Starving

4.1K 254 137
                                    

Qe nga loja e fundit qe i kishin bere njeri tjetrin, mes tyre kishte rene nje lloj armepushimit. Tani dukej me shume si nje lufte e ftohte mes tyre. Po thyenin rekord, gati nje muaj pa u zene, vetem duke hedhur fjale me ironi.

Françesko ndodhej ne dhomen e vajzave sebashku me Melisen. Ai donte nga ajo diçka ate mesdite, prandaj edhe e puthte lehte ne qafe, pastaj e ledhatonte barkun e saj butesisht. Pas pak ndaloi duke e shikuar ne sy.
-A ndihesh gati zemer?

Ajo mbante syte e mbyllur duke shikuar çdo prekje dhe çdo puthje te tij. Tundi koken lehte dhe buzeqeshi.
-Me ty jam gati per gjithçka.

Buzeqeshi lehte nga pafajesia e saj. Dalengadale filluan te zhvishnin njeri tjetrin. Dhe ne momentin e tyre kulmor, kur me ne fund do te ndodhte hera e tyre e pare.... u hap dera e dhomes.

-Ah Zot.... syt e mi... syt e mi ça kan pa!!! Myllni deren hert tjera mor kaqola.

Perplasi deren e dhomes dhe shkoi te ulej ne kolltuk. Ndezi televizorin dhe ngriti lart zerin e televizorit tek nje muzike romantike.
-He a po iu pelqen? Apo keni nevoje te nderroj kengen?

Françesko shtrengoi dhembet i nervozuar. Melisa e dalloi kete gje dhe i vendosi dy duart ne fytyre.
-Hej, zemer qetesohu. Mendo sikur nuk eshte, mos e ler ate te fitoje. Jo pas asaj qe na ka bere pak kohe me perpara.

Ai buzeqeshi duke e puthur.
-Ke te drejte.
Vazhdoi edhe pak, pastaj ndaloi. -Me vjen keq. Nuk mundem. Hera jote e pare do te ndodhe me bukur se kaq. Nje here tjeter kur psikopatja te mos jete ne sfondin e saj.

Melisa u duk e zhgenjyer por nuk i tha gje. E puthi per here te fundit dhe e shikoi teksa vishej. Françesko doli nga dhoma dhe nderkohe qe i drejtohej deres i kaloi Roseles afer duke i shkulur paksa floket.
-Rose e shemtuar!

-Aiiii, pederast fillestar.

Kur ai u largua, Melisa doli nga dhoma e acaruar.
-Te lumte!

-Pse çfare bera une?

-Ti je njeri shume acarues, nuk na le te qete. Pse vazhdon akoma?

-Une te bana nder. Pse ne at mnyr do ta japesh ti heren tane te par?

-Se si e jap dhe ku e jap nuk eshte problem i yti. Por e kuptova ku qendron halli jot.
I bertiti ajo.

-Halla? Ne Angli e di se e kam, pse ka ndrru vendbanim?

-Mjaft bere idioten. Ti i ke hedhur syte Françeskos tim, po vdes nga deshira per te. Por me degjo mire. As ti as ajo Anxhela jote nuk kane per te na ndare. E kuptova çfare neperkash jeni.

Me keto fjale, ajo shkoi te mbyllej ne dhome plot nerva. Rosela qendroi edhe pak e habitur pastaj ia plasi te qeshures duke folur me vete.
-Mor... seriozisht e ka kjo? Un at pederastin?? Jan shum te çuditshem disa njerz. Hala nuk e mori vesh kjo se un e kam diken si du? Epo, me plasi mu? Te menojn ça te dojn.

Futi edhe nje karamele ne goje, teksa ulej ne kolltuk rendshem pa i interesuar asgje.
-Ma mir po shof TomiJarryn une.

****

Nga ana tjeter Françesko perplasi deren e shtepise se tij plot nerva duke i bere Drilonin me Andin te kercenin nga frika.
-Sa here qe ti perplas deren, e kuptojme se shkodrania ka gisht ne kete pune.

-Djema, do ta vras ate kokeboshe. Me prishi çastin me te mire me Melisen. Me ne fund ishim duke e bere kur ajo nderhyri.

Ata te dy vetem qeshen nen ze teksa e shikonin shokun e tyre aq te acaruar.

