Carry on my wayward son

4.1K 250 214
                                    

-Prit edhe pak t'lutem.... edhe pak... edhe pak....
Rosela puthte pa pushim nje mashkull qe i kishte kaluar te dyzetat. -Edhe nji puthje... edhe nji tjeter... prit mos se po ik boll... mu me ka marr malli per ty.

Kishte hedhur duart rreth qafes se tij dhe po e puthte si idiote tek dera e apartamentit. Françesko e shikoi me vemendje tere ate skene dhe u afrua i qete ne fytyre.
-He moj Rose, a nuk te kenaqin me moshataret e tu? Paske filluar eksperience te reja?

Rosela e shikoi me shume inat edhe kete here ate, por nuk foli.
-Ça asht ky djali??

Françesko beri nje buzeqeshje ironike dhe i drejtoi doren.
-Françesko Kapaj, ne sherbimin tuaj!

-Altin Sarreqi, po un nuk jam ne sherbimin tan veçse.

Menjehere sapo degjoi mbiemrin e largoi doren sikur po i digjte.
-Sarreqi??

-Ça ka mbiemri jem?

-Ti je... ba.. babai i saj?

-Pse a nuk ngjajm aaa?

-Em... me fal per komentin qe bera... ishte nje shaka...

-I paske pa kryp kta shakat tuja mor djal.

-Fran, apo ik ku ishe nis e na len rahat ne tash, hajt ik zhduku.
Foli me ne fund Rosela e acaruar.

Ai hyri brenda apartamentit, sepse kishte ardhur te takonte Melisen, ndersa Altini nuk ia kishte shqitur syte aspak derisa nuk e shikoi me.
-Po si e lejon at me hy ashtu ne shpin tane?

-Asht vllai i Anxheles, edhe i dashtuni i Melises.

-Ouu... paska dit me i mberthy mir vajzat.

-Po pra, idioti.

-Une po iku tash se kam me shku ne pun. Me ke ba von.

-Ma puth edhe nanen fort!

-Pa marak ta puthi une.
I buzeqeshi ai duke u larguar.

****

Ishte erresuar dhe Rosela po kthehej nga shkolla, kur ndjeu nje dore qe e preku ne sup.
-Ça ke Fran?

-Rose, me fal per ate te mengjesit sot... nuk e dija se ishte babai.

-Edhe te kishte ken dashnori ti nuk kishe pun me reagu ashtu krykertoll!

Françesko nuk e kuptoi te sharen e saj kete here. Buzeqeshi dhe picerroi syte.
-Shqip te lutem sepse nuk e kuptoj ate shkodranshen tuaj.

-Oh, çfar fatit!!! As une nuk e kuptoj vlonjatshen tuj te shpifun.

-He moj avash ti, pastaj thone se jam una qe sillem keq me ty... edhe kur dua te bej nje bisede te hajrit ti me bertet.

-Nuk jam ngusht me ba bised me ty.

-Epo mire, te ecim sebashku te pakten meqe jemi ne te njejten rruge per ne shtepi.

Ecen ne heshtje deri poshte pallateve. Ishte hera e pare qe qendronin kaq gjate me njeri tjetrin dhe nuk ngaterroheshin. Sapo Françesko ishte bere gati t'i uronte naten e mire, nje makine u ndal para kembeve te tyre.

Shikoi Roselen dhe dalloi nje lumturi ne syte e saj. Sapo shoferi doli nga makina ajo vrapoi ta perqafonte.
-Hektor, po ti ktu?

-Kot, mora vesh se ka ardh me te taku baba, thash pse mos te vij edhe une me kalu nji nat bashk.

-Mirmbrema!
E pershendeti Françesko. Hektori e pa me inat. E njihte fytyren e djalit qe kishte qene gati duke i ndare. Madje akoma nuk e kishte fshire nga celulari.

Dhe si nje njeri posesiv ndaj asaj qe ka, kapi fytyren e Roseles mes duarve duke i dhene nje puthje plot pasion. Me kete i tregoi Françeskos se kujt i perket ajo dhe qe duhej te mbante distance.
-Mjaft me skene ne mes te rrugesh fmijaça, e kuptuam sa e doni njeri tjetrin. Epo naten e mire atehere!

