ra përtokë pa ndjenja.

E unë? Unë vetëm vrapova jashtë dhomës pa shikuar pas. Duhej të shkoja te Gjoni, duhej ta takoja atë. Ai ndodhej në dhomën time të hotelit të Ianit.

"Nënë!"- ktheva kokën dhe pashë Gjonin teksa po vraponte drejt meje për një përqafim.

"Gjon!"- po e përqafoja dhe po e puthja pa pushim e me frikë . Me frikë se Iani mund te përmendej ose mund të vdiste.

"Eja duhet të largohemi prej këtij vendi sa më parë të jetë e mundur. Mirë djaloshi im?"- mora valixhen e rrobave. "Mirë mami!"- ia mora dorën dhe me vrap u larguam.

Ai maskara nuk mashtroi vetëm ligjin, por dhe zemrën time.

End of flashforward

A/N: Dhe një aventurë e re fillon! Jemi kaq të emocionuar për fillimin e këtij libri! Do jetë ndryshe dhe shpresoj ta pëlqeni! Ju përqafojmë të gjithëve!

Gjergj & Elda ❤️.

Mashtrim ligji (Shqip)Where stories live. Discover now