Kiss you.

5.2K 245 178
                                    

-Po maj nan mir jam... pse ça ka zani jem?? Jo jo, nuk jam e merzitun. Nuk kam arsye me ken e merzitun. Hajt diten e mir, noshta tapo vij kyt fundjav me iu taku. Puthje perqafime per ty.. t'du shum!

Mbylli telefonin edhe e hodhi mbi kolltuk. E kishte genjyer mamane e saj, ajo e kishte dalluar menjehere se ishte e merzitur por kjo ia kishte mohuar. Nuk e kuptonte nga i lindte ai burim merzie, nuk e kuptonte pse e ndjente veten te keputur, pa deshire per te mesuar apo per te bere asgje tjeter. Prandaj sot nuk kishte shkuar fare ne shkolle. Qendronte perballe televizorit dhe shetiste stacionet fare pa interes. Ate monotoni ia nderpreu zilja e deres. U afrua me ngadale dhe shikoi tek syri magjik. Menjehere sapo e pa kush ishte u largua si e trembur dhe zemra filloi t'i rrihte fort.
-O Zot!!! Po sot si jam pa gjum edhe e shemtume vjen ai??

Kaloi gishtat e bere nervoze neper floke duke u perpjekur t'i rregullonte disi, pastaj veshi nje buzeqeshje ne fytyre. Me frike dhe me frymemarrje qe i shpeshtohej, ajo hapi deren.
-Hektor!!! Ti ktu??

-Rosela.... me kishte marr malli me t'pa.

Ai beri dy hapa brenda i paftuar dhe qendruan ashtu ne kembe te dy duke u shikuar ne sy.
-Si ia ke kalu?

-Qysh se jena nda kam kalu nji jet kot Rosela. Kam ndryshu, du vetem ty. Gjithmon vetem ty kam dasht.

Ajo beri nje gjysem buzeqeshje dhe u mbeshtet per mur. Me ate veprim i la atij te kuptonte se e kishte falur dhe qe po priste puthjen e tij. Hektori nuk e humbi kete çast dhe u afrua dalengadale derisa preku edhe njehere ata buze per te cilat e kishte marre malli aq shume.

Per nje moment Rosela u ndje e lumtur nga ai takim. Mbajti syte mbyllur. Ishte pikerisht ne vendin ku ishte puthur per here te pare me Françeskon, nje puthje e dhene per qellime te keqija, por aq e bukur dhe aq....

Menjehere i dha nje te shtyre Hektorit. Ai mbeti i habitur nga ai veprim.
-Ça ke??

Edhe vete Rosela dukej e tronditur. Nuk arrinte ta besonte çfare kishte zbuluar.
-Hektor.... une.... nuk te du ma.

-Ça? Po tallesh ti? Po kjo puthja?

-Po pra... ishte kjo puthja... une nuk ndjeva asisen. Nderkoh si ti po me puthje une kisha ne mendje diken tjeter.

Ai ngriti doren dhe kaloi gishterinjte i nervozuar neper floke.
-Jo ti nuk me ke harru. Asht vetem hakmarrje e jotja kjo gja. Ti me don... nuk me ke harru hala.

-Me fal, po kjo asht e verteta sado si te dhemb.

-Rosela, ktheu me mu. Mos e shkatrro gjithcka si kena pas vetem per nji tradhti. Une kam ndryshu, edhe e kam ba kyt gja vetem per ty.

-Ti ke ba shum mir si ke ndryshu per veten tane, jo per mu. Persa i perket tradhtis.... ajo asht gjaja ma e mir si me ka nodh ne jet Hektor. Se po te mos me kishe tradhtu ti, une kisha nejt tan jeten ne iluzionin e lidhjes perfekte, edhe nuk e kisha kuptu se ça asht dashnia e vertet.

Ai zgjati duart ne faqet e saj dhe u afrua te fliste prane buzeve te saj.
-Je hala e lendume prej mejet, perata i thu kta gjana... po te lutem mos.... riktheu me mu, te rikthejm dashnin si kena pas. Ti nuk e don vlonjatin, ti i ke inad ata.

Rosela i dha nje te shtyre.
-Ma thuj arsyen pse ti me don? Ça shikon te une Hektor?

Ai e shikoi per pak çaste, pastaj filloi te fliste me te lehte.
-Me pelqen mnyra jote sesi qesh, sesi ban lojna. Po e rendsishme asht pafajsia jote edhe pastertia. Ti je perfekte, personi si du me marr per gru... je gjithçka si nji mashkull munet me kerku te nji fem...

-Nuk jam ma e virgjer.
Ia nderpreu ajo fjalimin. Kjo gje e beri Hektorin te habitej.

-Je tu u tall apo jo? Si?? Kur?? E ke ba prej inadit???

-Jo Hektor, e bana se ashtu me pelqevi. Se sapo durt e tij preken trupin tem, une iu dorzova plotsisht edhe pa frig.

