Ëndrra lunare - pjesa 1

23 3 0
                                    


     Unë isha duke ndejtur me miqtë e mi më të ngushtë Adrianin, Viganin, Yllzën, Sarën, dhe Tafilin, kur papritmas një person i veshur me uniformën e NASA na thirri për të biseduar me të. Ne u afruam tek ai, dhe ai u përgjigj:

- "Unë jam Ryan O'Connor, një nga shkencëtarët e NASA. " - tha ai dhe na tregoi një kartë, për të konfirmuar se kjo nuk ishte e rreme - "Dhe unë po ju lajmëroj se kam nevojë për disa vullnetarë që do të vijnë me ne në një mision ku do ta shfrytëzojmë anijen kozmike Apollo dhe do shkojmë në hënë. A jeni të interesuar? " - vazhdoi ai.

- "Pse ne? " - pyeti Yllza.

- "Shshsh ... Kjo mundësi nuk duhet të refuzohet. " - Ia mbylla gojën Yllzës me dorën time - "Unë jam i interesuar. " - iu drejtova shkencëtarit.

- "Unë e di se kjo ju duket e pabesueshme për ju. Problemi është se neve nuk na ka mbetur shumë nga stafi i eksploruesve, kjo është arsyeja pse ne ju pyetëm pikërisht juve." - tha Ryan O'Connor.

- "Shumë mirë. Ne kur do të shkojmë atje? " - Unë pyeta.

- "Ju duhet të kryeni disa ushtrime për një javë, dhe kur ju do të jeni gati për të udhëtuar në hapësirë, atëherë ne do të shkojmë. " - tha Ryan O'Connor - "eja dhe merri edhe miqtë e tu. " - vazhdoi ai.

- "Ushtrimet fillojnë sot? " - Vigani pyeti me kureshtje.

- "Po. Ejani me mua. " - tha Ryan O'Connor.

***

Unë dhe miqtë e mi morëm pjesë në ato klasa stërvitje, dita e parë ishte e vështirë.

Edhe ditë të tjera ishte e vështirë paksa. Ne kishim ndjenjë marramendje gjithë kohës.

***

Dita e fundit e ushtrimit, dhe kjo dukej e lehtë këtë herë. Ne mund të qëndrojmë të gjithë këtë presion, edhe kur graviteti mungon. Poashtu bëmë edhe ca ushtrime për t'u përgatitur në udhëtime me shpejtësi të lartë dhe çdo gjë tjetër. Ne jemi të përgatitur maksimalisht.

***

Pastaj ishte koha për të shkuar në vendin e anijeve kozmike të NASA-s. Anija ishte gati, gjithçka tjetër gati dhe ne ishim të përgatitur. Stafi besonte se ne do të qëndrojmë vetëm një ditë atje, ose dy nëse diçka shkon keq. Por, një hap ishte i mjaftueshëm për të eksploruar hënën, pse jo. Vetëm një hap ashtu siç Neil Armstrong e kishte bërë më përpara. Hëna është e zbrazët, pa ujë, pa gravitet, nuk ka ajër, vetëm rërë dhe kodra, çfarë tjetër kemi për të parë atje sidoqoftë?

***

Ne hymë brenda anijes, dhe Ryan erdhi me ne. Unë i morra gjërat e mia personale me vete, ata ishin në çantën time.

Ndjenja ishte sikur ne ishim në një film të Star Trek, me disa ndryshime, sepse në rastin tonë ne nuk shkonim diku interesant, por ishim duke u nisur për në Hënë. Ne as nuk ishim të përfshirë në luftë para se të gjithash, ashtu si te filmat Star Wars.

Anija nuk ka filluar akoma. Vigani ishte tepër kureshtar dhe sillej rreth e rrotull duke i prekur butonat e ndryshme.

- "Mos prekni asgjë!" - tha piloti me panik.

- "Më fal." - tha Vigani dhe uli kokën.

- "Kur jemi duke filluar?" - Adriani pyeti, i cili nuk kishte aspak durim dhe mezi priste që anija të fillojë.

- "Së shpejti." - tha piloti derisa i rregullonte parametrat dhe vendosej në pozicion.

Anija kozmike ishte gati për të filluar tashmë.

- "Uluni në karriget tuaja dhe të shtrëngoni rripat tuaj të sigurisë. Anija do të niset të fluturon tani. " - tha piloti.

Anija u lëshua lart në qiell, të gjithë njerëzit nga jashtë e shikonin anijen teksa fluturonte dhe krijoi një mjegull. Ky ishte një moment i veçantë historik, ndërsa për ne eksploruesit një mundësi që kurrë nuk besoja se do ta marr ndonjëherë.

- "Un nuk mund ta besoj se kjo po ndodh! Ne jemi në një anije kozmike?" - tha Tafili që sapo doli nga faza e shokut.

- "Mesa duket, po. Tani sa u kthjelle nga emocionet?" - i thash me shaka.

- "Kur do të arrijmë?" - Adriani pyeti, sikur nuk mund të durojë edhe pak.

- "Së shpejti. Hëna është afër Tokës." - tha piloti.

Dhe anija kozmike udhëtonte ...

***

- "Ne jemi duke u ulur mbi sipërfaqen e Hënës së shpejti! " - tha piloti.

- "Më në fund!" - tha Adriani dhe filloi të nxjerr rrypin.

- "Unë jam shumë e emocionuar!" - përshpëriti Sara tek unë.

Dhe më në fund ne u ulëm mbi Hënë.

Si ishim duke i veshur kostumet e hapësirës, piloti na tha:

- "Ekipë, gjithmonë qëndroni së bashku. Kur ne të gjithë të dalim jashtë, sigurohuni që kostumet tuaja hapsinore funksionojnë mirë. Nuk ka oksigjen atje jashtë. Kur do të kthehemi, gjithë anëtarët e ekuipazhit duhet të jetë këtu, askush të mos mungojë. Kujdesuni për rreziqet, edhe pse ju besoni se nuk ka rrezik atje. Kush e di, një mikro meteorit mund tju godas, dhe ajo vret keq." - tha ai.

- "Në fund të fundit, shpresojmë të arrijmë gjallë e shëndosh." - tha Ryan O'Connor.

- "Ryan do të jetë udhëzues. Ai është anëtari më i vjetër ekuipazhit." - tha piloti.

Të përgatitur me të gjitha gjërat, të gjithë dolëm jashtë ...

Ëndrra lunareWhere stories live. Discover now