Isha në kulmin e nervave të mia. Ecja në rrugët e qytetit të zhurmshëm dhe asgjë nuk më interesonte. Nuk shikoja as ku shkelja, çfarë shkelja, as çfarë përshtypjeje lija te njerëzit, që kthenin kokën të më shikonin.Po turfulloja me vetvete, shikoja vetem urrejtje dhe inat. Si munden ata te me ndalonin? Kush dreqin u dukej vetja? Jo po 'Eshte vone' , 'Jo eshte nate', 'Nuk te lejoj te dalesh me adoleshente te harbuar',' Ku do rrish ti vone clubeve ' dhe budalleqe te tjera.
Mire ata qe jane te vjeter e nuk i kuptojne kohet e sotme , po vellai si dreqin u doli ne krahe.
-"Nuk ke per te dale,- me tha.- Andej ka droge, alkool dhe kushedi se c'gje tjeter. Aty do te rrish,-me urdheroi, gjoja. "
Dhe ketu leshoi nje buzeqeshje sadiste, ate buzeqeshje qe kalimtareve qe ecnin rruges u dukej nje buzeqeshje e nje te cmendure. Por asaj aq i bente, asgje nuk i interesonte. I vlonte gjaku ne vena nga urrejtja. Po urrejtja. I urrente familjaret e saj, ja kishin nxire jeten gjithmone. Asnjehere nuk e linin te dilte, te kenaqej si gjithe te tjeret. Ku dreqin i rane keta fanatike ?!
Kete here e kishin tepruar. Kur e pane qe nuk bindej e filloi te protestonte e mbyllen ne dhome. Sikur do ta ndalonte dera ate. Injorantet, harruan dritaren. Qeshi me vete kur kujtoi sesi ishte arratisur pa ze. Kishte fikur telefonin dhe endej si era ne furtune ne rruget e zhurmshme. Nxitonte per te dale me miqte e saj.
Perpara i ndaloi nje vajze e vogel me nje tullumbac te kuq ne dore. I buzeqeshi embel e megjithate kjo nuk ia ktheu, e shperfilli dhe vazhdoi rrugen. Nuk kishte nerva te merrej me nje femije tani, asnjehere nuk i kishin pelyer, sidomos kur fillonin e qanin.
-Goca, goca,- degjoi zerin e vajzes se vogel ta therriste nga pas. - Prit!
Vazhdoi te ecte sikur nuk e kishte degjuar , madje nxitoi edhe me shume hapin kur e degjoi te qante. Pikerisht cfare i duhej , nje femije qaraman. Nuk e kuptojne ata alienet e vegjel qe me te qare nuk zgjidhin gje me te, vetem e bejne qe ti urreje me shume?!
Vazhdoi te ecte perpara.
Nje hap.
Dy hapa.
Tre h...
-Dreqin!! - e mallkoi me mijera here me vete ate femije qe po i cante derrasat ne kuptimin e plote te fjales. U kthye pas dhe i ndenji perballe.
-C'dreqin ke ?-i uleriu ne fytyre.
Priste qe femija te qante me shume, t'ia fuste vrapit drejt se emes, te strukej e trembur diku aty rrotull por kurresesi nuk e priti qe ajo te fillonte te qeshte e lumtur. Fshiu syte me dockat e vogla dhe e pa serish me ato syte e saj te qeshur, me nje buzeqeshje te cuditshme ne fytyre.
-Cfare po ndodh me femijet sot??? Sapo i bertita dreqi ta haje , si ka mundesi qe ajo qesh?! Jane cmendur te gjithe!
-Sikurse prinderit e tu me vellain tend,- degjoi ate zerin e vogel brenda kokes se saj . Quajeni te cuditshme por ishin gjithmone me nje mendje me zerin e misterioz .
-E di ti goca cfare eshte jeta?- e shkeputi zeri i vajzes se vogel me syte qe ende rrezatonin lumuri, nga ai dialog-monolog me zerin ne koken e saj.
Nje cast , vetem nje cast, nje te milionten e sekondes mendoi nje pergjigje , nje pergjigje qe per te iu duk aq e gabuar, aq e peshtire dhe perkundrejt saj tha:
-Club-e, pub-e, feste, alkol, aventura...,-filloi te listonte ajo kenaqesite qe gjente ne jete e saj, duke lene jashte ndoshta te vetmen gje te rendesishme , emri i se ciles barazohet me jeten. -Te gjithe keto qe ata budallenjte qe kam ne shtepi ti ndalojne, -shtoi me ze te ulet.
YOU ARE READING
Pendimi
Short StoryNuk e dime vleren e gjerave qe kemi , derisa i humbasim ato ! ------------------------------------------------------------- Started: 28.05.2017 Finished: 28.05.207 Publikuar ne gazeten "Nacional" : 03.02.2019