Ai dukej i acaruar. Shtrengoi dhembet sepse e kuptoi fare mire qe kishte nje lufte te humbur perpara.
-Çfar njeriut je ti? Une kam nejt i lidhun me ty per dy vjet edhe ti mezi denjove me m'u dorzu, nersa at nuk e ke njoft hala mir, vetem 5 muj si e njef edhe flen me te?

-Kur gjen te duhurin nuk paske nevoj me prit.

-Kur e gjete? Ti itash e kuptove se e don.
Bertiti ai i deshperuar.

Rosela dukej e qete, madje edhe e lumtur. U perhumb ne mendime dhe i ktheu pergjigje atij.
-Mesa duket zemra zgjedh para mendjes.
Citoi ajo fjalet e Françeskos.

Hektori kapi fort floket e tij, pastaj goditi me grusht murin.
-Te lumt Rosela, te paska zgjedh zemra bukur. Shofim sa po te zgjat me vlonjatin.
Ai hapi deren dhe doli i nervozuar, nuk e vuri re madje as personin ne te djathten e tij qe kishte degjuar biseden e tyre.

Françesko u ndje i lumtur. Beri nje gjysem buzeqeshje dhe hyri brenda. Sapo Rosela e pa, mbeti e shtangur. Nese deri me tani ishte e sikletshme te takohej me te, tani qe kishte zbuluar qe eshte e dashuruar me te nuk dinte si te sillej. Qendronin perballe njeri tjetrit duke u pare sy me sy. Buza e saj po dridhej nga nevoja per te folur, per t'i thene se çfare ndjente... por nuk foli. Shikimi mes tyre fliste me shume.

-Pra... zemra zgjedh para mendjes?

-Françesko un....

Nuk e la te fliste, nuk kishin pse te flisnin. Ishin thene te gjitha, ata ishin te dashuruar me njeri tjetrin, kjo gje kishte rendesi. Menjehere u afrua duke e puthur. E mbeshteti per mur, ne ate vendin e tyre te preferuar. Pershkoi krahet e saj qe nga supet deri tek majat e gishterinjve, pastaj i nderthuri ato me te tijat. Ai puthte buzet e saj plot dashuri, pastaj ulej ne qafen e saj, dhe serish ngjitej edhe njehere per te shijuar ato puthje. Mori fytyren e saj ne duar dhe ngjeshi hundet me te.
-Dua te te degjoj teksa e thua.

-Ça?

-Se me do.

Ajo buzeqeshi dhe i ngacmoi lehtesisht buzen e poshtme.
-Te du Françesko!

-Me do vetem mua? Asnjeri tjeter? Vertet nuk ka me Hektor?

-Vetem ty, asnji tjeter. Nuk ka ma Hektor
Jehoi ajo zerin e tij.

Ai u ndje i lumtur nga ajo pergjigje, pastaj filloi ta puthte serish, kur ndjeu se ajo e largoi nga vetja.
-Po Krista???

-Ajo?? Bashkepunetore shume e mire per te te bere xheloze ty.

-E disha.... a e shef?? Per Zoten ma kishte marr menja qysh ne fillim se po e ban apostafat kyt gja.
Rosela dukej e gezuar, por Françesko nuk e la te fliste me. Donte te linte trupat te flisnin kete here.

Uli duart dhe i futi poshte bluzes se saj, pastaj pak nga pak ia hoqi ate. Te njejten gje beri edhe ajo me bluzen e tij, e hoqi duke shijuar ne maksimum pamjen qe i ofronin muskujt e tendosur te tij. U afrua dhe filloi ta puthte qafen e tij duke u ulur pak nga pak ne kraharor, pastaj ne bark. Françesko e terhoqi lart i ekzaluar dhe e perplasi edhe njehere per mur duke i zberthyer xhinset.

Sapo ishte bere gati te hiqte te tijat ajo e ndaloi serish.
-Nuk ka shanse kyt her pa prezervativ.

-Mos ma bej kete te lutem, e kam inat prezervativin, pastaj te betohem se nuk gaboj me.

-Ncuq, kot e ke.

-Nuk kam asnje, sepse nuk blej kurre.

-Rri pra!

Ajo deshi te largohej, por ai nuk e lejoi. E kapi nga krahu duke e perplasur edhe njehere per mur.
-Nuk do te qendroj, sepse as ti nuk mund te me rezistosh.

Ia kapi kembet duke ia lidhur per belin e tij, pastaj e beri serish te tijen. Kete here ne ate mur ku kishin plasur per here te pare deshirat per njeri tjetrin ne ate puthje mekatare kur te dy ishin te lidhur me te tjere. Pikerisht ne ate vend ku ajo refuzonte tjetrin sepse kuptonte se donte ate. Dhe ai vend ishte ku ata per here te trete, po ia dhuronin veten njeri tjetrit. Po vulosnin dashurine e tyre.

Kur Zgjedh ZemraWhere stories live. Discover now