Ndonjëherë takimi me disa persona të rinj na bën të lumtur, të veçantë ndoshta edhe të zëvendësojmë me dikë të pazëvendesueshem por, ndoshta edhe të harrojmë të kaluaren. Na bëjn të besojmë në gjëra të pabesueshme, të qeshim edhe kur nuk është e nevojshme. Besimi në ata persona ndoshta është i pa imagjinuar sa që nuk mund ta shohim të vërteten me sy. Ndoshta takimi me ta është thjesht një takim që për ne ka rëndësi por për ta është një takim si me çdo person tjeter.Ata “persona të rinj” ndoshta një dit do na gënjejnë do na bëjnë të vuajmë...të zhgënjehemi me vetveten. Ndoshta ata persona janë vet të atillë por ne thjesht nuk e kemi parë atë anë të tyre.Ndoshta butësia dhe fjalët që na kan thënë na kanë bërë të mos e shohim realitetin dhe të pendohemi se pse jemi njoftuar me ata persona? “Mendo mirë se me kë shoqërohesh.. është më mire të mos flasesh me dikë se pasi të flasesh te pendohesh sepse edhe nese pendoheni është e kotë, gjërat do ndodhin dhe ju do jeni humbësi në këtë lojë.”