-Ku dreqin na perplasi fati me nje maloke si puna e asaj? Si dreqin?

U ul ne kolltuk, por u ngrit serish sikur ta digjte.
-Dale ku po shkon tani?

-Tek Krista. Dua ta heq disesi frustrimin.

-Mor po a nuk je ndare ti me te?

-Po, jam ndare. Tani kemi mbetur vetem partnere seksi. Pse si mendoni ju? Kam qendruar dy muaj duke pritur Melisen une?

Andi e shikoi me habi Drilonin, por nuk thane asgje. Me Melisen e kishin pare shume te lumtur dhe te dashuruar kohet e fundit, saqe mendonin se i qendronte besnik, por mesa duket ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron.
-Po atehere si qendrove nje jave pa i folur sat motre kur i beri Melises ate lojen. Beje si çun i ndershem.

-Sepse ato kishin genjyer. Nuk quhet tradheti ne qofte se nuk zbulohet. Prandaj isha i acaruar. Ishin duke me ndare nga ajo me nje genjeshter.

-Nuk arrij te te kuptoj vllai... ti vazhdo, shko tek Krista dhe kenaqu.

Kur ai doli jashte, Driloni pyeti shokun.
-Tani çfare do te bejme ne?

-Po therrasim Anxhelen dhe Roselen te qendrojme me ta. Me ka marre malli per te dashuren time, se Melisa eshte duke i futur disa mendime ne koke Françeskos dhe me duket ka filluar te dyshoje.

-As mua nuk me pelqen aspak Melisa. Dhe ne qe mendonim se shkodrania do te na dilte e keqja e perralles sone......

Vajzat nuk vonuan te vinin, dhe sebashku, qe te katert u ulen te shikonin nje film horror. Teksa po hanin kokoshka, Anxhela pyeti.
-Pra trapi qe kam per vella na qenka tradhetar!!

-Kam than une maj vajz se asht qelbsin ai.

-Sa do te me behet qejfi kur ta marrin vesh Melisa.

-Ah, jo maj, pse ke ndermend me i tregu aaa.

-Po, sapo te shkojme ne shtepi.

-Nuk tapo te beson. Masanej na i thame iher edhe besovi Françeskon. Kyt her ta zbulojn vet, po aq budallic sa asht ajo nuk tapo e merr vesh kurr.

-Jane bere fiks per njeri tjetrin ata te dy.

-Kam than une, po nuk me keni besu ju.

Ndersa vazhdonin te shikonin filmin ne heshtje, Anxhela qendronte nen perqafimin e Andit, ndersa Rosela me Drilonin qendronin ne dy anet e tyre. Ne momentin kur degjuan deren te hapej, Rosela e shtyu, Anxhelen tutje dhe kapi Andin ne perqafim.

-Çfare po ndodh ketu?

-Po shofim film, pse ça tu prish ty?

Ai i nguli syte Roseles, shikoi sesi ajo qendronte e shtrenguar pas Andit dhe ne fund shfryu.
-Anxhela shko ne shtepi se u be vone.

-As filmin nuk mund ta shikoj deri ne fund?

-Ke edhe tek apartamenti yt televizor. Shko tani!

Ajo u ngrit nga kolltuku pa thene asnje fjale. Veshi xhaketen e trashe ne keto dite te ftohta dhjetori dhe pastaj hapi deren te ikte.
-Prit pak, po ti a nuk do te shkosh me Anxhelen?
Pyeti ai Roselen.

-Jo, po rri edhe pak.

Ai e shikoi plot inat por nuk i tha me gje.
-Qendro edhe ti atehere Anxhela te shkosh me kete ketu.

Me keto fjale ai perplasi deren e dhomes duke e mbyllur me celes. Anxhela kishte mbetur tek dera me xhaketen akoma veshur. Diçka po bluante ne koke, e njihte mire vellain e saj dhe e kuptoi se ai veprim nuk ishte i zakonshem per te.

U afrua tek Rosela dhe e kapi nga dora.
-Eja te vemi ne shtepi!

-Pse? A nuk dona me e pa filmin aaa?

-Jo me iku qejfi.

-Maj, mos u bane xheloze si te perqafova Andin? Per Zoten nuk me duhet gja.
Qeshi ajo.

-Nuk u bera une xheloze te keqen, u be dikush tjeter.
Tha ajo me ze te ulet...

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now