... njerëzit kanë me t'vra,
po, aty ku s'e pret,
kanë me t'vu n'kryq ,
ti venju nji shkamb sipër,
e mos e kthe kryet...
Do takosh të bezdisshmit,
ato janë si çorapet,
gjithmonë nji tepër,
vazhdo përpara, ec...
Do takosh skilet, ah shumë,
nuk ka sirtar që i nxen,
ik me vrap zemër.
Kërko njerëzit e mirë,
ato që t'hapin derën e t'japin bukë,
që t'falin shpatullën e t'puthin ballin,
ato që ta bajnë gjumin e amël,
ato që t'bajnë me qeshë gjithmonë,
ato që t'thojnë sa e forte je,
edhe kur bota ka me t'rrëzu...
Ato që e kanë zemrën ujë t'pishëm,
ke me i njoftë shpirt,
ato piji me fund...Amanet!