Ëndrra lunare - pjesa 2

19 2 0
                                    


Jashtë anijes, e bëra hapin tim të parë në Hënë. Unë u ndjeva sikur të isha i dyti Neil Armstrong.

Miqtë e mi ishin duke më fotografuar mua, dhe poashtu fotografonin njëri-tjetrin. Ishte një moment emocionues për ne, deri në momentin kur...

- "Ku është çanta ime?" - Unë pyeta dhe kërkoja gjithandej.

Çanta ime me gjërat e mia nuk ishte tek unë. Atë e marr kudo me veten time, sepse ajo kishte disa gjëra personale të cilat më duhen, dhe kësaj rradhe nuk e kisha me vete.

- "Ti mund ta kesh harruar atë brenda." - tha Sara.

- "Një anëtar i ekuipazhit mungon poashtu. Ne të gjithë jemi 8 anëtarë, dhe këtu janë të pranishëm vetëm 7." - tha Ryan pasi i numëroi anëtarët e ekuipazhit.

Shikova përreth dhe e vërejta:

- "Tafili! Ai nuk është këtu!"

Ai është duke bërë diçka fshehurazi uff. Unë vrapova deri te anija, dhe hyra brenda.

Vetëm sa hyra, e pashë Tafilin duke e pirë një Blunt (hashash). Ai e ka marrë një nga çanta ime, sigurisht.

Kjo çka e pinte ai nuk është një drogë apo narkotik, unë vetëm e përdor atë rrallë herë kryesisht për shkak të efekteve të saj. Ajo heq mendimet e pista, zvogëlon adrenalinën seksuale, sjell mendimet shkencore në vend të mendimeve të pista, dhe efektet anësore negative janë humbja e kujtesës për kohë të shkurtër dhe ul shtypjen e gjakut. Gjithashtu kjo është një lloj tjetër i drogës së hashashit, është krejtësisht e natyrshme, dhe nuk shkakton varësi, përveç nëse merr mbidozë. Unë kam problem me mendimet e pista, kjo është arsyeja pse unë e mora me vete këtë gjë. Mund të jetë i dobishëm për mendimet shkencore dhe njohuritë e ndryshme, por tani shih e paramendo kush ka konsumuar një! Tafili, një tjetër i cili ka mendje perverse vetë!

Lajme të mira, unë nuk do të kem nevojë të pi Blunt aspak, për shkak se 'provokuesi' nuk do të jetë provokues nga tani. Unë nuk mund të imagjinoj se si do të jetë sjellja e tij e "vetes tjetër ".

Më në fund i gjithë ekuipazhi u mblodh bashkë, dhe tani të gjithë ne ishim jashtë.

Siç ishim duke ecur, vërejta se Tafili ecte sikur ai nuk mban mend asgjë.

- "Çfarë ka ndodhur? E gjete çantën?" - Sara më pyeti.

- "E gjeta çantën time." - i'u përgjigja dhe i'a tregova çantën.

- "Mirë." - Sara u përgjigj dhe vazhdoi rrugën.

Iu drejtova Tafilit.

- "A e di se kush jam unë?" - unë e pyeta.

- "Kush je ti?" - ai pyeti dhe më shihte i hamendur.

- "A nuk më njeh aspak?" - pyeta përsëri.

- "Ti je... Nuk më kujtohet." - tha ai dhe e vendosi dorën te koka duke u menduar.

- "E ke thith një cigare hashashi o njeri! Sigurisht, për atë ti nuk mund të kujtosh asgjë." - i thash.

- "Oh po! Mu kujtove. Ti je miku im. Dhe ne jemi këtu për të eksploruar Hënën." - tha ai.

- "Dhe çfarë dini rreth Hënës?" - e pyeta, dhe qesha heshtur.

- "Hëna është satelit natyror i Tokës, ajo është 384,400 kilometra larg, dhe hëna......." - ai po fliste disa gjëra shkencore, dhe unë nuk mundesha të përqëndrohem në atë që ai fliste sepse unë fillova të qesh me zë të lartë, dhe unë mezi e dëgjoja atë. Unë kurrë nuk kam parë dhe dëgjuar Tafilin të sillet kështu më përpara ... 😂

Ëndrra lunareTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang