FASADË

81 23 19
                                    

Me lot ujit buzët e mia.
Mbi faqe lotët rrjedhin vija.
U bë kaq kohë...
Kaloi shumë kohë...
Mbaj zgjuar natën me mendime.
Natën shëtis unë veten time.
Kaloi shumë kohë...
Oh,sa shumë kohë...
Unë hipokritin nuk e dua,
por hipokriti fle në mua.
Dhe për sa kohë...
S'di për sa kohë...
Nuk zgjodha unë ta fsheh t'vërtetën.
Ti mos gjyko, se s'ma njeh jetën.
Më lër pak kohë...
Më duhet kohë...
Sa shumë do doja të guxoja.
Vetveten botës t'ia tregoja.
Por s'mundem dot...
Nuk mundem dot...
Ndaj zgjedh pergjysmë ta jetoj jetën.
Që jam i lumtur,ta mashtroj veten.
Më lodh kjo kohë...
Më veten s'njoh...
Buzëqeshja hollë se ngroh një zemër.
Në të kur dimër sjell një emër.
Zemra ka ftohtë...
Nuk ngrohet dot...
Dhe e kaluara e hidhur,
lumturinë ma bën të shtirur.
Fasada vret...
Sa shumë që tret...
Edhe sa kohë do e shes jetën?
Sa kohë akoma do burgos veten?
Edhe sa kohë...
Edhe sa kohë...

Fatbardh Lazaj
All rights reserved

Hai finito le parti pubblicate.

⏰ Ultimo aggiornamento: Aug 13, 2017 ⏰

Aggiungi questa storia alla tua Biblioteca per ricevere una notifica quando verrà pubblicata la prossima parte!

FASADËDove le storie prendono vita. Scoprilo ora