Kung fu fighting

4.6K 251 94
                                    

Perplasi deren e shtepise kur hyri brenda saqe i beri te gjithe te kthenin koken.
-Mirmama, si ia kalut?

-Po ti? Nga humbe gjithe diten e dites?

-Xhiro, bana qejf jam knaq. Nuk munenesh me e besu se kush ka ardh te apartamenti jon Anxhela.

-Kush?
U duk zeri qe gati po shperthente ne xhelozi i Françeskos.

-Zemra jeme. Riku. Sa koh kisha pa e pa. Kena shku gjithmon mir.

Ajo fliste me kaq pasion dhe dukej lumturia ne syte e saj blu. Françesko leshoi nje qeshje te sforcuar teksa i afrohej.
-E paske gjetur edhe nje leshko tjeter?

-Mor ti, mos guxo me e sha. Ai asht si shpirt, e kam si vlla!

-Pse kush ta beri vella ty? Yt ate apo jot ëmë?

-Jo po jot ëmë. A e ke pyt nojher?

Ai ishte pak i acaruar nga xhelozia dhe pak i acaruar nga fjalet e saj, keshtu qe e kishte gjetur denimin me te embel per te sa here qe fliste ashtu. E kapi nga kyçet e duarve dhe filloi ta puthte agresivisht.

-Eshte e nevojshme qe te masim kohen kete here?
U tha Andi me te qeshur.

Ajo u perpoq qe shkeputej me sa force kishte dhe nga levizjet e shumta u rrezuan mbi kolltuk, por ama Françesko nuk e kishte ndermend qe te ndahej. Po e puthte derisa te qetesohej nga acarimi qe vete ajo femer i bente.

-Keshtu do te denoshesh tani e prapa sa here qe ajo goja jote e madhe te me beje me nerva.
Sikur te mos kishte bere asgje, ai u pozicionua ndenjur ne kolltuk. Rosela mori veten pastaj u hodh ta godiste me sa fuqi kishte.
-Psikopat, idiot...

-Aman gjej ndonje ofendim tjeter se na u bene si te shtepise keto.

Ajo u mendua per pak çaste, pastaj bertiti.
-Karabush i papjekun.

Te gjithe filluan te qeshnin nga ajo fjale.
-Nga i gjen keto te shara moj te keqen?

-Ça po te duhet ty? Ti me m'lan rahat, njat gja kerkoj prej tejet.

-As ti mos fol vend e pa vend atehere edhe une te le te qete.
I dha nje te shtyre pastaj u ngrit per te shkuar ne dhomen e saj.

*****

Ishte i pari qe u ngrit ne mengjes nga gjumi dhe sapo ishte bere gati te hynte ne dush trokiti dera. Ashtu siç ishte gjysem i zhveshur dhe gjysem fjetur shkoi ta hapte.
-Nadja e mir. A munesh me ma thirr pak Roselen?

-Ti kush dreqin je?

-Jam Riku, nje shok i saji.

Sapo degjoi emrin Rik, u kujtua per ngaterresen e mbremshme.
-Eshte pika e mengjesit, eja me vone, ose mos eja fare.
Dhe me keto fjale gati gati i perplasi deren per fytyre. -Hah, shok! Ta tregoje  bukur shokun une ty.

Anxhelen e kishte zgjuar nga gjumi zilja e deres dhe doli duke ferkuar syte.
-Kush ishte Françesko?

-Askushi!

-A je idiot? Kush ishte?

-E moj, arsyeja pse u ngaterrova mbreme me Roselen. Por e largova duke i perplasur deren per fytyre.

Ajo filloi te qeshte nga sjellja dhe posesiviteti qe vellai i saj shfaqte.
-Te keqen motra ty. Po ai eshte djali i kumbares se saj. Me ka folur disa here per te.

-E çfare me intereson mua? Kur nuk ka lidhje me gjak me te, nuk do te thote asgje keshtu qe me ler rehat.