Françesko hyri brenda duke perplasur edhe njehere tjeter deren e apartamentit. Edhe kete here Andi me Drilonin e shikuan te habitur, por habia e tyre arriti kulmin kur ai ndezi nje cigare dhe po e pinte si nje i fiksuar.
-Mendoja se e kishe lene para dy vjetesh!

-E kam lene.

-Po ajo qe ke ne dore?

-Me lejohet edhe mua njehere ne vit...

Asnjeri nuk i foli. E dinin se vetem nje hall i madh e bente Françeskon te ndizte duhan dhe duke llogaritur perplasjen e deres, me siguri qe halli i tij qendronte serish tek Rosela.

****

Ndodheshin ne nje restorant duke ngrene darke sebashku. Rosela ishte e lumtur, kjo gje dallohej nga shkelqimi ne sy. Ate lumturi nuk ia kishte pare asnjeri qekur kishte ardhur ne Tirane.
-Jam shum e gzume si erdhe. Me kishte marr malli shum per ty.

-Po ti pse nuk vjen Shkoder?

-Ça flet mor!! Nji her ne tri jav vij. Ma shpesh nuk munem.

Ai i buzeqeshi. I pelqente qe nganjehere i jepte edhe ajo shpjegime. I pelqente sesi ajo e ulte paksa krenarine per te, ashtu si edhe ai e kishte ulur krenarine shpesh here vetem e vetem qe te pajtoheshin. Ngriti krahun dhe ia vendosi rreth qafes. U afrua dhe e puthi ne faqe duke i peshperitur ne vesh.
-Zemer... po djegem per ty. Nuk e ke idene si te andrroj perçdo nat. Sesi kam qejf me pas tan trupin tan... me te ba temen...

Fjalet e tij po e gjalleronin ate. Edhe ajo kishte qejf t'i dorezohej tashme plotesisht atij. U afrua dhe i dha nje puthje e lumtur.
-Hajde mas nji javet...

-Pse jo sonde?

-Sepse.. duhet me u pergatit... besoj se e kupton...

-Nuk ka nevoj zemer, t'i msoj une tana.

Ajo qeshi dhe e puthi serish e lumtur.
-Mas nji jave thash. Ti me ke prit 2 vjet... munesh me duru edhe nji jav besoj.

Hektori nuk e ngacmoi me. Ne fund te fundit gjithmone behej si deshironte ajo. Deshirat e Roseles ishin urdher per te gjithe, edhe per ate.
-Ty jo vetem nji jav, po tan jeten.

U ngriten nga restoranti dhe ai e shoqeroi me makine deri poshte pallatit. Qendruan edhe per disa kohe duke u puthur per t'i hequr mallin njeri tjetrit, pastaj Rosela doli e lumtur. I beri me dore derisa makina u zhduk ne terrin e nates. Nuk i ngriti syte lart te shikonte dritaren e dhomes siç bente zakonisht, sepse po t'i ngrinte do te shikonte Françeskon qe e kishte shikuar pertej perdes tere kohen.

Hyri brenda dhe shkoi te perqafonte Anxhelen.
-Kam nevoj per ty.

-Ou! Me çfare mund te jem e mire?

-Me... epo... mas nji javet Hektori don me ardh prap... edhe une kam nevoje.... ti e din... pak kshilla.

-Perdor prezervativ.
U degjua zeri i Françeskos qe nga dera e dhomes.

-Faleminers. Ta paça borxh. Ik tash na len te flasim.

-Pse i kerkon keshilla Anxheles sikur te ishe ti e virgjera ne kete mes?

-A po zhdukesh... si nji sekond nuk me len rahat.

Ai i dha nje puthje Melises, pastaj doli nga apartamenti. Sapo vajzat kishin mbetur vetem, Anxhela kapi Roselen nga dora.
-Eja te flasim ne dhome sepse ketu ka shume miza.
Nderkohe qe fliste nuk ia ndante syte Melises.

-Sa kunata te dashtuna tapo baheni ju te dyja o Zot.
U tall Rosela nderkohe qe ndiqte prapa Anxhelen.

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now