Siç ishim duke shkuar më thellë në këtë vend nëntokësor, e gjetëm veten në një sallë gjigande. Ndoshta një dhomë balloje? Kush e di.
Ne vazhduam më tej, e gjetëm një tjetër sallë, më e vogël se ajo e përparshme. Drejt përpara, ne pamë një dritë!
- "A do të dalim nga ky vend?" - Adriani pyeti dhe shikonte drejt një vendi që mesa duket ishte dalja.
- "Duket sikur po." - tha Ryan O'Connor dhe vazhdoi të ecte.
Ne dolëm jashtë.
Papritmas një hije u shfaq, ajo po vinte afër ngadalë. Ishte...
Jashtëtokësor?! Mos u frikëso... Nuk është aq afër nesh. Uau! Kjo ishte një jashtëtokësore femër, dhe ajo dukej si njerëzit e Tokës, flokë të zeza, por lëkurë të çelët gri dhe sy të kaltër karakteristike. Kjo ishte një femër, sepse e vura re nga trupi i saj sexy, bythët e mëdha. Ohaa! Kur është fjala për trupin sexy ...
- "O Tafil! A e sheh atë femër jashtëtokësore atje? Çfarë mendon për të? " - e thirra Tafilin dhe i tregova atij se ku ishte jashtëtokësorja.
- "Një jashtëtokësor! Interesante. Kjo është një dëshmi se qenie inteligjente si njerëzit jetojnë këtu në këtë vend. Jashtëtokësori duket si ne njerëzit, vetëm se lëkura e tyre është gri e çelët." - tha Tafili dhe ai e ktheu kokën tek unë.
- "A nuk është ajo e bukur?" - e pyeta atë.
- "E bukur? E pra ajo duket si njeri, ska ndonjë gjë interesante aty." - tha Tafili dhe prap u kthye kah unë.
- "Ajo është sexy, shumë e nxehtë or vëlla! A nuk e sheh? Bythët e mëdha, trupi i saj të josh." - i thash duke u munduar t'ja drejtoj shikimin tek ajo që të shoh reagimin e tij.
- "Çfarë do të thuash me fjalën sexy? Çfarë është kjo? Dhe pse të merrem me prapanicën e saj të madhe, të gjithë kanë faqet e prapanicës që mbulojnë vrimën e anusit." - tha Tafili.
- "Nuk të duket tërheqëse aspak?" - pyeta dhe qesha.
- "Tërheqëse? Mjaft me këto pyetje pakuptim! Qëllimi është se gjetëm një alien, e ti çka thua?" - tha Tafili i hamendur nga pyetjet.
Edhe të tjerët e dëgjuan dialogun. Ne shpërthyem në të qeshura, dhe Tafil ishte duke na shikuar si i hutuar.
- "Nuk mund të ndalem duke qeshur!" - thash unë duke qeshur. 😂😂😂
E qeshura ime ishte duke u bërë jehonë (eho) dhe papritmas -
U zgjova!
E gjithë kjo ishte vetëm një ëndërr. Ah sikur...
CZYTASZ
Ëndrra lunare
Krótkie OpowiadaniaNjë tregim i shkurtër i 6 miqve të cilët e fitojnë të vetmen mundësi në jetë që të jenë një pjesë e ekuipazhit të eksploruesve të NASA-s, të cilët do ta vizitojnë të vetmin satelit natyror të Tokës - Hënën. Ata besonin se do të qëndrojnë atje për nj...