Body on me.

5.4K 261 160
                                    

Me siguri edhe sonte ajo do te vinte ne shtepi nga 2 e nates. Ishte penduar qe i kishte thene Anxheles te largohej, tani kishte mbetur plotesisht vetem. Ajo vinte ne mengjes vetem per t'u lare, veshur dhe nisej menjehere jashte ku e priste ai Riku.

Naten e pare e kishte zene gjumi duke e pritur dhe kur ishte zgjuar e kishte pare veten te mbuluar me nje batanije qe me siguri ia kishte hedhur ajo kur ishte kthyer. Naten e dyte shkoi ta kerkonte tek apartamenti i djemve, por sapo u afrua tek dera degjoi zera te gezuar dhe te qeshura. Nga inati ishte kthyer vetem dhe ishte futur direkt ne krevat. Ate nate nuk e kishte zene gjumi aspak dhe kishte shikuar oren kur ajo ishte kthyer.
-Orar i pershtatshem per t'u kthyer ne shtepi eshte 2 e nates?

-Tapo ia jap shpjegimet babs kur te shkoj ne Shkoder, ti mos ma çaj kryt.
Kishte qene pergjigjja e saj teksa hynte ne dhome duke kyçur deren.

Ndersa sonte, qendronte para televizorit duke shetitur stacionet pa asnje pike interesi. Shfryu tre here nga merzia, pastaj mori telefonin nga tavolina.
-Krista!! A mund te kalosh nga apartamenti im sonte?..... Ah, ne rregull, nuk ka gje. Te shkuara gjyshes.

Leshoi edhe njehere ate mjet te kote komunikimi qe nuk po i jepte asnje lloj gezimi. Mbuloi fytyren me duar dhe atehere degjoi deren teksa hapej. Ktheu koken dhe pa ate qe nuk e priste sonte.
-Mirmama!

-Ke ardhur heret! Çfare do?

-Une?? Ça du ne apartamentin tem?

-Duke marre parasysh oren ne te cilen je kthyer netet tjera...

-Riku doli me at kamarieren e lezetshme sonde, kshtu si me la vetem. Ça me ba... fat i keq.
Ajo fliste nga kuzhina ku kishte hapur frigoriferin dhe po kontrollonte per te ngrene. -A nuk te vjen marre, tan ky djal ne shtepi edhe nuk ka ba asisen me hanger???

-Une per vete kam ngrene jashte me shoke, keshtu qe nuk ke çfare te hash... dhe po me vjen shume mire ne fakt. Por me duket se jane pak makarona.... prit ta mendoj pak... jo jo, i hengra une.
Ai po tallej me te dhe me urine e saj.

Por ama Rosela ishte nje person i thjeshte dhe moskokeçares persa i perket ushqimit. Hante çfare te gjente. Dhe per fat ne frigorifer gjeti nje kastravec. Mori pak buke dhe djathe edhe i vendosi ne pjate, u ul ne tavoline dhe filloi te hante ne terezi te vet.

Françesko qe e kishte perpara pas çdo kafshimi qe ajo i jepte kastravecit i rrenqethej trupi. Si fillim sepse e urrente zhurmen qe krijohej, me pas.... epo dreqi e marrte, nje vajze po hante kastravec para tij. Po i ngacmonte mendimet perverse.

Nuk foli, duroi derisa ajo perfundoi pasi i vinte keq t'ia linte buken pergjysem. Por per fatin e tij te keq, ajo pasi mbaroi se ngreni u ngrit dhe mori nje tjeter kastravec. Kete here po e hante pa asgje dhe mbi te gjitha iu ul ne kolltuk.
-A ka noj gja te bukur me pa sonde?
Pas kesaj pyetje kafshoi edhe njehere tjeter kastravecin.

-A ka mundesi te mos hash me kastravec se e kam tmerr zhurmen.

-Me plasi mua!
Kete here ajo ia beri per inati sepse e kafshoi dy here rrallazi.

-Rosela, te kam thene 100 here mos i testo limitet e durimit tim sepse do te te dali keq pastaj.

-Une po ha per qejfin tem, ti ça ke?
Pas kesaj edhe nje kafshim tjeter.

Françesko leshoi telekomanden dhe zgjati doren t'ia merrte. Ajo filloi te luftonte duke mos ia leshuar.
-Me len more ne rahatin teme. He se po shkoj me e hanger ne dhom. Me lsho.

Ai nuk e degjoi por ia shkeputi ate nga dora duke e hedhur ne kosh.
-Ne dhome hahet kastravec tjeter.

Ajo mblodhi buzet ne shenje irritimi. U perpoq t'i ndalonte ato te gjora fjale qe do ta fusnin ne telashe, por nuk mundi.
-Nuk e vej ne dyshim se ti duhet ta kesh hanger shum her at kastravec ne dhom.

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now