Edhe me i acaruar se ne fillim hyri ne banjo. Kujtoi marrezine qe i kishte thene para disa ditesh, kur i kishte thene se kot nuk e ke provuar me ata 'kusherinjte' e tu. Po sikur kjo tani ta bente nga inati?

Ashtu si e nisi diten, ashtu e vazhdoi. Skandal. Tek shkolla ishte gati duke u ngaterruar me nje çun qe i rrezoi kafene me qellim, ndersa sapo mberriti ne shtepi gjeti Roselen duke u rregulluar.
-Po ti? Per ku keshtu?

-Jam tu dal me Rikun sonte.

-Do dalesh per darke me te?

-Ehe.
Tha ajo e lumtur teksa vishte atletet.

Ai iu afrua prane dhe e kapi per beli. Shikonte buzet e saj te bera me shkelqyes dhe e torturonte ideja qe nje tjeter do t'ia fshinte ate teksa e puthte. Iu afrua prane buzeve dhe i foli me te lehte.
-Kujdes traditen, e ke si kusheri ate Rikun tend fort te dashur.

Ajo i dha nje buzeqeshje ironike.
-Sikur kjo tradita jon ishte diçka kot!

-Kam hallin e prinderve te tu jo per gje. Çfare do te mendonin nese vajza e tyre fle me djalin e kumbares... qe praktikisht e ka si nje kusheri.

Ajo ngushtoi edhe me teper distancen mes tyre.
-Nuk kan pse me e marr vesh prindt apo jo?

Keto fjale e bene Françeskon te mos rezistonte me por e mbeshteti per dere duke e puthur si i çmendur. Ishte ai qe ia rrembeu shkelqimin e buzekuqit, nuk do t'ia linte tjetrit.
-Te pakten ke mesuar te puthesh me mire.

Nga ana tjeter e deres, Anxhela po perpiqej ta hapte por diçka po e pengonte. U habit dhe trokiti dy here. Kur dera u hap, perpara iu shfaqen Francesko dhe Rosela. Buzet e tij me shkelqyes dhe buzet e saj te skuqura e lane te kuptonte se çfare sapo kishte ndodhur. Françesko vetem i hodhi nje shikim Anxheles, pastaj doli serish nga shtepia edhe pse sapo ishte kthyer.

-Çfare ka Françesko?

-Ku ta di une? Acarohet per kot gja dhe vjen me m'puth. Ka fillu me ma merzit. Do te zhvendosem te apartamenti i Rikut po nuk ndalovi. Pse pak vajza ka qe merret me mu? Duket sikur....
Rosela ndaloi dhe nuk guxoi te thonte ate qe po mendonte. Anxhela e kuptoi ne shprehjen e fytyres se saj qe edhe ajo kishte filluar te dyshonte qe Françesko e donte.

-Sikur çfare Rosela.

Tundi koken te largonte ate mendim idiot qe i kishte lindur ne koke ne ato momente.
-Lene krejt, ide idiote ishte ajo. Po shkoj tash se po bahem von.
I dha nje puthje ne faqe Anxheles pastaj doli.

Poshte pallatit ai po e priste.
-A vonova shum aa?

-Po.

-Uh hall i madh fort. Eee perça me thirre sonde?

-Epo... kam nevoj per nji nder.

-E dita se nji hall e ke ti. Ça don budall?

-Nja dy blloqe ma lerg asht nji restorant. Aty punon ne turnin e darkes nji vajz si me ka met fiksim. A shkojm bashk si ta bajm xheloze?

-Shiko psikopati? Sa bukur din me m'perdor kshtu eeee!

-Po pse jan shokt?

-Jo me ba demek se jan te lidhun.

-Hajt maj... Zoteeeeeen.

-Pfffff ec perpara. Vetem sonde po te shkon nata shtrenjt. Tapo marr pjaten ma te shtrenjt si asht aty.

-Mos e çaj kryt, vetem me ba at xheloze du. Se me ban interesanten jo per gja....




Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now